LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Koncesioni korruptiv i qeverisë”/ Reagon Ministria e Financave

16 Korrik 2019, 12:08, Aktualitet CNA
“Koncesioni korruptiv i qeverisë”/ Reagon Ministria e Financave

Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me një lajm që qarkulloi një ditë më parë në media, për një kontratë koncesionare të ?Shërbimit të kontrollit ligjor të instrumeteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm?.

Denoncimi u bë nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, sipas të cilit qeveria ka dhënë me koncesion PPP kontrollin e pompave të naftës një subjekti privat, duke bërë që subjekti në fjalë të përfitojë minimalisht 100 milionë euro nëse tarifat e kontrollit do jenë të njëjta.

Por, Ministria e Financave sqaron se ?koncensionari do të aplikojë të njejtën tarifë që është e aplikueshme aktualisht në përputhje me legjislacionin për Metrologjinë dhe që edhe në të ardhmen nuk do të ketë asnjë kosto shtesë gjatë gjithë periudhës së koncensionit. Pra, nuk do të ketë rritje çmimi.?.

Më tej, në deklaratë thuhet se draftkontrata përmban dispozita të cilat përveç elementëve të tjerë të domosdoshëm për normimin e ofrimit të shërbimit, përcaktojnë edhe rregulla në funksion të ruajtjes të standardeve të cilësisë së kontrollit si dhe të ritjes së masave mbrojtëse në interes të konsumatorit.

Po sipas Ministrisë së Financave, drafkontrata sanksionon zbatimin me rigorozitet të legjislacionit fiskal duke sjellë eliminimin e informalitetit dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

?Referuar dispozitave të draftkontratës, MFE në rolin e autoritetit kontraktues rezervon të drejtën për prishjen e menjëhershme dhe pa pasoja të kontratës në rast të konstatimit të shkeljeve nga koncesionari gjatë kryerjes së shërbimit.

Kjo përbën një instrument të rëndësishëm ligjor i cili i jep mundësinë MFE që në rast mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale nga koncensionari, të evidentuar nga misionet e kontrollit dhe monitorimit të vazhdueshëm dhe permanent për një periudhë kohore në çdo rast jo më të gjatë se 12 mujore, i jep të drejtën MFE për anulimin dhe zgjidhjen e menjëhershme pa pasoja të kontratës.?-thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Financave:

Në interes të informimit sa më transparent të publikut sqarojmë:

Pra draftkontrata përmban dispozita të cilat përveç elementëve të tjerë të domosdoshëm për normimin e ofrimit të shërbimit, përcaktojnë edhe rregulla në funksion të ruajtjes të standardeve të cilësisë së kontrollit si dhe të ritjes së masave mbrojtëse në interes të konsumatorit.

Kjo përbën një instrument të rëndësishëm ligjor i cili i jep mundësinë MFE që në rast mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale nga koncensionari, të evidentuar nga misionet e kontrollit dhe monitorimit të vazhdueshëm dhe permanent për një periudhë kohore në çdo rast jo më të gjatë se 12 mujore, i jep të drejtën MFE për anulimin dhe zgjidhjen e menjëhershme pa pasoja të kontratës./ CNA.al

Dokumenti-Konçesionet PPP/ Zbulohet një tjetër aferë korruptive e qeverisë

Lajmet e fundit nga