LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilli Shtetëror i Cilësisë u heq licensat tre universiteteve publike

16 Korrik 2019, 18:39, Aktualitet CNA
Këshilli Shtetëror i Cilësisë u heq licensat tre

Sipas këtij vendimi, këto universitete nuk mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik, ndërsa vazhdon mësimi për studentët që tashmë janë në vitin e dytë dhe të tretë të studimeve….

Në Kosovë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë, tërhoqi akreditimin për tri universitete publike, duke nxitur reagimin e këtyre institucioneve, por edhe qeverisë së Kosovës, që paralajmëroi veprime kundërshtuese.

Këshilli i Cilësisë, që vepron në kuadër të Agjencisë së Akreditimit vendosi që në bazë të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, t?u tërhiqet akreditimi për vitin akademik 2019/2020, Universiteteve Publike; ?Ukshin Hoti? në Prizren, ?Isa Boletini? në Mitrovicë dhe ?Haxhi Zeka? në Pejë.

Universitetet e përfshira në këtë vendim paralajmëruan ankesa duke e cilësuar atë të papranueshëm.

Ndaj vendimit të Këshillit të Cilësisë, reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke cilësuar të padrejtë.

?Nuk e pranoj faktin që dikush i jep vetes të drejtë që maturantët e familjeve të varfra dhe mesatare që nuk i kanë kushtet prindërit e tyre t?i sjellin për të studiuar në Prishtinë sepse rritet e trefishohet kostoja e studimeve, t?i lëmë në rrugë. Nëse dikush ka kujtuar se guxon të bëjë një gjë të tillë ka gabuar në emër të çfarëdo funksioni?, tha kryeministri Haradinaj.

Por, Xhavit Rexhaj, nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se reagimet e tilla janë ndërhyrje në pavarësinë Këshillit.

?Qeveria, ministria, universitetet e kolegjet nuk bën ta vlerësojnë punën e Agjencisë së Akreditimit e të Këshillit Shtetëror të Cilësisë sepse nuk është punë e tyre. Në një mënyrë a tjetër, secili prej tyre janë pjesë e procesit të vlerësimit, dhe çdo ndërhyrje është ndërhyrje në parimin kryesor: pavarësi e plotë në procesin e akreditimit?, shkruan zoti Rexhaj.

Kryeministri Haradinaj tha është i vetëdijshëm që do të kritikohet për këtë qëndrim por, nuk mund të lejoj lënien e të rinjve jashtë universiteteve.

?Kushdo që e ka bërë këtë, gabim është dhe në Kosovë nuk punohet kështu, nuk jemi krejt mercenarë në këtë vend, na dhemb pak çka ndodhë në këtë vend e nuk guxojmë t?i tolerojmë këto gjëra. E dimë pastaj se do të na kritikojnë se është institucion i pavarur, cilësia e të tilla gjëra por po i shohim çfarë mafia janë, nëpër plot këto institucione të pavarura që i ka vendi e që nuk po interesohen për fëmijët e këtij vendi?, tha ai.

Organizata për rritje të cilësisë në arsim, ORCA, e cila vëzhgon edhe punën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, mbështet vendimet e këtij këshilli.

?ORCA është organizatë që ka monitoruar tash e një vjet në mënyrë konstante Këshillin Shtetëror të Cilësisë, në të gjitha mbledhjet që ne kemi marrë pjesë e që janë të gjitha mbledhjet që ka mbajtur nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë e ku janë marrë vendime për akreditime, programe dhe institucione, ne nuk kemi vërejt asnjëherë diçka që do të mund të konsiderohej si dalje prej kompetencave ligjore ose shkelje e ndonjë ligji në fuqi ose ndonjë rregullative tjetër në fuqi?, tha Rron Gjinovci nga kjo organizatë.

Në një bisedë për Zërin e Amerikës, zoti Gjinovci, tha se ndërhyrjet e jashtme në punën e këtij këshilli janë shqetësuese dhe mund të kenë pasoja të rënda.

?Është për t?u shqetësuar jashtëzakonisht shumë kur sheh reagimin e ministrit dhe të kryeministrit sepse këta të dy duke qenë shumë të vetëdijshëm për pasojat që i ka pasur Kosova herën e kaluar kur ata të dy kanë ndërhyrë, prapë po ndërhyjnë edhe po e rrezikojnë Kosovën në procesin e të qenit anëtarë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë përmes asociacionit ENQA (Shoqata Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë) ku Kosova është nën vëzhgim. Në shtator pritet të merret vendimi për këtë punë dhe arsyeja pse ne jemi degraduar nga anëtar në anëtar nën vëzhgim, është pikërisht mungesa e pavarësisë institucionale, ndërkaq kjo lloj ndërhyje e re sot mund të shkaktojë përjashtim të tërësishëm nga ENQA që do të thotë zhvleftësim të diplomave dhe probleme të reja për studentët?, thotë ai.

Ai hedh dyshime se këto ndërhyrje po bëhen për shkak të interesave të grupeve të caktuara politike.

?Unë dyshoj që politikanët tanë, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin kanë lidhje të caktuara me kolegjet private prandaj nuk mendoj që zhurma e tyre ka të bëjë shumë me universitetet publike por është pikërisht për ta shkatërruar Agjencinë, ta përjashtojnë nga ENQA dhe pasi që kjo të ndodhë atëherë më nuk do të ketë kontrolle edhe çdo kush mund të hap universitete e kësisoj do të regjistrohen pafund studentë në institucione që nuk kanë kurrfarë cilësie, pronarët e atyre institucioneve përfitojnë milionat, i ndajnë ato me politikanët dhe kështu ata i financojnë zgjedhjet e ardhshme?, thotë ai.

Kjo organizatë në bashkëpunim me organizata të tjera të shoqërisë civile paralajmërojnë protestë në mbrojtje të pavarësisë së Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Lajmet e fundit nga