LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E pranon Nard Ndoka/ Opozita ka përdorur Prokurorinë për dosjet e përgjimeve

16 Korrik 2019, 17:12, Aktualitet CNA
E pranon Nard Ndoka/ Opozita ka përdorur Prokurorinë për dosjet e

Kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë ka folur për  përgjimet e dosjeve ?339? dhe ?184?, ku pohoi se opozita ka burime brenda Prokurorisë

Më tej ai bëri me dije se se së shpejti do të ketë përgjime të reja që do të publikohen, pjesë e të cilave sipas tij do të jetë kryeministri Rama dhe njerëz pranë tij.

?Opozita është institucionale dhe ka informacionet e veta. I ka pasur edhe më përpara. Basha i ka bërë publike muaj përpara për dosjet të cilat rrinin në Prokurori nuk hetoheshin, bllokoheshin. U ka përmendur edhe numrat?.

I pyetur se a është normale që një parti politike të ketë indikacione të brendshme në Prokurori, Nard Ndoka u përgjigj:

?Kur nuk funksionon sistemi, patjetër që po. Ka edhe prokurorë të përgjegjshëm, që e kuptojnë që një dosje është bllokuar. Siç ishte rasti konkrete.

Bashkëpunojnë për hir të realitetit dhe drejtësisë. Për ta zhbllokuar atë situatë edhe nga trysnia që kanë nga drejtuesit, apo bllokazhet nga politika?- tha Ndoka në “Top Talk” në Top Channel./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga