LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i Berishës/ Reagon ashpër IKMT: Tritoli nuk mbahet si çantë dore

16 Korrik 2019, 18:41, Aktualitet CNA
Denoncimi i Berishës/ Reagon ashpër IKMT: Tritoli nuk mbahet si

Ish kryeministri Sali Berisha publikoi më herët denoncimin e një qytetari i cili shkruante se mbrëmë punonjës të IKMT kanë shkuar për të shembur banesat e Unazës së Re, por kanë harruar tritolin në makinë, i cili më pas u ka shpërthyer.

Lidhur mbi këto deklarata ka reaguar menjëherë edhe IKMT  e cila përmes një postimi në fazen zyrtare kritikon ashpër ish kryeministrin Berisha.

Reagimi i plotë

Po reagojme vetem ne respekt te moshes suaj, me trishtimin e thelle qe ka persona anonime ne kete vend qe guxojne dhe bejne shaka (nuk perdorim dot fjalen ?tallen?) me njerez te moshuar si Ju. E dime qe nuk ju duhen sqarimet dhe te vertetat, sepse do u mjaftonte nje telefonate per te vertetuar genjeshtren e mesazhit qe ju ka ardhur, por po ju bejme me dije pak te dhena, sa per te mos u turperuar ne ndonje mesazh tjeter te ngjashem, qe do nxitoni ta publikoni:
1. Materiali plases nuk mbahet ne makina si cante dore
2. Asnje makine e IKMT nuk vepron pa urdher dhe naten
3. Materiali plases nuk plas vete
Keto nga ana teknike. Per gjithcka tjeter, nuk i lutemi Zotit t?ju fale se nuk dini se ç?beni, sepse ne fakt ju e dini mire se c?beni. Lutemi qe dalldia juaj te marre fund, sepse nuk ia urojme askujt katandisjen tuaj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga