LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denocimi i deputetit/ Rikonstruksioni 700 milionë me tender sekret

16 Korrik 2019, 19:35, Aktualitet CNA
Denocimi i deputetit/ Rikonstruksioni 700 milionë me tender sekret

Shtatëqind milion lekë të destinuara për rikonstruksionin e godinës së Drejtorisë së Përgjithëshme të Burgjeve janë projektuar për tu dhenë jo nëpërmjet tenderimit të hapur, që garanton si konkurencën ashtu edhe uljen e vlerës së planifikuar, por në rrugë të fshehtë.

Rrugë”sekrete” e etiketon deputeti i listës së PD-së për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi. Për më tepër, nëpërmjet postimit në faqen e tij në rrjetet sociale Maliqi e vlerëson si të pavlefshëm hedhjen e shumës së majme prej 700 milionë lekë pasi godina është në gjëndje teknike të mirë dhe nuk ka nevojë për rikonstruksion. Konkluzioni dhe denoncimi i deputetit duhen vlerësuar pasi para marjes së mandatit të deputetit, Lefter Maliqi ka ushtruar funksionin e zvendëdrejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Burgjeve çka don të thotë se është njohës i mirë i gjendjes dhe praktikës që denoncon

“Sqarim”, shkruan deputeti Maliqi në postimin e para pak çasteve:”Rikonstruksion i Drejtorise se Pergjithshme te burgjeve 700 milion Sekretari i pergj i ministrise rendit kerkon te behet sekret, ajo ska arsye se ato godina sjan objekt sekret, por kjo behet se si procedur fton vetem 3 firma nese e ben sekret dmth pazar i hapur. Dritan Palnikaj, sek i pergjithshem i Ministrise Rendit quhet nipi i drejtorit te pergj Agim Ismaili. Pra te dashur miq ky drejtor jo vetem shantazhon,fyen,kercenon vartesit me te kaluar te erret i liruar dhe shkarkuar dy here me pare per shkelje sh te renda dhe sdihet arsimimi i tij si e ka bere te larten ne universitet privat pasi deri ne 2001 ka qene shifrant i thjesht me te mesme,ky i paafte ka liruar ,shkarkuar ,pezulluar,komanduar me dhjetra punonjes duke shkaterruar rend sistemin penitenciar te burgjeve duke marre dhe kopetencat e ministres dhe duke thyer hapur rregulloren e brendshme te burgjeve se jo vetem ka nipin sekretar te pergjithshem dhe i bejne tenderat bashke por klani dhe emerimi i tij eshte shume i dyshimt sa qe as ministrja se komandon dot as KM se heq dot por do ta beje publike shpejt.Qeveri e korruptuar.Pergjimet e Bild kanë shume te drejt qe mafia e bandat ndikojne ne emerime dhe vendosje deputetesh,kryebashkiakesh dhe drejtoresh te korruptuar te paafte dhe te lidhur me klanet mafioze.Koha per revolucion demokratik popullor,vendi ne krize te thelle politike,ekonomike dhe institucionale”./CNA.al

Lajmet e fundit nga