LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ata nuk mund të na ndalojnë dot"/ Ushtria në alarm, 600.000 njerëz firmosin për të hyrë në zonën e rrezikshme

16 Korrik 2019, 11:40, Aktualitet CNA
"Ata nuk mund të na ndalojnë dot"/ Ushtria në alarm,

Vendi më i përfolur në SHBA, është Zona 51 e cila prej kohësh është ruajtur nën masa të rrepta sigurie në shkretëtirën e Nevadas, ku thuhet se janë mbajtur dhe testuar disa objekte fluturuese jashtëtokësore.

Dhe, pikërisht këtë zonë top-sekrete po planifikojnë që ta ?pushtojnë? një numër shumë i madh ?gjuetarë? alienësh.

Nisur nga fakti se më shumë se 600,000 persona pritet që të vërshojnë tek kjo zonë, Forca Ajërore në SHBA ka paralajmëruar se do të jetë në gatishmëri.

Tashmë me teper se gjysmë milioni njerëz, të nisur nga një fushatë që ka nisur në Facebook, pritet që të mësynë këtë zonë për të parë më në fund se çfarë ndodhet brenda zonës ushtarake.

Organizuesit paralajmërojnë se do të ?marshojnë? më 20 shtator, por duke u nisur nga masat e rrepta të sigurisë që baza ushtarake ka, vështirë se mund të arrijnë të futen.

Organizuesit thonë:

Ne mund të lëvizim më shpejt se plumbat e tyre. Le t?i shohim ata alienët.?

 

Burimi:https://www.cnet.com/news/1-2-million-to-raid-area-51-to-see-them-aliens/

Lajmet e fundit nga