Connect with Us

Vili Minarolli sulmon Palmer dhe SHBA/ Ngatërron organizatën terroriste me organizatë të dhunshme

Aktualitet

Vili Minarolli sulmon Palmer dhe SHBA/ Ngatërron organizatën terroriste me organizatë të dhunshme

Publikuar

-

Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës, në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, kishte paralajmëruar opozitë, që të shmangë aktet e dhunës.

Palmer ndër të tjera shprehej se nëse në zgjedhjet e 30 qershorit do të kishin dhunë të inskenuar nga opozite, atëherë ndaj partive të tyre mund tyre mund të merren masa, madje duke i cilësuar edhe si organizata të dhunshme. Sipas tij, dhuna është një mjet i papranueshëm nga SHBA-ja, edhe pranon se komenti i tij i referohet një situate hipotetike, pasi nuk kanë informacione për incidente.

Por, ndërkohë në lidhje me deklaratat e Palmer, ka reaguar ish-sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, njëkohësisht ish-ambasador i Shqipërisë në Greqi, Vili Minarolli.

Minarolli, në një postim në rrjetet sociale, ndërsa tenton t’i përgjigjet Palmer, ngatërron “organizatën e dhunshme”, me “organizatë terroriste.

“Para votimeve nje partiake zyrtari i larte i DASH, Palmer kercenoi opoziten shqiptare se do te shpallej organizate terroriste neqoftese protesta e saj ne mbrojtje te votes te lire do kishte edhe dhune.

Une nuk di deri me sot te jete shpallur ne ndonje vend te rruzullit , gjysma ose shumica e popullsise organizate terroriste pse proteston per te drejten e saj te shpallur ne kushtetute.”-shkruan ndër të tjera Minarolli në postimin e tij.

Më tej, në vijim të qëndrimit të tij, Minarolli shkruan “Une e di se opozita shqiptare lufton per nje kauz te drejte dhe nuk ka asnje lidhje me terrorizmin.

Une nuk besoj se shteti i zotit Palmer ka shpallur ndonje opozite qe kundershton ate qe eshte e shenjte per cdo popull , lirine dhe te drejtat themelore ku vota e lire dhe e ndershme eshte e para.

Pastaj kaq e lehte eshte qe nje burokrat qofte edhe i DSH te shpallesh gjysmen e nje populli organizate terroriste, duke e krahasuar me AlKaeden apo ISIS-in?”.

Postimi i plotë:

Te dashur miq

Para votimeve nje partiake zyrtari i larte i DASH, Palmer kercenoi opoziten shqiptare se do te shpallej organizate terroriste neqoftese protesta e saj ne mbrojtje te votes te lire do kishte edhe dhune.

Une nuk di deri me sot te jete shpallur ne ndonje vend te rruzullit , gjysma ose shumica e popullsise organizate terroriste pse proteston per te drejten e saj te shpallur ne kushtetute.

LEXO EDHE:  Shehi zbulon dy planet për zgjerimin e opozitës

Ne te kundert nje bande e krimit te organizuar qe mbjell gjithe vendin me droge dhe e trafikon ne te gjithe Europen, ka rrezik potencial qe me keto para te financohen organizata terroriste. Megjithate zoti Palmer dhe koleget e tij nuk thane dhe nuk thone asgje qe ky vend eshte quajtur “Kolumbia e Europes”.

Zoti Palmer dhe koleget e tij nuk thane asgje per shitblerjen e votes me parate e krimit te organizuar nga droga dhe pastrimi i parave , kur vendi qe perfaqesojne eshte mbrojtes i lirise dhe te drejtave te njeriut.

Une e di se opozita shqiptare lufton per nje kauz te drejte dhe nuk ka asnje lidhje me terrorizmin.

Une nuk besoj se shteti i zotit Palmer ka shpallur ndonje opozite qe kundershton ate qe eshte e shenjte per cdo popull , lirine dhe te drejtat themelore ku vota e lire dhe e ndershme eshte e para.

Pastaj kaq e lehte eshte qe nje burokrat qofte edhe i DSH te shpallesh gjysmen e nje populli organizate terroriste, duke e krahasuar me AlKaeden apo ISIS-in?

C’fare akti terrorist mund te benin ata njerez qe ishin helmuar disa here me gaz helmues te ushtrise, qofte edhe pse mund te kishin thyer nje xham?

Une kam qene deshmitar kur ish opozita sulmoi me mjete te forta policine dhe dogji me dhjetra makina te qytetareve dhe kolegu i zotit Palmer nuk e shpalli opoziten organizate terroriste.Ashtu si nuk u shpall organizate terroriste opozita ne Venezuele , apojelekverdhet ne France nga zoti Palmer apo kolege te tij.

Standartet e dyfishta dhe kercenimet nuk prezantojne nje qendrim serioz dhe nuk ndihmojne qe edhe ne shqiptaret te ndertojme nje shtet te lire dhe demokratik si vendi i zotit Palmer.

Shqiptaret kane qene dhe jane populli me proamerikan ne bote dhe i eshte mirenjohes per jete SHBA dhe popullit amerikan.

Jam i sigurte qe edhe ndonje qendrim i nje burokrati nuk mund ta cenoje kete dashuri qe ka rrenje shume te thella.

Ftoj kolege te mij diplomate te shprehin mendimin e tyre.

Ju faleminderit./ CNA.al

Intervista e plotë e Palmer / Kërcënimi për Bashën e Kryemadhin dhe “kryqëzimi” i Ramës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Si Opozitari për Opozitarët!

LEXO EDHE:  Si Opozitari për Opozitarët!

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Skena politike shqiptare tre polare/ Opozita e përçarë si favor për Ramën

LEXO EDHE:  Skena politike shqiptare tre polare/ Opozita e përçarë si favor për Ramën

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE