Connect with Us

Skandali me manipulimin e notave të Maturës/ Pse hesht ministrja Shahini?

Aktualitet

Skandali me manipulimin e notave të Maturës/ Pse hesht ministrja Shahini?

Publikuar

-

Shpikja e fundit/ Si po hakmerret shoqja Besa me maturantët

Pas mbarimit të provimeve të maturës, nxënësit duhet të ndjekin procedurën për regjistrimin në universitet, në një nga  degët e studimit që ata kanë përzgjedhur.

Kriteri bazë mbetet mesatarja e lëndëve të tre viteve dhe ajo e provimeve të maturës, e cila duhet të jetë minimalisht 6 për të patur të drejtën e aplikimit.
Thënë më qartë, këtë vit vlera më e madhe, 40% i është dhënë notës mesatare të provimeve të Maturës Shtetërore dhe 10% notës mesatare të gjimnazit.

Mirëpo, ky kriter është kundërshtuar nga nxënësit dhe prindërit.

Sipas tyre, kjo shpjegon masakrën që është bërë me manipulimin e notave të maturës.

Pas provimit të Gjuhës, maturantët dhe prindërit u përballën me disa situata dhe vlerësime absurde të testeve të maturës.

Pyetje të hartuara gabim dhe vlerësime masivisht poshtë pritshmërive të maturantëve. Informacionet e mbledhura nga mësues, drejtorë shkollash dhe korrigjues provimesh, grumbullonin material të mjaftueshëm për të besuar se procesi i korrigjimit të provimeve të maturës, ishte shndërruar në një proces sabotimi i të ardhmes së maturantëve.

Nota e maturës është nota që ndan rrugën e jetës së maturantit.

Ajo rrugë u masakrua brutalisht nga ekipet e kontrollit të testeve dhe informacionet që dolën ato ditë ishin të rënda dhe nëse verifikohen edhe kriminale.

Por çfarë ndodhi më pas?

Maturantët masivisht kërkuan të marrin kopjet e provimeve. Si një e drejtë e secilit prej tyre, tentuan të aplikojnë në portalet e susksesit të Qeverisë.

Por, portalet u mbyllën për ta.

Kërkesat për kopje të testeve, duhet të bëheshin brenda tre ditëve.

Por, portali nuk funksiononte për aplikime drejtpërdrejt nga maturantët.

Megjithë sabotimin e qëllimshëm, një numër i madh maturantësh kërkuan kopje të provimeve nëpërmjet sekretarive të gjimnazeve.

Pas gati një muaji nga dalja e notave të provimit të parë të Maturës, asnjë test nuk iu dorëzua maturantëve.

Asnjëri prej tyre nuk arriti të shfrytëzojë të drejtën e vet të ligjshme për të parë me sy qoftë edhe gabimet që kishin bërë e për të mësuar prej tyre.

Testet u fshehën duke ju dhënë arsye të mjaftueshme maturantëve të besonin se i gjithë procesi i hartimit të testeve dhe korrigjimit ka qenë vërtetë i manipuluar.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti akuza të forta Shahinit dhe Ramës/ Zbulon pse u hoq Kosova nga harta

Ministrja Besa Shahini në ditët kur nervozismi i maturantëve dhe i prindërve ishte në maksimum doli në media për të sqaruar që ajo pas katër ditësh do votonte për herë të parë dhe për të shpjeguar që Ministri i Arsimit është dorë jashtë sa i takon hartimit të pyetjeve dhe korrigjimit të testeve.

Foli 10 minuta, lau duart dhe u gëzua per fitoren me të njëjtën cilësi gëzimi siç gëzohet çdo mëngjes kur hap sytë lideri i opozitës.

Askush nuk analizon që ky vend në distancën e një viti prodhoi gati 11.000 maturantë më pak.

Askush nuk analizon sot e kësaj dite se çfarë fitoi Shahini dhe që maturantët zgjodhën plazhin në vend të votimeve.

Askush nuk analizon!

Ata e bënë aq sa u kërkuan!

Tentuan masakrën mbi të ardhmen e maturanteëve.

Dhe do vazhdojnë ta bëjnë.

Si nje tufe idiotësh pa tru besojnë se brezi i maturantëve që në gjithë këto vite investoi tek studimi në funksion të notës dhe të ardhmes, sot do pranojë “shahinët” e Rilindejs si lider të së ardhmes së tyre.

Të gjithë do ikin!

Kush investoi me trurin e tij për të ardhmen, do iki.

Masakra e Maturës, është arsye madhore për të mos kthyer rrugë.

Masakra e Maturës nuk ua mbyll dot portën e mendjes.

Masakra e Matures i përballi për herë të parë, jo me diten e parë të votimit, por me realitetin absurd të refuzimit edhe të një të drejte minimale. Atë të marrjes së kopjes së provimit të bërë nga ata vetë.

Masakra e Maturës, është arsye madhore për të mos kthyer rrugë. Masakra e Maturës nuk ua mbyll dot portën e mendjes./ CNA.al

Foto-Testi skandaloz/ Si u tall me maturantët Besa Shahini

Si i gënjeu publikisht maturantët/ Zbulohet mashtrimi i Besa Shahinit

Korrigjimi i provimeve/ Ja si Besa Shahini masakroi maturën shtetërore

 

Prova e parë/ Dështon ministrja e Ramës

Skandali me testet e Maturës/ Zbardhen të tjera detaje

Ministrja e Ramës përfshihet sërish në skandal/ Si dështoi Matura Shtetërore

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. prind

    15 Korrik, 2019 at 5:06 pm

    mire pozita po opozita pse nuk ndjehet per nje ceshtje kaq te rendesishme apo femijet e tyre i kane notat ok sepseju plotesuan testet ashtu sic i deshen?! Tuuuuuuurp!Kemi nje muaj qe presim te shohim testin sipas te gjith te drejtes sone. Ndaj po ikin nga syre kembet femijet tane ndersa femijet e pushtetareve studiojne rrojne si sheike ndersa tallen me femijet tane qe robtohen jashte per nje diplome qe ti cleje per te mos u kthyer me ne kete mizerabel vend!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nëna nuk kërkoi urdhër mbrojtjeje/ Olsi Çekiçi nuk u denoncua asnjëherë për dhunën sistematike

Publikuar

-

Nga

Nëna nuk kërkoi urdhër mbrojtjeje/ Olsi Çekiçi nuk u denoncua asnjëherë për dhunën sistematike

Olsi Çekiçi, 44-vjeçari që theri nënën me thikë, nuk është denoncuar asnjëherë nga familjarët për dhunën sistematike që ka ushtruar.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë duke bërë të ditur nga njëra anë se ky person është evidentuar nga strukturat e policisë si njeri i dhunshëm.

Firdes Çekiçi

Por nga ana tjetër, nuk ka patur asnjë denoncim të mundshëm nga familjarët për dhunë ndaj tyre.



LEXO EDHE:  Video-Shahini përplaset me ish drejtoreshen/ Ministrja jep përgjigjen e pabesueshme

Nëna e tij në asnjë rast nuk ka kërkuar urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm nga ana e  policisë.

LEXO EDHE:  Matura 2015/ Shkollat profesionale me 4 provime të detyruara

Firdes Çekiçi u vra në moshën 70-vjeçare nga djali i saj, Olsi. Ky i fundit është me problem mendore. Ai i preu nënës kokën me thikë dhe më pas ja vari tek porta e shtëpisë. E gjithë lagjja është e tronditur nga kjo ngjarje. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-deputeti i sulet Ramës/ Populli shqiptar të ka vulosur si “Non Grata”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i sulet Ramës/ Populli shqiptar të ka vulosur si “Non Grata”

“Populli shqiptar tashmë e ka vulosur si NON GRATA në këtë vend, kryeministrin dhe të gjithë sektin e tij të Rilindjes”.

Kështu deklaron ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, i cili deklaron se korrupsioni dhe papunësia janë në nivele të larta të paprecedenta.

Sipas tij, të gjitha institucionet janë jashtë funksioni zyrtar dhe kontrolli dhe vjedhja po shtohet e më shumë.



“Vjedhja po shtohet pasi e dinë që edhe pak kohë u ka mbetur. “Të vjedhim sa të mundim” shprehen edhe haptazi nëpër kafene “sepse s’do na vijë më kjo ditë.” Dhe vërtetë kjo ditë s’do ju vijë më kurrë. Sepse dita e halabakëve nuk do vijë më kurrë. Dita e këtij sekti që tradhëtoi socialistët e thjeshtë e të ndershëm, qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë e të ndershëm nuk do vijë më kurrë.

LEXO EDHE:  Meta: Mbështesim propozimet e LRI për maturën shtetërore

LEXO EDHE:  Ish deputetja e LSI-së “kryqëzon” Shahinin/ Teza e Maturës Shtetërore, nga një testim njohurish në eksperiment me qëllime të liga

Ajo që po afron është shpresa dhe një e ardhme më e mirë. Më shumë punësim. Taksim i ndershëm. Dhe më shumë përkrahje për bizneset e mëdha dhe ato familjare, bujqësinë, turizmin dhe më shumë mundësi për rininë tonë të mrekullueshme”, shkruan Tavo në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE

Bota

Ndërron jetë ish-këshilltari i sigurisë kombëtare/ Mik i George H.W. Bush

Publikuar

-

Nga

Ndërron jetë ish-këshilltari i sigurisë kombëtare/ Mik i George H.W. Bush

Brent Scowcroft, gjenerali pragmatik me tre yje i cili shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare për presidentët republikanë Gerald Ford dhe George H.W. Bush dhe më vonë kritikoi politikat e luftës të Presidentit George W.Bush për Irakun, vdiq të enjten. Ai ishte 95 vjeç.

Scowcroft, anëtar i komisionit presidencial që hetoi skandalin më të madh të presidencës së Ronald Reaganit dhe arkitekt i Luftës së Gjirit të vitit 1991 nën Presidentin George H.W. Bush, vdiq nga shkaqe natyrore, sipas një deklarate të bërë të premten nga një zëdhënës i familjes Bush.

Scowcroft arriti gradën e gjenerallejtënantit të Forcave Ajrore gjatë një karriere ushtarake 29-vjeçare dhe për dekada me radhë ishte një zë me ndikim në sigurinë kombëtare të SHBA. Ai ishte një internacionalist i kujdesshëm (ai e quante veten realist), mjaft i afërt në pikëpamje me ish Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger.

Scowcroft shërbeu si ndihmës kryesor i presidentit republikan Richard Nixon gjatë një kohe kur Shtetet e Bashkuara po kërkonin të dilnin nga Lufta e Vietnamit; më pas u bë këshilltar i sigurisë kombëtare në presidencën Ford nga viti 1975 deri në 1977 dhe pastaj i presidentit George H.W. Bush nga 1989 deri në 1993.

“Ai është thjesht i mrekullueshëm dhe kurrë nuk kërkon merita”, thoshte presidenti Bush i vjetër për Scowcroftin, pas fitores në Luftën e Gjirit në mars 1991.

Scowcroft, njeri fjalëpak dhe me gjeste tipike prej një perëndimori inteligjent, mbeti mjaft i lidhur me Presidentin George H.W. Bush dhe shkroi një libër me të në vitin 1998. Por ai nuk e miratoi qasjen “e njëanshme” të djalit të tij, Presidentit George W.Bush në çështjet botërore.

Scowcroft ishte këshilltar kryesor i presidentit gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1991, në të cilën forcat amerikane, së bashku me një koalicion aleatësh, dëbuan trupat irakiane që kishin pushtuar fqinjin e pasur me naftë, Kuvajtin në gusht të vitit 1990.

LEXO EDHE:  Matura 2015/ Shkollat profesionale me 4 provime të detyruara

LEXO EDHE:  Helmim masiv në gjimnazin e Fierit/ Besa Shahini të dorëhiqet, Prokuroria të vihet në lëvizje

Presidenti Bush vendosi ta linte udhëheqësin irakian Saddam Hussein në Bagdat, pasi forcat e Irakut u tërhoqën shpejt nga Kuvajti. Dymbëdhjetë vjet më vonë, djali i presidentit Bush i vjetër urdhëroi pushtimin e Irakut që rrëzoi Saddamin dhe çoi në ekzekutimin e tij, por i detyroi trupat amerikane të bënin atje një luftë të përgjakshme nga viti 2003 deri në 2011.



Në një intervistë për televizionin PBS pesë vjet më vonë, Scowcroft e shpjegoi kështu vendimin e administratës Bush i parë për të mos dërguar forca amerikane në Bagdad në vitin 1991 për të rrëzuar Saddamin:

“Asnjëherë nuk ishte synimi ynë për të rrëzuar Saddam Huseinin. Sikur të ishim përpjekur ta bënim këtë, Bagdadi do të ishte akoma edhe sot i pushtuar nga ne. Kjo do ta kishte kthyer një sukses të madh në një humbje mjaft të madhe dhe të përgjakshme.”

Në vitin 2004, Scowcroft i quajti luftërat e Presidentit Bush i ri në Irak dhe Afganistan një “aventurë të dështuar” duke e fajësuar presidentin se ishte “magjepsur” nga kryeministri izraelit Ariel Sharon.

Në vitin 2005, Scowcroft tha se vazhdimi i pranisë amerikane në Irak po e zhyste Lindjen e Mesme në flakë. Ai ishte që operacioni i SHBA në Irak t’i dorëzohej NATO-s ose Kombeve të Bashkuara.

I lindur më 19 Mars 1925, në Ogden të shtetit Juta, Scowcroft u diplomua në Akademinë Ushtarake të SHBA në vitin 1947 dhe më vonë mori një doktoratë nga Universiteti Columbia për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Karriera e tij si pilot ushtarak mori fund në vitin 1949 kur avioni i tij P-51 Mustang u rrëzua në Nju Hamshër, duke e dëmtuar në shpinë.

Ai dhe laksione për historinë ruse në Akademinë West Point dhe drejtoi departamentin e shkencave politike të Akademisë së Forcave Ajrore, përpara se të niste punën në Pentagon në vitet 1960./ VOA

LEXO TE PLOTE