Connect with Us

Shfaqja e Jul Cezarit në oborrin e Teatrit Kombëtar/ Si u sfiduan Rama dhe Veliaj

Aktualitet

Shfaqja e Jul Cezarit në oborrin e Teatrit Kombëtar/ Si u sfiduan Rama dhe Veliaj

Publikuar

-

Mbrëmjen e së shtunës në oborrin e Teatrit Kombëtar, kroati Ivica Buljan, solli në Shqipëri trillerin politik “Jul Cezari”.

Mendohet që Shakespeare e ka shkruar atë në vitin 1599. Një prej veprave të tij më dramatike që shqyrton kërkesat konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë.

“Historia e vërtetë e Jul Cezarit ndodhi në vitin 44 para erës sonë. Ndërkohë që kishim Mbretëreshën Elisabetë në kohën e Shekspiriti. Ai vendosi të ngjiste në skenë këtë triller politik në fund të periudhës së rilindjes për të treguar që qënia njerëzore ka mbetur e njëjtë. Së brendshmi ne jemi ende shumë afër kafshëve”, ka thënë regjizori, Ivica Buljan.

Por, pas kësaj shfaqje, ka reaguar aktori dhe regjisori shqiptar, Edmon Budina, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se “Mbrëmë pashë një shfaqje teatri, një Shekspir të sjellë në ditët tona, ku lufta për pushtet zhvillohet mes bandash. E pashë pikërisht në atë hapësirë, në oborrin e Teatrit Kombetar, që banditët pushtetarë, kriminelët e vrasësit e kulturës, të korruptuarit e djeshëm e të sotëm duan ta grabitin për të pastruar paratë e tyre të pista. Të vjedhin truallin, të shembin atë shenjtëri që quhet Teatri Kombëtar. Shfaqja e mbrëmshme i bëri një rivlerësim asaj hapësire magjike, që asnjë ndërtim sado modern e i përsosur të jetë, nuk mund t’ia japë.”.

Më tej, ai shigjeton kolegët që janë pro shembjes së Teatrit, dhe intelektualët.

LEXO EDHE:  Rama mbyll fushaten ne Kamëz: Investoni voten me 21 Qershor

“Më vjen keq për ata kolegë të mi, që kërkojne prishjen e Teatrit Kombëtar, më vjen keq edhe për ata që heshtin, që shiten e blihen për një vend pune, për një projekt të financuar majmshëm nga Bashkia a Ministria. Më vjen keq për intelektualët e vendit tim, që bëjnë të paditurin e heshtin e me heshtjen e tyre bëhen bashkëfajtorë në krim. Më vjen të ulëras për këtë klasë politike të papërgjegjshme, të lidhur me krimin, që po e çon vendin drejt greminës. Një nga të parat që vithiset prej pushtetarëve është kultura dhe shembulli I Teatrit e tregon më së miri këtë. Për këtë unë e gjej Jul Qezarin një shfaqje proteste.”-shkruan ndër të tjera Edmond Budina./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Do marrë vetëm ca vota të PD, jo mandat”/ Murrizi “thumbon” Bujar Çelën: Nuk replikoj me manikina

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PS në qarkun e Fierit Bujar Çela ka ironizuar deklaratën e kreut të Lëvizjes Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi, teksa po fliste për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Murrizi një ditë më parë në një intervistë për CNA.al u shpreh se do të merrte një mandat në qarkun e Fierit, ndërsa për Çelën kreu i PLDSH do marrë vetëm disa vota nga PD por jo në nivelin e një mandati.

CNA.al kontaktoi me Murrizin, i cili “thumboi” keq deputetin e PS duke deklaruar se do replikojë vetëm me deputetë dhe jo me manikina.

Kush është Bujar Çela? Unë zakonisht komentet i bëj me deputet, Bujari çfarë punon? E ke parë ti ndonjëherë si deputet, ka folur ndonjëherë? Në Parlament paguhen 122 veta.

Ai nuk ka fol asnjëherë dhe unë nuk e njoh për deputet. Unë deputet njoh atë që ka folur. Aty ka dy kategori dhe kështu ka pasur për 30 vjet: Ka deputetë që flain ka dhe makinina që thjesht ngrejnë dorën për të votuar. Unë nuk preferoj të bëj replikë me asnjë lloj manekini, me deputetë po”, tha Murrizi për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen ditët me diell/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen ditët me diell/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Moti i paqëndrueshëm i kësaj të mërkure do t’i lerë vendin motit me diell dhe alternime vransirash.

Në orët e mëngjesit të ditës së enjte përveç rënies së temperaturave, në pjesën veriore parashikohet shi i dobët lokal.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.

LEXO EDHE:  Kryeministri poston videon/ Basha në rolin e berberit duke ‘qethur’ Ramën

LEXO EDHE:  Amnistia fiskale/ Manjani kundër shtyrjes së projektligjit: Do investohen para pa hesap

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 0°C deri në 10°C

zonat e ulëta 3°C deri në 18°C

zonat bregdetare 5°C deri në 17°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Topalli ka nisur luftën kundër krimit në Parlament”/ Çitozi: Është e pakorruptuar

Publikuar

-

Nga

“Minë me sahat për stabilitetin ekonomik”/ Topalli ngre alarmin: Vendi ka nevojë për kurajo

Kryetarja e lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli  është shprehur se problem i shqiptarëve janë 3 kryetarët e partive.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihen disa nga kandidatët për deputet të kësaj partie duke u shprehur se Topalli ka pasur guximin për të nisur luftën kundër korrupsionit në parlament.

“Shqiptarët largohen sepse klasa politike aktuale u ka vrarë shpresën dhe perspektivën. Problemi i tyre janë 3 kryetarët e partive.  Ata duan  të mbajnë peng jetën e 3 milionë shqiptareve, të paktën edhe për një dekadë.  Ata janë bashkë, edhe në këto zgjedhje janë prap ata. Jozefina Topallli ka patur guximin për të nisur luftën kundër krimit në Parlament. Ajo është e pakorruptuar.

Lëvizja për Ndryshim sot ka ekipin më të shkolluar. Ata janë të pakorruptuar. Lëvizja për Ndryshim është alternative. Ajo synon të largojë klasën e korruptuar politike dhe të zëvendësojë politikën e tyre cinike me politikë shprese.

Ne duam që qeveria e ardhshme t’i shërbejë 3 milionë shqiptarëve dhe jo 3 kryetarëve. Votoni Lëvizjen për Ndryshim. Votoni nr. 11. “, thuhet në video./CNA.al

LEXO TE PLOTE