LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përçahet Opozita joparlamentare/ Kryemadhi del kundër Bashës

15 Korrik 2019, 19:28, Aktualitet CNA
Përçahet Opozita joparlamentare/ Kryemadhi del kundër

Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk tërhiqet nga kushti, sipas të cilit nuk merr pjesë në zgjedhje me Edi Ramën, kryeministër.

Por, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është e gatshme të shkojë në zgjedhje me Ramën, kryeministër.

Kryemadhi , në emisionin “5 pyetje me Babarmon”, tha, se nuk ka frikë të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër.

“Nuk kam fare frikë të shkoj me Ramën kryeministër.Ne sot jemi vendosur përballë një presioni. Treguam se edhe kur bën zgjedhje vetëm i manipulon. Nuk po arrijmë dot të balancojmë votat. U bënë zgjedhjet në Greqi, fituesi u betua direkt pas rezultatit”, tha Kryemadhi.

Deklarata e Kryemadhit ngre dyshime se ka një përçarje të Opozitës  joparlamentare./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga