Connect with Us

“Nuk lirojnë zyrat e Bashkive/ Gjykata jep urdhërin e “prerë” për kryebashkiakët e djathtë

Aktualitet

“Nuk lirojnë zyrat e Bashkive/ Gjykata jep urdhërin e “prerë” për kryebashkiakët e djathtë

Publikuar

-

Kryebashkiakët e djathtë, duke mos i njohur zgjedhjet e 30 qershori, prej kohësh kanë deklaruar se nuk do ti lirojnë zyrat.

Por pasi fituan mandatin për të qeverisur për 4 vitet e ardhshme, kandidatët e majtë iu drejtuan gjykatave në qarqet fituese, për të shpallur si të ligjshëm mandatin e tyre.

Sot, mësohet se gjykatat e rretheve kanë dhënë mandatet për 9 kryebashkiakët e rinj të ardhur nga radhët e Partisë Socilaiste.

LEXO EDHE:  Vendimi për Tahirin/ Artan Hoxha zbulon se çfarë po ndodh tek Prokuroria

Ndërkaq sipas informacioneve bëhet e ditur se kryebashkikaët të cilët kanë marrë mandatin janë:

  1. Kryebashkiakun e Elbasanit, Andis Sallan
  2. -kryebashkiakun e Kolonjës, Aktori i njohur Erjon Isai,
  3. -kryebashkikaun e Kukësit, Safet Gjicin,
  4. -kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro,
  5. -kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu,
  6. -kryabashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj,
  7. -kryebashkiakun e Shijakut, Elton Arbana,
  8. -kryebashkiakun e Patosit, Rajmonda Balilaj,
  9. -kryebashkiakun e Pustecit, Pali Kolefski

/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Dosjet e hapura/ Në parlament, gjykata e polici ka ish-sigurimsa

Publikuar

-

Nga

Dosjet e hapura/ Në parlament, gjykata e polici ka ish-sigurimsa

Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informim për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, tregon në “Syri Tv” për Çim Pekën se nga dosjet e hetuara për deputetët në parlament del se brenda foltores ka ish-sigurimsa.

“Sot deri tani që po flasim mund të numërojmë deri në 4 mijë dosje të zbardhura. Janë dy nene ku hetojmë, që është për zyrtarët e lartë dhe për të zgjedhurit vendorë. Unë mendoj që parandalimi ka funksionuar. Ajo që na shqetëson është fakti se institucioni jonë nuk lëviz kryesisht por lëviz me kërkesë. Ne kemi gjetur 2 % të parlamentit të kaluar që kanë qenë të përfshirë në Sigurimin e Shtetit.

Po ju them vetëm kaq që pas një personi janë gjetur 68 bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Reforma në drejtësi ka qenë një moment i mirë për të bërë një verifikim të figurave. Nga 480 dosje që kemi verifikuar në drejtësi, vetëm në 11 janë gjetur përfshirje në dosjet e Sigurimit. Nga 78 kandidatë në polici, 5 janë me dokumenta të Sigurimit të Shtetit. Sot që flasim kemi 9 procese gjyqësore ndaj nesh, ku 7 i kemi fituar dhe 2 janë në Apel”, tha Sula. 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Publikuar

-

Nga

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi duhet të tregojë rezultate.

Teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për arrestimin e të ashtuquajturve ‘peshqit e mëdhenj’, Kim u tregua e rezervuar, ndërsa dha mesazhin e qartë që kjo reformë duhet të vijojë përpara.

Ajo theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesë Shqipërisë, por në fund të ditës i takon vendit të vendosë për veten.

Ambasadorja Kim: Mendoj që nëse e doni dhe luftoni për të, dhe i kushtoni pak kohë dhe përpjekje, po, e besoj. Mendoj që ajo që nuk ka për të ndodhur është një proces i menjëhershëm. Nuk ndodh. Nuk është që papritur, do keni një sistem gjykatash 100% të përsosur. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Ajo që do të ndodhë është që do të shihni përparim, pastaj do të shihni diçka të tmerrshme, pastaj përparim përsëri. Siç e thashë, është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk është një proces i thjeshtë, i qartë linear.

LEXO EDHE:  Urdhri i Gjykatës për KLP-në/ Emëroni prokuror burrin e deputetes

LEXO EDHE:  Grabitja në Pashaliman/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit

Sokol Balla: Teksa jemi në ujëra, le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim?

Ambasadorja Kim: Mendoj që ju …

Sokol Balla: E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?
Ambasadorja Kim: E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje disa ndërtesa të vjetra në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Ata kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE