Connect with Us

Nga Sadik Bejko/ Doktor i Ri i Adhamudhit tek “Blloku”

Aktualitet

Nga Sadik Bejko/ Doktor i Ri i Adhamudhit tek “Blloku”

Publikuar

-

Profesor Isuf Kalo, ish-doktori i Adhamudhit të Bllokut, ka shkruar një libër. Në një status timin në fb, i shpenguar, si në një status fb-je, unë shpreha me shkrim një përshtypje. E them prapë: përshtypje.

Gazetat, rrjetet sociale atë status e shpërndanë pa ndonjë autorizim prej meje. Botuesi i librit të Doktorit të Adhamudhit të Bllokut më kthehet sot me në një goxha përgjigje.

Prej më shumë se pesëdhjetë vjetëve në këtë vend kam statusin e shkrimtarit. Dhe e kam me shumë nder. E kam që atëherë kur Henri Çili and Co… ishin ende matanë kësj bote, në… AND-në e prindërve të tyre.

Formalisht kam respekt për Çilin, kam respekt dhe për dr. Isuf Kalon. Deri më sot ishim secili në punë të vet. Nuk doja, nuk kisha pse të vihesha me ta përballë. Por … duhet të përgjigjem.

Shkrimtari për nga motivi i genit është dëshmitar. Ja… po dëhmoj: Mora pjesë në promovimin e librit të dr. Isuf Kalos në hotel Rogner. Vapë e lemerisshme, kohë pushimesh, korrik. Jo klimë fort e përshtatshme për të botuar, për të promovuar një libër.

Por Henri Çili, beznesmen me nuhatje tregu, mendon ndryshe. Ai nxiton ta publikojë, ta promovojë, t’i bëjë marketing librit për të joshur lexuesin e sezonit veror dhe atë turistik. Dhe… e shpall, e plas me bujë promovimin në hotel Rogner.

Ngjarje… ngjarje në një kryeqytet bosh, pas zgjedhjeve, në një kryeqytet vape, pa ngjarje. Oooo ! Dr Isuf Kalo ka bërë libër… për Ne… për Enverin… për Bllokun. Oooo.. o burraaaa! Ishin mbledhur aty në Rogner gjithë “buka e vjetër”, pra, gjithë rrethi i atyre që kanë përtypur jargë e thërrime nga sofra e ish-Bllokut.

Ja, po vjen dhe vetë dr. Sali Berisha, po… edhe çifti Berisha. Një qokë kjo e Berishës jo vetëm si e kolegut për kolegun dr. Kalo, por dhe se ata kanë qenë bashkë në një “varkë”, kanë shijuar flladet e valët e liqenit të kohërave bashkë me djemtë e zonjës së parë të Bllokut.

Zoti Berisha… një veteran i zvenitur prej moshës, prej konsumimit të gjatë, së paku, duhet të ishte mënjanuar prej politikës, të vetmohej drejt e në shenjtninë e tij.

Por ja, si hije e kohërave të shkuara e të perënduara dhe vetë zoti Berisha… na e nderon, doktorin e Adhamudhit të Bllokut. Ahh…ahh Moj kasolle (mor Rogner) ku na mblodhe..

Librin e prezanton biri i ish-nëndrejtorit të Institutit të Nexhmijes, prof F. Tarifa. Ky zotni Tarifa junor para ca javësh ka deklaruar në shtyp se është krenar për atin, Tarifën senjor-nëndrejtor në Bllok, që edhe sot e në këto ditë shkruan e boton në një gazetë shkrime glorifikuese për kryeministrin, udhëheqësin “tao tao”, për Adil Çarçanin. (Moj kasolle… ku na mblodhe).

LEXO EDHE:  Fahriu bashkohet me Çilin në mbrojtje të Bashës/Shtohet numri i ish-sigurimsave që e mbështesin

Kjo është shija që ka botuesi, administratori i një universiteti, promovuesi i neoliberalizmit, gazetari, intelektuali, biznesmeni, i suksesshmi dhe i shumë etj, etj i rëndësishmi, zotëria e tij Henri Çili. Është era e tij, është e drejta e tij ta ketë cilëndo shije. Po unë? Ç’po më duhej mua këtu? Mua më vinte një erë aq e ndohtë, e ndohtë sikur lumin e Lanës ta kishin kthyer e ta kishin ndryrë, përhapur në mjediset luksi të hotel Rognerit. Dola, u largova prej andej me të shpejtë.

Tani që fragmente nga libri “Blloku” janë në faqet e para të shtypit më me peshë në këtë vend, më vjen era e një shpifësire më të madhe sesa e asaj mbasditeje në Rogner.

Jo lumi i Lanës, po gjirizet e Tiranës kanë shpërthyer sheshit dhe po rrëkëllehen në bulevardet dhe sheshet e Tiranës dhe në sheshet e të gjithë vendit. Fotot luksi të bllokmenëve, nuseve, bijve e mbesave të tyre i sheh në faqet e pra të gazetave. Nga dita në ditë.

Kjo m’i bie zorrët në grykë. Një idolatri e shfrenuar për zotat e dikurshëm komunistë. Kjo është pasoja e botimit të këtij libri të doktorit të Adhamudhit të Bllokut. Dhe e botuesit, e neoliberalit Henri Çili. Nuk besoj se sot do të mbusheshin kështu faqet e para të gazetave me fotot e Egon Krenzit në Gjermani, me fotot e Brezhnjevit në Rusi, apo me fotot e bllokmenëve në Poloni, në Hungari.

Po pse te ne ndodh? Mos doktor Isuf Kaloja ka bërë një kryevepër e na ka bërë të gjithëve magji? Jo, nuk është as libër për të qenë, as magji. Mos u hutoni. Shpjegimi është diku tjetër. Shqipëria ka ndërgjegje të deformuar. Në zonat e vdekura të trurit të saj janë të gjallë zotat e vjetër. Para disa javësh një deputet i mykur enverist skrapali u ngrit kundër Institutit të studimeve kundër komunizmit. Në krye të atyre që sulmonin ata që denonconin si kriminal komunizmin, ishte Fatos Tarifa dhe ati i tij.

Ky fliste dhe në promovimin e Çilit. Ky rreth njerëzish që duan t’ia mbrojnë erzin komunizmit ishte atë ditë në Rogner, për të promovuar librin rehabilitues të Bllokut nga doktori i Adhamudhit të Palortosë. Deputeti i mykur skrapali dhe neoliberali Henri Çili janë në një vijë. Por secili për hesap të tij. Të cilit hesap? Ka vetëm një luftë, vetëm një motiv… madhor. Lufta e paskrupullt për para e për pushtet. Ndaj Blloku është i gjallë ende. Jo vetëm në nëndërgjegje. Në realitet. Ne ende po qeverisem./CNA.al

*Autori është shkrimtar, ish deputet i PD-së në vitet 1992-1997.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Kadare, Henri dhe Gardiani i Aushvicit

LEXO EDHE:  Kadare, Henri dhe Gardiani i Aushvicit

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Henri Çili, si “tradhëtare” e Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Drejt dështimit me shpejtësi/Hapi pas i Bashës me minjtë e Çilit

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: