Sokol Balla bën avokatin e Soros/ Risjell intervistën e 14 viteve më parë
Ndërkohë që në Shqipëri debati për SOROS-in është në kulmin ...
Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin, kurndër ligjit drakonian që Edi Rama ka hartuar kundër mediave online.
Ky draft, i miratuar tashmë në Këshillin e Ministrave, parashikon gjoba marramendëse (mbi 8 mijë euro) që janë baraz me falimentimin e një mediaje me buxhet të ulët dhe me me financim fraxhil. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në ligj i jepet e drejta AMA-s (autoriteti shqiptar i mediave), të urdhërojë heqjen e lajmeve, të marrë paratë e gjobave pa pasur ende një vendim gjykate, në emër të luftës ndaj lajmeve të pavërteta.
Kjo në fakt nuk është një lëvizje surprizuese e Edi Ramës për të kontrolluar dhe mediat e reja, kryesisht të drejtuara nga gazetarë, ashtu sikurse kontrollon katër- pesë pronarët e vetëm të TV-ve në vend.
Në vitin 2015, ai u tërhoq pas presionit të fortë ndërkombëtar nga ideja për të rikthyer dënimin e shpifjes nga Kodi Penal, i cili parashikonte burg për gazetarët. Pak më pas ai hartoi një projekt ligj të ashpër për të përfshirë edhe aktivitetin mediatik në kuadër të tregëtisë së shitblerjeve online. Krahas sharjeve, fyerjeve dhe përbuzjes për gazetarët, ai shtoi, në mënyrë të fshehtë, në paketën fiskale fundvitin e shkuar, taksën mbi raklamën, vetëm për mediat online, duke e çuar nga zero (siç e kanë TV dhe gazetat) në 20%, për të alternuar masat represive me ato financiare.
Prej disa muajsh presioni është edhe më i madh. Përgjimet fundidit të botuara nga BILD, skandalet e tenderave me dokumenta fallco të zbuluara nga mediat, parlamenti i mbushur me karagjozët e një opozite fallco dhe organizimi i zgjedhjeve lokale monopartiake e kanë bërë edhe më akute shtypjen e çdo burimi informacioni të lirë dhe të pavarur.
Pikërisht, në këtë kuadër, pothuajse kanë përfunduar tratativat për të mbyllur emisionin ?Të Paekspozuarit?, i cili vetëm sezonin e kaluar, transmetoi i pari përgjimet Dako ? Avdylaj dhe tenderin e Unazës së re.
Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si ?Opinion?. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që mer pronari i televizionit.
Pikërisht, në këtë kuadër, u shpall dhe tentativa për të ringjallur paketën anti shpifje aq shumë të dashur nga Edi Rama, e cila kërkon të thajë edhe ato oaze të vogla lirie që lindën në peisazhin mediatik shqiptar vitet e fundit.
Ndaj kësaj tentative kanë ngritur menjëherë zërin, OSBE, Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe ndonjë diplomat i lartë europian.
Por, qasja e tyre, po aq sa është e dobët, po aq duket edhe naïve.
Pasi problemi që Shqipëria ka sot, nuk është ai i një lideri autoritar që kërkon të luftojë fyerjen dhe shpifjen përmes një pakete drakoniane dhe me masa që janë në kufijtë e ligjshmërisë.
Problemi real është se ne po rëshkasin drejt një regjimi diktatorial, me parlament njëngjyrësh dhe me zgjedhjet ku voton dhe fiton një partie e vetme.
Në një situatë të tillë, kur gjithçka po rokulliset drejt monizmit është e pa imagjinueshme ecja paralel me një media të lirë dhe me një drejtësi të pavarur. E para është e dënuar të shkatërrojë edhe këto të fundit. Bota nuk njeh asnjë rast, kur pushteti personal, ndarja arbitrare e parave publike, grabitja e votave dhe e tenderave të kenë bashkëjetuar me një sistem drejtësie të ndershëm dhe me një media profesionale.
Prandaj, sado përkrahëse të duken, vërejtjet dhe protestat e mefshta që janë dëgjuar këto ditë kundër paketës ?anti shpifje?, ato nuk përbëjnë një zgjidhje. Sepse, në situatën e re ku kemi mbëritur, në pyetje nuk është më dilema se si do zbutet dhuna e pushtetit ndaj medias së lirë, por nëse është e munduar të ekzistojë një e tillë, përkrah diktaturës që po tenton të instalohet. Pikërisht për këtë, pa ndarë qëndrimin për qorsokakun drejt të cilit po e gremis vendin Rilindja, është donkishoteske të shpresosh se mund ta arrish kompromisin e një kohabitacioni paqësor mes saj edhe shtypit./Lapsi.al
Ndërkohë që në Shqipëri debati për SOROS-in është në kulmin ...
Fiks Fare denoncoi veprimet e Policisë Rrugore të Kavajës, t...
Me kërkesë të njëzetë e tetë deputetëve të Partisë Socialist...
Ambjentalisti Sazan Guri, ka reaguar ashpër për rritja e tak...
Protesta e thirrur nga kryeopozita Lulzim Basha për fikjen e...
Profesor Isuf Kalo, ish-doktori i Adhamudhit të Bllokut, ka ...
Presidenti Ilir Meta i ka kthyer për rishqyrtim një tjetër p...
“Vetëm Edi Rama mund ti bëjë të gjithë shqiptarët bashkë për...
Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk tërhiqet nga kushti, sipas të ...
Monika Kryemadhi, si rrallëherë ka folur kundër kryebashkia...
“Refuzimi i Edi Ramës më 30 qershor, është motivim dhe përgj...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thyer heshtjen, ndërsa ...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka sulmuar me tone të a...
Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Manjola Nallbani shp...
“Shoqërisë dhe shtetit nuk i vjen asnjë e keqe nga dëshira p...
– Vitet e fundit, bandat shqiptare po përfshihen dhe në traf...
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ri...
Këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë dhe popullore Gili, k...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi sot një ta...
Policia greke tha se goditi dy rrjete greko-shqiptare që tra...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme ...
Fiks Fare bisedoi edhe me Drejtoreshën e Komitetit Shqipta...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme di...
Gazetari Sokol Bregu foli për zhdukjen e Ervis Martina...
Policia ka arrestuar në Lezhë shtetasin Xh. S., 36 vjeç, i...
Autoritetet kanë arrestuar një nga personat e shpallur në ...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Katër persona, përfshirë një adoleshente, u vranë dhe të p...
Ish-senatori amerikan dhe kandidati për zëvendëspresident ...
Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombash gjatë s...
Rusia njoftoi të mërkurën se ka ndalur sulmet me raketa të...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun shënoi një rritje t...