Connect with Us

Manjola Nallbani krenare për vajzën/ Tregon arritjet e suksesshme të saj

Aktualitet

Manjola Nallbani krenare për vajzën/ Tregon arritjet e suksesshme të saj

Publikuar

-

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Manjola Nallbani shpesh herë i tregon me krenari sukseset e vajzave të saj.

Së fundi Manjola ka zbuluar një nga arritjet e vajzës së saj të vogël Sindit, e cila ka përfunduar me sukses studimet në shollën 9 vjeçare dhe madje me fletë lavdërimi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Manjola Nallbani me anë të një fotoje në Instagram ku shihet vlerësimi që ka marrë Sindi.

Kjo gjë e ka lumturuar pafund Manjolën, ndaj ajo nuk ka ngurruar ta shprehë gjithë krenarinë publikisht. “Se ti të shton jetën”, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur fotos shoqëruar me figurën e një diamanti.

LEXO EDHE:  WOW/ Manjola Nallbani publikoi foton me bikini/ Nxjerr “jashtë loje” të gjitha vajzat e reja

Vajza e vogël e këngëtares ka treguar se është shumë e talentuar dhe një vajzë tepër e zgjuar. Në nëntor të vitit të kaluar në panairin e librit, Sindi prezantoi librin e  saj të dytë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentoi t’i futej me dhunë në banesë një vajze/ Arrestohet 34 vjeçari në Skrapar

Publikuar

-

Nga

Grabisnin qytetarët në urban në Tiranë/ Policia arreston dy persona

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. S., 34 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 26 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj.

Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KPA merr vendimin/ Shkarkohet kreu i Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani

Publikuar

-

Nga

Kolegji i Posaçëm i apelit ka vendosur ditën e sotme ka vendosur shkarkimin nga detyra për drejtuesin të prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Artan Madani.

Trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla u shpreh se nga shqyrtimi në Kolegj u konkludua se prokurori Madani kishte mungesë burimesh të ligjshme për apartamentin, garazhin, krijimin e gjendjes cash dhe të një fondi investimi. Ajo vijoi se Madani kishte kryer deklarim të pasaktë në deklaratën veting pasi nuk kishte pasqyruar përdorimin e një automjeti tip “Ford”.

Madani i kundërshtoi gjatë gjithë seancave publike në KPA shkaqet e ngritura prej Komisionerit dhe në përfundim të konkluzioneve përfundimtare u shpreh se ishte i qetë, për shkak të sinqeritetit të tij.

LEXO EDHE:  Seldi dhe Sindi të ndarë?/ Partnerja e këngëtarit tregon si qëndron e vërteta

LEXO EDHE:  "Sa të kem jetë nuk mësohem me këtë gjë"/ Përlotet Manjola Nallbani

Artan Madani u konfirmua në detyrë me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 1 korrik 2019, por Komisioneri Publik Florian Ballhysa e ankimoi vendimin për kriterin e pasurisë dhe kërkoi shkarkimin e tij. Sipas Komisionerit, Madani nuk justifikonte burimet për blerjen e një apartamenti dhe një garazhi në vitin 2000 në qytetin e Durrësit, kursimet cash dhe një fond investimi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafikimin e narkotikëve/ Policia arreston 26 vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij

Publikuar

-

Nga

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy të rinj. Një 26 vjeçar me iniciale R.C i cili ka qenë i shpallur në kërkim për trafikimin e narkotikëve.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit J. L. 26 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

LEXO EDHE:  “Sa të kem jetë nuk mësohem me këtë gjë”/ Përlotet Manjola Nallbani

LEXO EDHE:  23-vjeçarja çudit botën: Jam krenare për abortin tim dhe po përpiqem që të ngre zërin

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar me një automjet.

Gjatë kontrollit të kryer këtyre shtetasve Policia iu gjeti dhe sekuestroi dhe 3000 fara cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE