Connect with Us

Macron në Serbi/ Çfarë pritet nga kjo vizitë

Aktualitet

Macron në Serbi/ Çfarë pritet nga kjo vizitë

Publikuar

-

Presidenti i Francës Emmanuel Macron fillon sot vizitën në Beograd. Në qendër të vëmendjes janë raportet bilaterale, por do të flitet edhe për Kosovën.

Vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Beograd, pas 18 vitesh, do ta vë presidentin Emmanuel Macron në një pozitë delikate. Raportet mes Francës dhe Serbisë janë të ngarkuara shumë në 25 vitet e fundit, në veçanti pas bombardimeve të vitit 1999 dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

Vizita është e ngarkuar edhe për shkak të lëshimit serioz që ndodhi vitin e kaluar, në ceremoninë e festimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte vënë në tribunat dytësore, larg ceremonisë kryesore, ku ishin presidentët e vendeve fituese të kësaj lufte. Ky lëshim është kritikuar ashpër në mediat franceze dhe serbe asokohe. Mediat franceze pohojnë se ky është një shans i mirë për përmirësimin e raporteve mes Francës dhe Serbisë.

Miqësia në sprovë

“Franca dhe Serbia do të jenë gjithmonë vende mike, sepse në të gjitha luftërat e mëparshme ato kanë mbajtur anën e njëjtë.” Këtë frazë e përmendin gati të gjithë bashkëbiseduesit tanë francezë, prej fqinjve në rrugë e deri tek intelektualët dhe politikanët e blloqeve të ndryshme politike. Sipas tyre, Franca dhe Serbia nuk mund të jenë armiq, përkundër mosmarrëveshjeve të fundit. Por kjo miqësi, e cila është theksuar gjithmonë në historinë serbe, në literaturë dhe këngët e kafeneve, nuk e ka penguar Jacques Chiracun që, në vitin 1995 të thotë, mjaft më me barbarizma, pasi që forcat serbe kishin marrë pengë në Republikën Serpska helmetkaltërit e OKB-së. Kjo nuk e pengon as Macron që të kundërshtojë zgjerimin e BE dhe futjen atje të Serbisë.

Franca dhe qëndrimet proserbe

Deutschland Balkan-Treffen in Berlin | Merkel und Macron begrüßen Aleksandar Vucic und Ana Brnabic (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Gazetari i njohur i gazetës Mond, Mark Semos, i cili ka raportuar shpesh për mediat franceze gjatë luftërave të ish-Jugosllavisë, thotë se miqësia francezo-serbe është një shkak serioz për akuzat ndaj Parisit për qëndrim proserb. Këto dyshime kanë ekzistuar edhe gjatë luftës së Bosnje-Hercegovinës dhe nuk janë ndërprerë përkundër bombardime të Serbisë në vitin 1999. Miqësia tradicionale francezo-serbe e ka komplikuar gjithmonë rolin e diplomatëve francezë në Ballkan. Kjo miqësi është keqinterpretuar nga qarqet serbe dhe ka komplikuar gjithmonë misionet e francezëve. Perceptimi i Serbisë ka të bëjë me luftërat në të kaluarën. Ndërsa përgjegjësinë për prishjen e raporteve e mbanë ish-presidenti i Serbisë Slobodan Milosheviq dhe politika e tij agresore ndaj Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Politika e tij ka shkaktuar vuajtje të mëdha për popujt joserbë në ish-Jugoslavi. Këto qëndrime në Francë janë krijuar nga intelektualë dhe filozofë të njohur, si Paskal Brukner, Bernar Anri-Levi, Andre Gliksman dhe Alain Finkielkraut. Këto bindje ekzistojnë edhe sot, ndonëse vitin e kaluar janë dëgjuar zëra të ndryshëm, të cilët thonë se ka dyshime “ndaj fakteve të dëgjuara më parë”, për shembull për bombardimet e NATO-s. Lidhur me këtë ka pasur tekste në gazetën Mond diplomatika, ku janë relativizuar pikëpamjet e mëparshme për bombardimet.

LEXO EDHE:  Një ditë para seancës plenare/ Rama i shkon në zyrë Metës

Gazetarët kanë kontestuar ekzsitencën e planit “patkoi” për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët dhe deportimet masive. Ata kontestojnë edhe bombardimin për shkaqe humanitare, të lansuar nga qeveritë e vendeve të NATO-s. Mediat thonë se një politikë e këtillë ka qenë shkak i ndryshimit të qëndrimeve ndaj Serbisë, në 25 vitet e fundit. Por pikëpamjet për egërsinë e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, nuk ka ndryshuar, edhe pse kur shkruhet për krimet sebe në Kosovë, nuk përmendet më fjala gjenocid.

Domethënëse janë edhe pohimet e bartësve të listave të partive politike në Francë, të cilët në debatet televizive para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Në pyetjen – a duhet të pranohet Serbia në BE, prej 12 bartësve, nëntë prej tyre janë deklauara kundër pranimit të Serbisë, dy kanë qenë pro, ndërsa dy të përmbajtur.

Përmirësimi i raporteve

Autoritetet franceze kanë pranuar se mes Francës dhe Serbisë ka tensione. Por thonë se presidenti Macron është i gatshëm të punojë në përmirësimin e raporteve. Autoritetet megjithatë thonë se Kosova dhe pranimi i Serbisë në BE nuk do të jenë dy tepat kryesore të vizitës, sepse këtu me siguri që ka dallime. Por në këtë vizitë do të jenë edhe shumë përfaqësues të ekonomisë franceze, të cilët do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Qeveria nuk bën hetime”/ Ulsi Manja justifikon zbardhjen e 21 janarit

Publikuar

-

Nga

“Qeveria nuk bën hetime”/ Justifikohet Ulsi Manja: Pa zbardhjen e 21 janarit, demokracia është në rrezik

Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka pohuar se demokracia në Shqipëri është në pikëpyetje, për aq kohë sipas tij sa nuk është bërë drejtësi për ngjarjen e ndodhur në 21 janar 2011.

Gjatë homazheve për viktimat e 21 janarit, Manja u pyet nga mediat se a është e pranueshme kjo deklaratë kur mazhoranca aktuale ka 8 vite në pushtet. Manja u justifikua duke thënë se qeveria nuk bën hetime, dhe shtoi se kjo e fundit ka bërë atë q i takonte të bëntë, duke iu referuar reformës në drejtësi.

LEXO EDHE:  Çështja e Sirisë/ Erdogan takim me Putin në Moskë

LEXO EDHE:  Çështja e Sirisë/ Erdogan takim me Putin në Moskë

Për sa i përket mos-respektimit të masave gjatë homazheve të ditës së sotme, Manja u shpreh se të gjithë janë me maska.

“Pa u bërë drejtësi për 21 janarin, demokracia në Shqiperi është në pikëpyetje. Qeveri nuk bën hetime, ajo që mund të bënim ne është reforma në drejtësi, që është kryereforma e 30 viteve. Ne presim që drejtësia e re të zbardhë këtë çështje”, tha Manja.

Ditën e sotme, teksa kanë kaluar 10 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri i Shqipërisë i shpalli ata “Dëshmorë të Atdheut”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U arrestua për trafikun e 50 klandestinëve sirianë/ Gjykata lë në burg të riun

Publikuar

-

Nga

U arrestua për trafikun e 50 klandestinëve sirianë, gjykata lë në burg të riun

Gjykata e Vlorës ka lënë masën arrest me burg për 26 vjeçarin Emiljano Lika, i cili u arrestua dy ditë më parë, pasi dyshohet se është skafisti që tentoi të kalonte ilegalisht 50 sirianë drejt Italisë në datën 8 janar.

Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita e 11-të e vaksinës anti COVID/ Manastirliu: 549 mjekë dhe infermierë kanë kryer dozën e parë

Publikuar

-

Nga

Dita e 11-të e vaksinës anti COVID/ Manastirliu: 549 mjekë dhe infermierë kanë kryer dozën e parë

Deri më tani në vendin tonë 549 personel shëndetësor kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti COVID.

Është vetë Ministrja e Shëndetësisë që e bën me dije një gjë të tillë. Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu shkruan se mjekët Prof. Eqerem Hasani dhe Prof. Mira Kola sapo kanë kryer vaksinën antiCovid dhe sot janë më të mbrojtur nga virusi.

“Jam e kënaqur që prof. Eqerem Hasani, prof. Mira Kola dhe mjekët e shërbimeve delikate të urgjencës dhe reanimacionit sapo kanë bërë vaksinën antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania dhe sot janë më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm.  549 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID19 kanë kryer deri tani dozën e parë të vaksinës antiCOVID.  Shqipëria Buzëqesh”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE