Connect with Us

Kroacia dëbon refugjatët me “pak dhunё”

Aktualitet

Kroacia dëbon refugjatët me “pak dhunё”

Publikuar

-

Kishte kohё qё Kroacia i mohonte njoftimet pёr kthimin e refugjatёve ilegalё nё vendin fqinj Bosnje-Hercegovinё. Por presidentja kroate pranoi nё njё intervitё televizive, se ka tё ashtuquajtura push-backs.

Kroacia si vend anёtar i BE-sё ka njё qёllim tё rёndёsishёm – ajo do tё bёhet pjesё e hapёsirёs Shengen. Por kush e paguan ҁmimin pёr udhёtimin e lirё nga Hamburgu deri nё Dubrovnik? Gjatё 12 muajve tё fundit kjo ёshtё bёrё vazhdimisht e qartё: Ka shumё raportime pёr qendrimin brutal tё policёve kroat tё kufirit ndaj refugjatёve, qё janё pёrpjekur tё kalojnё pёrtej pikёkalimeve kufitare zyrtare. Mbrojtёsit kroatё tё kufijve tё jashtёm tё BE-sё duket se nuk stepen prej mizorisё. Mediet njoftojnё, se refugjatёt ndёr ta edhe fёmijё janё treguar para kamerave me plagё, qё u janё shkaktuar atyre nga policia pёr t’i ndaluar tё kalojnё nё anёn kroate.

Shumica e mediave kroate e kanё injoruar kёtё tragjedi, qё luhet vetёm 150 km larg kryeqytetit Zagreb. Ministria e Brendshme e Kroacisё i ka mohuar njoftimet pёr keqtrajtime tё refugjatёve nё kufirin me Bosnje-Hercegovinёn gjatё tё ashtuquajturave  push-backs, pra dёbimin e atyre qё udhёtojnё ilegalisht.

DW-Interview mit der kroatischen Staatspräsidentin olinda Grabar-Kitarovic (DW)Presidentja e Kroacisё Klinda Grabar-Kitarovic

Mohim nё Zagreb, heshtje nё Bruksel

Amnesty International kritikoi ёshtё heshtjen e Brukselit ndaj kёtyre rasteve. “Shtetet europiane mbyllin sytё kundrejt sulmeve dashakeqe tё policёve kroatё dhe madje i financojnё aksionet e tyre”, shkruan organizata humanitare nё njё deklarim tё saj.
Qёkurse gazetarёt e televizionit SRF nga Zvicra nё maj i kanё filmuar dёbimet ilegale tё refugjatёve nё kufirin kroato-boshnjak, pёr autoritete nё Kroaci ёshtё bёrё e vёshtirё, qё t’i minimizojnё apo t’i heshtin kёto zhvillime.
Edhe presidentja e Kroacisё, Kolinda Grabar-Kitaroviq, nё fillim tё korrikut tha para gazetarёve vendas nё kufirin kroato-boshnjak, se “Nёse dikush kalon nё kёtё territor tё vёshtirё, ёshtё normale qё tё pёrballesh me gёrvishtje, hematoma dhe plagё. Duhet ta mendoni edhe kёtё, nёse herёn tjetёr dёgjoni pёr historitё mbi brutalitetin e policёve tanё. Ata nuk janё brutalё, ju garantoj pёr kёtё.”

LEXO EDHE:  Dhunë në protestë/ Rama provokon me foto

Askohe u tha se nuk ka dёbime, push-backs. Presidentja shtoi edhe se nuk kemi tё bёjmё me refugjatё, por me migrantё ekonomikё.
Por vetёm pak ditё mё pas Grabar-Kitaroviq nё intervistё pёr televizionin SRF, nё kuadёr tё vizitёs nё Zvicёr pranoi, se policёt kroatё zbatojnё push-backs.

“Jam interesuar tek ministri i Brendshёm, shefi ipolicisё nё vend, dhe ata mё siguruan, qё nuk ushtrojnё dhunё tё ekzagjeruar. Natyrisht pak dhunё duhet, kur ata zbatojnё push-backs”, tha Kolinda Grabar-Kitaroviq para kamerave. Ajo konfirmoi pikёrisht atё, qё prej muajsh e mohonin politikanёt kroatё.

Jelena Sesar nga Amnesty International e cilёson si “shokuese” deklaratёn e presidentes kroate dhe nё bisedё pёr DW thekson, se: “Sipas sё drejtёs ndёrkombёtare dёbimet kolektive dhe push-backs janё gjithmonё ilegale.”

Eshtё skandaloze se si presidentja kroate pёrpiqet t’i paraqesё push-backs si masa legale dhe justifikon “pak dhunё” pёr zbatimin e tyre. Amnesty International kёrkon, qё Komisioni Europian tё ushtrojё presion ndaj Kroacisё, pёr t’u dhёnё fund kёtyre veprimeve nё kufirin kroato-boshnjak.

Komisioni i BE-sё i pyetur nga DW lidhur me deklarat e presidentes Kitaroviq, u pёrgjigj, se nuk ka koment pёr kёtё./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi tregon rregullat e Partisë/ Të përjashtuarit nuk kanë vend, Jozefina nuk ka se si të rikthehet

Publikuar

-

Nga

Bardhi tregon rregullat e Partisë/ Të përjashtuarit nuk kanë vend, Jozefina nuk ka se si të rikthehet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i tha “Syri Tv” se si do të funksionojë Partia dhe emrat që do të thirren për kandidatura deputetësh, përfshi edhe të vjetrit. Ai deklaroi se në listat e PD nuk do të jetë asnjë nga ata që është përjashtuar nga kjo parti pas vendimeve për bojkotin dhe djegien e mandateve.

“Çdokush që ka thyer vendimin, është përjashtuar nga PD me vendim”, tha ai.

Ai tha se numri i të përjashtuarve është shumë i vogël, ndërsa i mëshoi idesë se djegia e mandateve ishte vendimi i duhur.

LEXO EDHE:  Videoja e nënës së 15-vjeçarit me armë/ Pampuri: Veliu dhunoi për herë të dytë viktimën e policisë

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj Xhisiela Malokut/ Ish-Ministrja e Integrimit ngre dyshime të forta

I pyetur për rikthimin e Jozefina Topallit në PD, Bardhi tha:

Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Është e drejta e saj nëse do të marrë pjesë në organet e partisë. Nuk ka si rikthehet pasi është pjesë e organit më të lartë vendimmarrës të partisë”. Bardhi tha se ai nuk ka kontaktuar me zonjën Topalli.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Majko tregon platformën/ Votat e emigrantëve shkojnë për qarkun e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore ndërsa i ka kushtuar vëmendje çështjes së votimit elektronik të emigrantëve.

I ftuar në “repolitix” Majko tha se votat e emigrantëve do t’i bashkëngjiten qarkut të Tiranës.

“Votat e emigrantëve do t’i bashkëngjiten qarkut të Tiranës. Kjo është e shkruar në marrëveshje dhe palët politike e dine”, tha Majko.

LEXO EDHE:  Vrasja e Arieles/ 178 gra e vajza denoncuan përndjekjen nga burrat brenda 1 viti

LEXO EDHE:  "Studentëve i ka humbur durimi"/ Mehmetaj: Nuk duhen mbyllur sytë...

Ai deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike marrëveshjes së 5 qershorit, kjo për shkak kanë hedhur firmën dhe duhet ta mbajnë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Konfirmohen 29 fluturime për nesër nga Rinasi/ Lejohen të udhëtojnë vetëm…

Publikuar

-

Nga

Konfirmohen 29 fluturimet nga Aeroporti “Nënë Tereza” për ditën e nesërme.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:⠀⠀
⠀⠀
Air Serbia – Tiranë – Beograd
Albaëings – Tiranë – Firence
Albawings – Tiranë – Rimini
Wizz Air – Tiranë – Pragë
Air Albania – Tiranë – Romë
Edeleeiss – Tiranë – Zyrih
Ukraine Airline – Tiranë – Ukrainë
Wizz Air – Tiranë – Memingen
Blue Panorama – Tiranë – Gjenova
Blue Panorama – Tiranë – Verona
Albawings – Tiranë – Duseldorf
Air Albania – Tiranë – Milano
Wizz Air – Tiranë – Luton (Londer)
Albaëings – Tiranë – Venecia
Air Serbia – Tiranë – Beograd
Austrian Airlines – Tiranë – Austri
Jonika – Tiranë – Kiev
Pegasus – Tiranë – Stamboll
Wizz Air – Tiranë – Vjenë
Blue Panorama – Tiranë – Milano
Blue Panorama – Tiranë – Romë
Albaëings – Tiranë – Hamburg
Wizz Air – Tiranë – Bolonja
Aegean – Tiranë – Athinë
Albaëings – Tiranë – Bari
Belavia – Tiranë Minsk
Wizz Air – Tiranë – Bergamo
Ukraine Airline – Tiranë – Ukrainë
Air Albania – Tiranë – Stamboll
“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE