Connect with Us

“I mbaruan lekët?”/ Zbulohet arsyeja pse u ndanë Inva Mula dhe biznesmeni i njohur

Aktualitet

“I mbaruan lekët?”/ Zbulohet arsyeja pse u ndanë Inva Mula dhe biznesmeni i njohur

Publikuar

-

Ndarja e sopranos së njohur shqiptare Inva Mula nga biznesmeni Ethem Ramadani bëri bujë të madhe në media.

Pas 11 vitesh martesë ata i kanë dhënë fund martesës nga e cila kanë dhe një vajzë të quajtur Nina.

Sipas “Panoramaplus”, arsyeja për ndarjen e tyre ka qenë gjendja ekonomike, pasi asnjëri prej të dyve nuk është në të njëjtën gjendje ekonomike që ishin në fillimet e lidhjes.

Miq pranë çiftit janë shprehur se për Invën, njohja me Ethemin, 11 vite më parë, ishte një histori princeshash, me pushime dimërore në kështjella e destinacione luksoze dhe pushime tremujore verore në jahtet e tij, ku Inva kishte të instaluar edhe pianon e saj.

LEXO EDHE:  "Ndjen një dhimbje të paprovuar më parë"/Princi Williams flet për ndarjen nga jeta të nënës së tij

Inva dhe Ethemi janë një ndër të paktët të cilët ruajnë miqësinë mes tyre edhe pas ndarjes. Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit këto kohë, megjithëse prej 2 muajsh po përflitej për ndarjen e tyre.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Rindërtimi/ Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane për fondin 95 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Rindërtimi/ Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane për fondin 95 milionë euro

Sot është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për angazhimin e 95 milionë eurove, ku 90 milionë euro janë kredi e butë, ndërsa 5 milionë do të jenë për grantin e rindërtimit të objekteve publike.
Ka qenë ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj që ka firmosur marrëveshjen me ambasadorin italian Fabrizio Buçi.

Kredia 90 milionë euro me interes shumë të vogël do të përdoret në sektorin e energjisë, zhvillimin e ekonomisë së detit dhe rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile.

LEXO EDHE:  Ndahen Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari? Zbulohet femra që është futur mes tyre



Konkretisht, kredia 90 milionë euro do të përdoret:

LEXO EDHE:  Ndahen Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari? Zbulohet femra që është futur mes tyre

a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit
b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit
c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile,

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD: Reforma territorale, dështim i madh i qeverisë

Publikuar

-

Nga

PD: Reforma Territorale, dështim i madh i qeverisë

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se ka dështuar me reformën territoriale.

Mateo Spaho, doli në me një deklaratë nga selia blu për të shpjeguar pse dështoi kjo Reformë, nën menaxhimin e qeverisë.

Sipas Spahos, vetëm në dy vjet, 2017-2019, janë paguar nga taksat e qytetarëve rreth 92 milionë euro për më shumë se 8100 punonjës shtesë me kontratë të përhershme, veçanërisht në pushtetin lokal.



Ai shtoi se të dhënat mund të aksesohen edhe në faqen e INSTAT dhe se çdo i punësuar i ri kushton rreth 580 mijë lekë në muaj.

LEXO EDHE:  Pas dy vitesh çifti i njohur i jep fund lidhjes!

LEXO EDHE:  "E urrej kur viktimizohet"/ Mozzik flet për ndarjen nga Loredana: Nuk kthehem më me të

Sipas Spahos një nga arsyet madhore të reformës territoriale ishte reduktimi drastik i shpenzimeve, por punësimi i militantëve në administratën lokale ka sjellë rritjen me 92 milionë euro në 2 vjet të kostos së rrogave të tyre. Zyrtari i PD shtoi se në raport me 2 vite më parë ka 3% më pak teknikë dhe specialistë dhe se është rritur gati me 15% numri i nëpunësve të lartë dhe drejtuesve. CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lidhja me Viola Spiron/ Kush është koka e trafikut të kokainës në Holandë, që SPAK i kërkon pasurinë

Publikuar

-

Nga

Lidhja me Viola Spiron/ Kush është koka e trafikut të kokainës në Holandë, që SPAK i kërkon pasurinë

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kërkuar konfiskimin e 17 pasurive të shtetasit Valentin Selaj, i cili dyshohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Valentin Selaj është një emër i njohur i cili para dy vitesh është arrestuar në Itali si koka e trafikimit të drogës në Itali. Ai njihet edhe si ish i fejuari i moderatores së sportit, Viola Spiro,

Në një letër porosi të ardhur nga Holanda thuhet se Valentin Selaj, nga aktivi kriminal dhe trafiku i kokainës paratë e fituar i ka investuar në Shqipëri në prona e biznese të paluajtshme dhe të luajtshme.
Nisur nga kjo letërporosi, SPAK ka nisur hetimet dhe ka arritur në përfundimin se pasuritë në emër të Valentin Selaj, por dhe familjarëve të tij nuk justifikohen duke u dyshuar si të vënë nga paratë e krimit dhe për këtë ajo ka kërkuar nga GJKKO konfiskimin e tyre.



Selaj, i dyshuar dhe si koka e grupit, trafikonte kokainën nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj. Gjatë këtyre hetimeve, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasia prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 16 kg heroinë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.
Mbështetur në faktet e lartpërmendura, aktivitetin e dyshuar kriminal te shtetasit Valentin Vasil Selaj në Hollandë, mungesa e të ardhurave të ligjshme në Shqipëri dhe jashtë saj për shtetasit Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj, si dhe pasuritë e konsiderueshme të paluajtshme dhe luajtshme dhe investime që kanë në pronësi këta shtetas lindin dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë si produkt i aktivitetit kriminal.

LEXO EDHE:  “Ndjen një dhimbje të paprovuar më parë”/Princi Williams flet për ndarjen nga jeta të nënës së tij

LEXO EDHE:  "Ndjen një dhimbje të paprovuar më parë"/Princi Williams flet për ndarjen nga jeta të nënës së tij

Në nëntor të 2017, Valentin Selaj u arrestua gjatë një operacioni antidrogë në Firence, ku u cilësua si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali dhe shfrytëzim prostitucioni
Valentin Selaj është arrestuar nga policia e Firences në Itali, ndërsa emri i tij unë atë kohë u publikua nga gazeta italiane “La Nazione”, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Amerika Latine në Firence, nëpërmjet Holandës.
Gazeta italiane ‘La Nazione’ ka publikuar emrin dhe foton e shqiptarit Selaj, së bashku me të dashurën e tij Viola Spiro./CNA.al

LEXO TE PLOTE