LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flet Eno Bozdo, pas përjashtimit nga Basha

15 Korrik 2019, 10:39, Aktualitet CNA
Flet Eno Bozdo, pas përjashtimit nga Basha

Dy ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vendosi të qarkullojë koordinatorët e PD-së.

Mes koordinatorëve, që Basha i cilësoi si ?dështuar? dhe i përjashtoi, është edhe Eno Bozdo, një ndër ish-sekretarët besnikë të kreut të Republikës së Re.

Me ndryshimet që ka bërë Basha, Bozdo nuk do jetë më koordinator i PD-së, për Beratin.

Por, pas përjashtimit nga Basha, Bozdo ka thënë në emisionin ?Ditari? në A2 CNN se PD po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, duke lënë menjanë spostimin nga Basha dhe tentoi të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Sipas tij, Partia Demokratike ka ?ndërmarrë disa hapa që kanë lidhje me bërjen gati të strukturës për zgjedhjet e parakohshme?.

?Kemi ndërmarrë disa hapa në pritshmëritë që kemi për zgjedhjet e parakohshme, mundësisht brenda këtij viti.

Duhet të mbyllim të gjithë pjesën organizative në mënyrë që sapo të shpallet data e zgjedhjeve, partia të jetë gati me strukturën dhe infrastrukturën e saj?, tha Bozdo.

Pavarësisht pretendimeve të Bozdos se po përgatiten për zgjedhje të parakohshme, në mbledhjen e një jave më parë me ?kupolën? e PD-së, Lulzim Basha tha se nuk janë gati për zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa pyetjes, nëse do të ketë protesta të tjera të opozitës së bashkuar, Bozdo ndërkohë deklaroi se kjo periudhë nuk është e përshtatshme për protesta.

?Nuk do të ketë protesta tani, pasi klima e nxehtë, stina e pushimeve dhe vëmendja e larguar e publikut e bëjnë jo të efektshme organizimin e protestave.

Kjo është koha për të punuar për strukturën në mënyrë që shtatori të na gjejë gati?, theksoi Bozdo.

Basha gjen përgjegjësit/Fajin e kanë të deleguarit, kryetarët e degëve dhe baza!!!

Basha qarkullon koordinatorët/ Limonin e shtrydhur e do portokall

Lajmet e fundit nga