LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fituan miliarda falë famës/ Njihuni me pasaniket më të mëdha në botë

15 Korrik 2019, 14:00, Aktualitet CNA
Fituan miliarda falë famës/ Njihuni me pasaniket më të

Shumë gra po krijojnë biznese të reja duke bërë pasuri më shumë se kurrë. Si rezultat i kësaj Forbes ka bërë një kërkim mbi yjet e televizionit që e krijuan vetë pasurinë që zotërojnë sot.

Disa prej tyre arritën të bënin miliarda me produkte kozmetike apo qendra estetike, ndërsa të tjerë si Belinda Johnson me anë të teknologjisë.

Për shembull Rihanna përdori famën e saj si këngëtare për ta përkthyer atë në para me biznesin e saj të veshjeve intime dhe linjën e kozmetikës  ?Fendi?, e të njëjtën rrugë ndoqi dhe Kylie Jenner duke promovuar në rrjetet sociale produkte bukurie që u kthyen në miliarda për 21 vjeçaren.

Në krye të të gjithave për të dytin vit radhazi Diane Hendricks ka shtuar në llogarinë e saj 2.1 miliardë më shumë se vitin e kaluar dhe e gjitha kjo falë programeve online dhe portalit të saj ABC Supply.

Anëtarët e listave variojnë nga mosha 21 deri në 92 vjeç, dhe kanë vlerë 81.3 miliardë dollarë. Vlera minimale neto për të bërë renditjen e pestë vjetore të Forbes nga këto gra është 225 milionë dollarë. Një rekord prej 25 janë miliarderë, një më shumë se vitin e kaluar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga