LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti-Konçesionet PPP/ Zbulohet një tjetër aferë korruptive e qeverisë

15 Korrik 2019, 08:32, Aktualitet CNA
Dokumenti-Konçesionet PPP/ Zbulohet një tjetër aferë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka denoncuar sot një tjetër kontratë koncesionare të qeverisë, të cilën e ka cilësuar si një aferë korruptive flagrante dhe në shkelje të ligjit.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se qeveria ka dhënë me koncesion PPP kontrollin e pompave të naftës një subjekti privat, duke bërë që subjekti në fjalë të përfitojë minimalisht 100 milionë euro nëse tarifat e kontrollit do jenë të njëjta.

Sipas tij, vjedhja nëpërmjet këtij koncesioni është marramendëse dhe kjo është arsyeja pse fituesi i garës së këtij koncesioni ishte i parapercaktuar.

?Nëpermjet një procedure konkurrimi me një ofertues dhe të jashtëligjshme, qeveria ka shpallur kompanine ?Noa control? fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të naftës.

Ky tender është bërë në fshehtësi të plotë, si pasojë e ankesave për fitues të parapercaktuar gjykata ka kërkuar modifikimin e kritereve të garës.

Kontrolli i pompave të naftës kryhej nga shteti dhe ishte një aktivitet fitimprures sepse sillte në arkat e shtetit mbi 5 milionë euro në vit.

Kompania ?Noa Control? do të investoj vetëm rreth 600.000 euro dhe nga koncesioni njëzetvjeçar do të përfitojë minimalisht 100 milionë euro nëse tarifat e kontrollit do jenë të njëjta.

Vjedhja nëpërmjet këtij koncesioni është marramendëse dhe kjo është arsyeja pse fituesi i garës së këtij koncesioni ishte i parapercaktuar.

I bej thirrje prokurise te hetoje kete afer korruptive flagrante ne shkelje te ligjit.?-shkruan Agron Shehaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga