Connect with Us

Basha nga Shkodra/ Refuzimi i regjimit të Edi Ramës, motiv për mua

Aktualitet

Basha nga Shkodra/ Refuzimi i regjimit të Edi Ramës, motiv për mua

Publikuar

-

“Refuzimi i Edi Ramës më 30 qershor, është motivim dhe përgjegjësi për ta kthyer këtë refuzim masive, në një votë shprese dhe ndryshimi.” Kështu u shpreh lideri demokrat Lulzim Basha, pas përfundimit të takimit informal me strukturat në Shkodër.

Së pari dua të falënderoj të gjithë shkodranët që refuzuan masivisht Edi Ramën. Dua të falënderoj edhe socialisët shkodranë që braktisën kupolën kriminale të PS. Ata i çuan mesazhin kuptimplotë kupolës kriminale që ka kapur partinë e tyre.

Së dyti jam këtu për t’iu thënë shkodranëve se për mua dhe PD, refuzimi i Ramës dhe regjimit më 30 qershor është motivim dhe përgjegjësi për ta kthyer këtë votë masive për largimin e regjimit antikombëtar, për ta klthyer në shpresë dhe projekt ndryshimi që duhet të vijojë me vepra dhe garanci.

Kjo do i paraprijë, trasformimit të thellë, në radhë të parë ekonomisë.

LEXO EDHE:  Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Ish-polici dhe autori njiheshin

Tani ëshë koha të japim zgjidhjet tona, të çlirojmë vendin, të ulim taksat, ti japim fund monipolizimit të ekonomisë për ti kthyer shqiptarëve të drejtën për të jetuart me dinjitet.”-përfundoi Basha./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Publikuar

-

Nga

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar mbi raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në deklaratë thuhet se raporti është mbajtur shënim dhe do të nxisin të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruhet në deklaratnë e Ambasadës së SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lajm i mirë/ Pala greke lehtëson masat për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë/ Pala greke lehtëson masat për shqiptarët

Pala greke njofton se ka lehtësuar sërish masat në pikat kufitare për emigrantët shqiptarë.

Sipas njoftimit të autoriteteve greke, të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid, i cili, ndryshe nga më parë, është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

LEXO EDHE:  Ringjallet marrëveshja e 2017/ Rama paralajmëron qeveri me Luli Bashën

Në çdo rast, testet anti-covid do të njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare.

LEXO EDHE:  Anëtari i Këshillit Bashkiak flet “troç”/ Ja pse Rama dhe Basha kërkojnë të mos ndryshojë sistemi

Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anti-covid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj, drejtuesit politik të kësaj dege për zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, në Fax News, Mano tha se Edmond Spaho ka përçarë “në mënyrë spektakolare”, degën e PD-së në Korçë.

Por, Mano nuk ka kursyer as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

“Korça ka qënë dega më model e PD, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano.

LEXO EDHE:  Anëtari i Këshillit Bashkiak flet “troç”/ Ja pse Rama dhe Basha kërkojnë të mos ndryshojë sistemi

LEXO EDHE:  “Reforma Zgjedhore u hodh në erë”/ Basha: Ajo tryezë nuk ka asnjë pikë kuptimi sot

I pyetur nëse këtë shqetësim e kishte ngritur edhe tek Lulzim Basha, Mano tha se ka pasur biseda të gjata në telefon me kreun e PD-së, nga të cilat ka kuptuar se gjithçka po ndodhte në Korçë, ishte me bekimin e Lulzim Bashës.

“Sigurisht që kam folur me Bashën. Kam zhvilluar edhe biseda të gjata me të në telefon. Dhe nga bisedat kuptova që ishte vija e kryetarit të parties, jo e të deleguarit të vet”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE