Connect with Us

“Basha jo më kryetar i PD, LSI s’do ketë asnjë gjurmë”/ Rama komenton mesazhin për Metën

Aktualitet

“Basha jo më kryetar i PD, LSI s’do ketë asnjë gjurmë”/ Rama komenton mesazhin për Metën

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, ku u vendos që me 22 korrik socialistët të mbledhin Asamblenë Kombëtare, i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me disa çështje politike.

Nisur edhe nga disa deklarata të presidentit Meta, gazetarët  pyetën kreun e qeverisë, nëse “eleminimi” i opozitës është plani i tij.

Por, Rama tha se “Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë nuk ka nevojë për plane për ta eleminuar sepse opozita është në kapacitete të plota për t’u veteleminuar. Është në një rrugë të zgjedhur vetë qorrazi. Por ajo që është e rëndësishme për ne është ti qëndrojmë besnik të gjithëve dhe këto historitë me 7*7= 42 ia kemi lenë opozitës”.

Kujtojmë këtu se pak kohë më parë, presidenti Meta në një deklaratë për mediat tha se Rama i kishte dërguar një mesazh të tillë, “Meqë Lulit i kam shkruar në fund të vitit 2017 se pas zgjedhjeve lokale s’do jetë më kryetar partie ndërsa ty po të shkruaj sot se pasi të mbarosh mandatin si President s’do të gjesh më gjurmë LSI-je”.

LEXO EDHE:  Beteja e lodhur e kundërshtarëve të Bashës

Po ashtu, Rama është pyetur nga gazetarët edhe nëse PS ka gati një emër që do të kandidojë për postin e presidentit, por ai tha se nuk është kjo tema e ditës.

“Nuk është kjo tema e ditës, të fokusohemi te lëvizja e radhës, kur të përfundojë ky proces, do merremi edhe me atë”-tha Rama për gazetarët jashtë selisë së PS-së./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Rama Pazar me Vuçiç?/ Agim Nesho: Nuk është aq naiv, po provokon Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Në të njëjtën linjë me ish-zv.kryeministren e Kosovës Edita Tahiri edhe diplomati Agim Nesho akuzon kryeministrin shqiptar për pazar me presidentin Vuçiç me qëllim konsolidimin e pushtetit të tij dhe në dëm të Kosovës.

Në studion e Debati në A2 CNN me Alba Alishanin ai tha se Rama po provokon Shqipërinë duke e quajtur bashkëpunuese të një aleance të gjerë si Gjermania e Franca.



Unë mendoj që Rama nuk është naiv por për të kosnosliduar pushtetin e tij por ka bërë Pazar me Vuçiç në dëm të interesave të popullit shqiptar dhe Kosovës që Vuçiç të ketë hapësira të pakufizuara serbe dhe të Serbisë së madhe dhe provokon Shqipërinë që i jep leje, duke e quajtur si bashkëpunuese të një aleance të gjerë si Gjermania e Franca që mund të mbledhë hapësirat shqiptare, por në dëm të rregullit ndërkombëtar dhe konflikteve etnike”, tha Nesho.

LEXO EDHE:  Beteja e lodhur e kundërshtarëve të Bashës

LEXO EDHE:  Arben Ristani : Kryeministri, i paaftë për të qeverisur

Deklarata e Neshos vijmë pas mbledhjes në Beograd të Ballkanit të Hapur dhe deklaratave të dy liderëve, Rama dhe Vuçiç.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

’30 qershori’/ Haxhiu: Meta s’ka arsye morale të jetë President

Publikuar

-

Nga

Analisti Baton Haxhiu e komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit si një goditje për presidentin Ilir Meta.

Sipas Haxhiut, Kushtetuesja ‘e bëri Ilir Metën që moralisht qëndrimi i tij në karrigen e presidentit të jetë i paarsyeshëm’.

Analisti shtoi se edhe pse ai vetë ka humbur besimin tek Gjykata Kushtetuese me vendimet ‘përshkruese’ që ky organ ka marrë, vendimi i sotëm është rast i mirë që palët të mësojnë si të sillen me kushtetutën.



Gazetari Andi Bushati u shpreh se votimi i 30 qershorit nuk ishte zgjedhje.

LEXO EDHE:  Ilir Meta performon balet klasik me eskavatorë kinezë

LEXO EDHE:  Beteja e lodhur e kundërshtarëve të Bashës

“Mjafton të shohësh raportin e OSBE-ODIHR, nuk ka pasur në 30 vjet raport më të zi për një garë elektorale në Shqipëri. Nga njëra anë unë e kuptoj që askush nuk mund t’i marri zgjedhjet peng në Shqipëri, por a është një lloj pengmarrje edhe zgjedhjet në thundrën e një partie të vetme?”, deklaroi Bushati.

“Kur partia fillon të sillet si parti-shtet është shumë më e rrezikshme se shtyrja e zgjedhjeve me disa javë,” argumentoi Bushati./euronews

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Xhafaj: Ka përpjekje për të ndikuar drejtësinë e re

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh me mazhorancën?/ Fatmir Xhafaj sinkron me opozitën e Bashës?

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, shprehet se se ka përpjekje për të ndikuar në drejtësinë e re.

I ftuar në Syri Tv, Xhafaj tha se kemi 30 vjet që kemi këtë qasje me drejtësinë, dhe nuk mund të ndryshojë dot për tre vjet.



Reforma e re e drejtësisë i ka dhënë fund ndikimit politik. Lufta mes institucioneve dhe përpjekjeve për të ndikuar në vendimmarrje është e pranishme, sepse kemi 30 vjet që kemi këtë qasje me drejtësinë, nuk mund të ndryshojë dot për tre vjet.

Drejtësia ka pasur influenca politike në vend e kjo gjë është e ditur. Shpesh herë Komisioni i Venecias keqcitohet. Komisioni i Venecias e ka certifikuar projektin kushtetues për reformën në drejtësi”, u shpreh Xhafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE