LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, gjashtë të plagosur

15 Korrik 2019, 06:57, Aktualitet CNA
Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, gjashtë të

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër

Mësohet se dy automjete janë përplasur në afërsi të fshatit Derviçan dhe si pasojë dyshohet se gjashtë persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se pesë prej personave të plagosur janë nga Elbasani, ndërsa një tjetër është nga Gjirokastra.

Të plagosurit, mes të cilëve ndodhet edhe një fëmijë, janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mjetet e përfshira në aksident, janë ?Jeep? dhe një ?Mercedes Clas?, njëri prej të cilëve ka përfunduar në kanal nga përplasja.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin mjetet, por grupi hetimor që ndodhet në vendngjarje do të japë detaje të plota rreth aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga