Connect with Us

“Rrethuar me dashuri”/ Xhensila publikon momentet më të bukura nga ditëlindja e Ajkës

Aktualitet

“Rrethuar me dashuri”/ Xhensila publikon momentet më të bukura nga ditëlindja e Ajkës

Publikuar

-

Ditën e premte, Xhensila dhe Bes Kallaku festuan ditëlindjen e vajzës së tyre e cila mbushi 1 vjeç dhe çifti organizoi një super festë ku ishin të ftuar personazhe të ndryshëm të showbiz-it shqiptar. Xhensila shkëlqeu me një fustan në ngjyrë rozë me një fjongo tek gjoksi. Një fustan të tillë me fjongo e kishte veshur edhe Ajka.

Pas përfundimit të festës, këngëtarja publikoi për ndjekësit në Instagram disa pamje nga momentet më të bukura nga 1-vjetori i të voglës, ku ajo, Ajka dhe Besi ishin fotografuar tepër të lumtur teksa buzëqeshnin me të madhe.

“Pas asaj dite edhe mbremjeje te bukur nga gezimi me i madh i jetes, rrethuar me dashurine e te gjithe atyre qe na uruan, te atyre qe ishin te pranishem dhe atyre qe punuan per te zbukuruar, pikturuar dhe perjetesuar ne memorien tone 1 vjetorin e Ajkës.”- janë fjalët e Xhensilës krahas fotos.

LEXO EDHE:  Horoskopi 3 korrik 2019/ Puna dhe dashuria, zbuloni si do të jetë dita e sotme sipas Paolo Fox

Kujtojmë se ditën e djeshme çifti tregoi për herë të parë për publikun portretin e Ajkës, e cila me ëmbëlsinë e saj rrëmbeu zemrat e të gjithëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Publikuar

-

Nga

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Gazetari Spartak Koka tregoi mbrëmjen e sotme se shënjestra e atentait në Vasil Shanto, Preng Gjini, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës.

Koka tha se Gjini ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës.

“Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Më tej, ai zbuloi lëvizjen e fundit të të plagosurit pak  çaste para se t’i bënin atentat.

LEXO EDHE:  Prisni se nuk i keni parë të gjitha! Tuna poston momentet e nxehta në shtrat me Vildane Zenelin

LEXO EDHE:  “Je shkop, si një k*** gati për…” Linda Rei lëshon gojën ndaj ish-missit shqiptar, ajo e injoron

“Informacioni i fundit që më erdhi, Preng Gjini ka qenë në një kafe në një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi, kur është shkëputur, ka lëvizur në drejtim të kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Ka dalë në Vasil Shanto dhe më pas është ngjitur në pjesën për të dalë tek ura Pallatit me Shigjeta”, theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Gazetari Artan Hoxha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, ku ka zbarhdur detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmje e sotme  në “Vasil Shanto”.

Hoxha tha se shpërthimi është i lidhur me nje histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet, dhe sipas Hoxhës, njëri prej tyre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.



“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Blegjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh në Elbasan!/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh në Elbasan/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Forca të shumta policie kanë ‘blinduar’ këtë mbrëmje qytetin e Elbasanit.

Policia ka ngritur 6 grupe kontrolli në pikat kyçe të qytetit ku po ushtron kontrolle të rrepta.

Mësohet se nga këto kontrolle janë shoqëruar për verifikim disa persona.



Qëllimi i këtyre kontrolleve nga ana e policisë është kapja e personave në kërkim dhe i personave me precedentë që lëvizin me sende të palejuara./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE