Connect with Us

“Prokurori i Metës” nën hetim/ Gentjan Osmani rrezikon shkarkimin

Aktualitet

“Prokurori i Metës” nën hetim/ Gentjan Osmani rrezikon shkarkimin

Publikuar

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zhvilluar më datë 11 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani.

Gjatë seancës Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit, ndërsa subjekti i rivlerësimit, parashtroi kundërshtimet e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe i kërkoi trupit gjykues të riçelë hetimin gjyqësor dhe të administrojë në cilësinë e provës, disa akte të reja, që i depozitoi pranë trupit gjykues.

Komisioneri Publik i kërkoi trupit gjykues të marrë në konsideratë një denoncim për subjektin e rivlerësimit që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka adresuar institucionit të Komisionerit Publik dhe që ky i fundit e ka përfshirë në shkaqet e ankimit. Me kërkesë të relatores së çështjes, Komisioneri Publik saktësoi elementët kryesorë të denoncimit, mbi të cilat i kërkohet Kolegjit të kryejë hetim të detajuar.

Trupi gjykues, pasi u tërhoq për vendimmarrje, vendosi të çelë hetimin gjyqësor për gjykimin e çështjes dhe të lejojë marrjen si provë të akteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit seancën e sotme.

Gjithashtu, në përgjigje të kërkimeve të Komisionerit Publik për hetim, trupi gjykues vendosi të kërkojë informacion nga Prokuroria e Përgjithshme dhe të dhëna nga sistemi TIMS, në funksion të hetimit mbi këtë denoncim.

Në seancën e së nesërmes, që do të mbahen në orën 13.30 Komisionerit Publik pritet të shprehet lidhur me përmbajtjen e provave.

IKP “godet” Osmanin

Komisioneri Publik, thotë në ankesën e tij pranë KPA-së, se prokurori Osmani nuk kishte mundur të provonte të kundërtën e gjetjeve të hetimit të KPK-së dhe se argumentet e tij kishin qenë deklarative dhe nuk duhej të ishin marrë parasysh nga KPK.

Sipas Komisionerit Sina, Osmani nuk ka paraqitur asnjë dokument ligjor justifikues, i cili të vërtetojë dhe provojë marrëdhënien e huas, palët apo mënyrën e marrjes dhe shlyerjes së saj për shumën 20 mijë euro.

Për më tepër rezulton se huadhënësi nuk i kishte mundësitë ekonomike.

“Konstatojmë gjithashtu se subjekti, në analizën financiare të paraqitur në përgjigje të rezultateve të hetimit administrativ, ka paraqitur fakte të ndryshme nga çfarë ka deklaruar në deklaratat periodike vjetore”, ka konstatuar Komisioneri Dariel Sina. Sipas këtij të fundit, Osmanit, i mungonin rreth 3 milion lekë për të justifikuar shpenzimet e jetesës, pagesat e huasë, kursimet e mbajtura në bankë dhe në shtëpi dhe këstet e kredisë.

LEXO EDHE:  Vetingu/ Zbardhet e kaluara e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Gjithashtu, Komisioneri Publik ka konstatuar se prokurori Gentjan Osmani nuk kishte justifikuar mjaftueshëm as dhurimin e marrë nga bashkëshortja prej prindërve të 1.5 milion lekëve.

Por, edhe prindërit e bashkëshortes, sipas KP, nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar dhurimin.

Prokurori Gentjan Osmani nuk ka arritur të justifikojë edhe pagesën e një kësti për apartamentin.

Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 700 mijë lekësh në vitin 2009 bazuar në pagesën e një kësti 32.680 mijë euro për apartamentin.

Sipas Komisionerit Publik, Dariel Sina,  bazuar në analizën financiare edhe nëse dy shumat e mësipërme merren të mirëqenë, përsëri Osmanit i mungonin burimet e ligjshme për vitet 2005-2013, pasi ai rezultonte me minus 3.760.305 lekë.

Gentjan Osmani apo prokurori i Metës”

Gentjan Osmani, njihet ndryshe edhe si prokurori i Presidenti Ilir Meta.

Ngjarja daton që në vitin 2009, në  kohën që Meta ishte kryetar i LSI.

Meta është kapur duke i kërkuar biznesmenit Kastriot Ismailaj, 200 mijë euro, vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore te vitit 2009.

Ky fakt është mësuar nga organet hetuese, ndërkohë që ishte vënë në përgjim Kastriot Ismailaj, i cili po hetohej për pastrimin e  rreth 7 milion eurove.

Gjithçka mësohet se ka qenë e kopsitur në dosjen “978”,  e cila kishte mbi 8 mijë faqe me përgjime që nisnin që në vitin 2008, ku ishin të përfshirë gazetarë, botues mediash, politikanë dhe biznesmenë.

Ishte prokurori Gentjan Osmani që me vendimin e datës 27.12.2010, pushoi hetimet për dosjen 978.

Në vendimin për pushimin e hetimeve, përfshihen të gjitha përgjimet, pra çdo bisedë që kishte zhvilluar Kastriot Ismailaj përgjatë një viti, vetëm bisedat dhe SMS -të me Ilir Metën nuk ishin përfshirë.

Dyshohet se prokurori Gentjan Osmani, i kishte zhdukur bisedat e përgjuara Meta -Ismailiaj paraprakisht.

Dosja  978,  u rihap pas 5 vitesh, në 2015-ën,  por të gjitha përgjimet e traskiptuara dhe disqet tashmë  ishin asgjësuar me një vendim gjykate në 27 dhjetor 2010.  Me rihapjen e dosjes, përgjimet ku përfshihej edhe Meta nuk u morën në konsideratë si prova për shkak të vendimit për asgjësimin e tyre./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  Pas bllokimit në gjithë botën, Facebook po hetohet për një krim të madh që ka lidhje me të dhënat tona personale

LEXO EDHE:  Vetingu/ Zbardhet e kaluara e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  Vetingu/ Zbardhet e kaluara e gjyqtarëve dhe prokurorëve

LEXO EDHE:  KPK me standarde të dyfishta/ Një tjetër gjyqtar i përfshirë në skandal

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: