Connect with Us

“Para dhe prona kam plot, nuk di ku t’i çoj”/ Aktorja shqiptare rrëfehet për jetën e saj luksoze

Aktualitet

“Para dhe prona kam plot, nuk di ku t’i çoj”/ Aktorja shqiptare rrëfehet për jetën e saj luksoze

Publikuar

-

Pak kohë më parë Nertila Kapaj, u bë e njohur për historinë e saj tepër romantike me Jetnis Dollapin, ish-i dashuri i së cilës ndërroi jetë pasi u përplas me murin e një pallati në lagjen ku jetonte, teksa po ecte me motor.

E njohur si “vajza e 300 trëndafilave”, në një intervistë për “Panorama Plus”, Nertila tregon se ende vijon të jetojë një jetë luksoze dhe shumë të shtrenjtë, por pa treguar burimin e të ardhurave.

E pyetur nëse dikush ia ka rrëmbyer zemrën apo ka zënë vendin e Jetnisit të ndier në jetën e saj, Kapaj thotë:

“Nuk ka ardhur akoma ai moment që të ma bëjë zemra bam për ndonjë mashkull.Unë kam gjithçka dua në këtë jetë. Pasuria më e madhe për mua nuk është paraja dhe pronat. Por meqë më pyetët, po ju tregoj që kam ca dhe ndoshta as vetë s’i di sa janë”.

LEXO EDHE:  “Mjaft më me këtë”/ Aktorja e famshme e irrituar me sfidën e re të rrjeteve sociale

Për Nertilën, fama në rrjetet sociale është bezdi, pasi ajo do një jetë të qetë dhe familjare.Gjithashtu, në raport me femrat e tjera, modelja bën me dije se ato janë vërtet në hall. Nertila shprehet se nuk e sheh veten shumë të rrezikshme sa t’ua marr të gjithave burrin.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mizori e turpshme”/ Bushati: Revizionimi i historisë nuk i shërben pajtimit dhe rrugës evropiane

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar sot 25-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, duke e cilësuar atë si një nga mizoritë më të turpshme sipas tij që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shkruan se kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave nuk i shërbejnë pajtimit dhe rrugës europiane të Ballkanit Perëndimor.

“25 vjet më parë bota u bë dëshmitare e një mizorie të turpshme e të paparë në tokën europiane, që prej Luftës së Dytë Botërore. 8372 boshnjakë humbën jetën në Srebrenicë, si rezultat i fushatës genocidiste të forcave serbe.

Në këtë ditë reflektimi, nderojmë kujtimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë, por edhe viktimat e tjera që i janë nënshtruar mizorive masive, për shkak të identitetit të tyre.

LEXO EDHE:  Maqedoni, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, më të shtrenjtat ndonjëherë

LEXO EDHE:  Maqedoni, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, më të shtrenjtat ndonjëherë

Kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave, shoqëruar me tentativat për marrëveshje për amnestimin e krimeve të luftës, shkojnë në drejtim të kundërt me ndërtimin e paqes së qëndrueshme, procesin e pajtimit dhe rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Pajtimi në epokën e pasluftës kërkon respekt dhe ndjeshmëri për të kaluarën, të mbijetuarit dhe familjet e tyre. Kjo është e vetmja garanci për mospërsëritjen e mizorive të së kaluarës dhe ndërtimit të shoqërive paqësore, gjithpërfshirëse dhe të drejta.”-shkruan Ditmir Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet i rrezikshmi i Korçës

Publikuar

-

Nga

Video-Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet i rrezikshmi i Korçës

Policia e Korçës bën të ditur se ka vënë në pranga një të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas uniformave blu, në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, mbi vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Ndihmësi”, për kapjen e tij, konkretisht shtetasit Dh. Sh., 39 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

LEXO EDHE:  “Mjaft më me këtë”/ Aktorja e famshme e irrituar me sfidën e re të rrjeteve sociale

LEXO EDHE:  “Mjaft më me këtë”/ Aktorja e famshme e irrituar me sfidën e re të rrjeteve sociale

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri, transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kujton viktimat e masakrës së Srebrenicës/ Gjenocid në zemër të Europës, nuk duhej lejuar

Publikuar

-

Nga

Meta kujton viktimat e masakrës së Srebrenicës/ Genocid në zemër të Europës, nuk duhej lejuar

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot viktimat e pafajshëm të masakrës së ndodhur 25 vite më parë në Srebrenicë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta e cilëson atë ngjarje të rëndë si gjenocid i një shkalle të paprecedentë në zemër të Europës, ndërsa thekson se nuk duhet të ishte lejuar të ndodhte.

Nisur nga kjo, ai jep një mesazh të qartë për reflektim dhe dhënien e një mesazhi të qartë brezave të ardhshëm, për të mos i lejuar kurrë më të tilla mizori të ndodhin në rajonin tonë.

“Masakra që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë, ishte gjenocid i një shkalle të paprecedentë në zemër të Europës, që nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte.
11 korriku 1995 shënon një moment historik të rëndësishëm dhe të paharruar për të gjithë ne. Ndërsa sot kujtojmë viktimat e pafajshme dhe të gjithë ata që pësuan tmerre të paimagjinueshme në gjenocidin e Srebrenicës, duhet të reflektojmë dhe t’i shqyrtojmë me shumë kujdes veprimet tona, për t’u dërguar një mesazh të qartë brezave të ardhshëm, për të mos i harruar dhe për të mos i lejuar kurrë më të tilla mizori të ndodhin në rajonin tonë.
Është e një rëndësie jetike që bashkëjetesa etnike-fetare dhe kulturore të ruhet e të forcohet, pa lejuar askënd të helmojë dhe të përçajë popujt dhe kombet tona, qoftë edhe duke ricikluar ide që sjellin ndërmend shpërnguljet masive, në mënyrë që tragjeditë e përjetuara t’i përkasin vetëm të kaluarës së hidhur por jo shumë të largët të rajonit.
Duke ju bashkuar sot lutjeve për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjes së patreguar që përjetuan popujt dhe kombet e Ballkanit, në nderim të kujtimit të tyre, duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe bashkëjetesën për të ecur përpara drejt të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Europian.”-shkruan Meta.

LEXO TE PLOTE