Aktualitet
“Nuk shpëton nga hetimi”/ Balla mesazh Metës

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka thënë se Presidenti Ilir Meta, tashmë është një nga drejtuesit e Opozitës.
Dhe në këtë pozicion Balla i kë dërguar një mesazh, duke i thënë se zgjedhjet kanë mbaruar me 30 Qershor dhe s’ka të tjera.
Ata që dalin çdo natë në TV, nga Presidenti që tashmë është haptazi një nga drejtuesit e opozitës në Shqipëri, apo kushdo tjetër duhet ta dinë që zgjedhjet vendore u përmbyllën në 30 Qershor”, ka shkruar Balla në rrjetet sociale.
Më tej ai ka ripërsëritur kërkesën për dialog, për të dalë nga kjo situatë.
“Ne jemi të gatshëm në çdo moment të dialogojmë me çdo aktor politik në vend por pikë së pari me ata që kemi në Kuvend, pikërisht për sfidat e rëndësishme të vendit, por këtu nuk përfshihet asnjë lloj negociate në kurriz të Reformës në Drejtësi. Zbatimin e saj nuk ndal dot më askush”, ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se do të vazhdojnë edhe me hetimin e shkeljes së Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës.
Postimi i plotë:
Së bashku me deputetin Musa Ulqini dhe me Kryetarin e Bashkisë së Belshit Arif Tafani morëm pjesë në Asamblenë e PS Belsh, ku falenderuam qytetarët e Belshit për besimin e dhënë më 30 Qershor. Qytetarët e Belshit vlerësuan vëmendjen dhe punët e mëdha transformuese që Qeveria Rama në këto 4 vite ka bërë në Belsh, por për ne objektivat e radhës janë edhe më të rëndësishme, siç është investimi për ujësjellësin e ri, i cili shumë shpejt do të nisë dhe po ashtu puna e mëtejshme që duhet bërë për zhvillimin e agroturizmit.
Diskutuam mes nesh edhe për detyrat në vijim, pasi tashmë është bërë zakon që sa herë që mbaron një fushatë, duhet të mendojmë për betejën e radhës. Dhe beteja jonë e radhës janë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.
Ata që dalin çdo natë në TV, nga presidenti që tashmë është haptazj një nga drejtuesit e opozitës në Shqipëri, apo kushdo tjetër duhet ta dinë që zgjedhjet vendore u përmbyllën në 30 Qershor. Ishte një ditë e rëndësishme ku fitoi Shqipëria e institucioneve, Shqipëria e zbatimit rigoroz të Kushtetutës, fitoi Shqipëria e angazhimit europian, përkundër Shqipërisë së dhunës dhe të molotovëve.
Ne jemi të gatshëm në çdo moment të dialogojmë me çdo aktor politik në vend por pikë së pari me ata që kemi në Kuvend, pikërisht për sfidat e rëndësishme të vendit, por këtu nuk përfshihet asnjë lloj negociate në kurriz të Reformës në Drejtësi. Zbatimin e saj nuk ndal dot më askush!
Ne do të vazhdojmë edhe me hetimin e shkeljes së Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës. Ilir Meta ka bërë një akt të rëndë i cili duhet hetuar dhe më pas nëse komisioni do të konkludojë që shkelja është e rëndë, sipas nenit 90 të Kushtetutës, do të shkarkohet dhe procesi do të çertifikohet nga Gjykata e re Kushtetutese që në Shtator do të jetë gati për të ushtruar këtë detyrë të rëndësishme./CNA.al