LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk do të sjell në jetë fëmijë ”/ Këngëtarja e famshme tregon arsyen pse nuk do të bëhet nënë

14 Korrik 2019, 17:27, Aktualitet CNA
“Nuk do të sjell në jetë fëmijë ”/

Këngëtarja e famshme Miley Cyrus është një nga personazhet më të komentuara në mediat e huaja.

Deklaratat e saj të fundit kanë tronditur fansat pasi edhe pse e martuar ka rrëfyer se ende tërhiqet nga vajzat.

Pas kësaj deklarate, Miley ka treguar dhe arsyen se pse nuk do të bëhet nënë.

Gjatë një interviste për ?Elle?, këngëtarja ka treguar se ngrohja globale ka ndikuar shumë në qëndrimin e saj për sjelljen e një fëmije në jetë. ?Ne kemi bërë të njëjtën gjë me Tokën siç kemi bërë me gratë. Ne thjesht marrim dhe marrim prej saj dhe presim të prodhojë.

Është e lodhur, ajo nuk mundet të prodhojë. Ne na është dhënë një planet i shëmtuar dhe unë refuzoj që këtë planet t?ua dorëzojë edhe fëmijëve të mi.

Derisa të ndjejë se fëmijët e mi do të jetojnë në një tokë me peshq në ujë, nuk do të sjellë në jetë një tjetër fëmijë që duhet të përballet me këtë gjë?, është shprehur Miley.

Lajmet e fundit nga