Connect with Us

Nga Indrit Vokshi/ Disa propozime për Këshillin Kombëtar të PD

Aktualitet

Nga Indrit Vokshi/ Disa propozime për Këshillin Kombëtar të PD

Publikuar

-

Si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në shërbim të synimit për tu pozicionuar sa më saktë politikisht në mardhënie me mijëra shqiptarë bojkotues, synim i cili u diskutua në mbledhjen e fundit, argumentoj dhe propozoj;

Arma më e fortë për të fituar besimin e shqiptarëve sot është sinqeriteti. Ne nuk kemi armë më të fortë se sinqeriteti. Në kuadër të sinqeritetit, duhet thënë se midis 85% të shqiptarëve zgjedhës të cilët kanë bojkotuar votimin me 30 qershor, janë mijëra shqiptarë të cilët kanë bojkotuar edhe kur Partia Demokratike ka konkuruar në zgjedhje. Smund të kapërcehet mbi ketë të vërtetë.

Këta janë njerëz të lirë të fshatrave dhe qyteteve tona të cilët u faktua se Diktatura Socialiste nuk ka fuqi t’i cojë me pahir në kutitë e votimit.

Në gjykimin tim ky bojkot çdo ditë edhe më i thellë ndodh sepse njerëzit nuk e shohin më politikën si mjet për zgjidhjen e problemeve të tyre të përditshmërisë dhe të të ardhmes. Politika duhet të jetë mjeti, instrumenti, arma që mundëson përmirësimin e jetesës. Për ta politika ka degraduar në instrument sundimi, në mjet për rehatimin e familjeve, fiseve dhe ndjekësve të politikanëve e partive. Pra në një mercenarizëm modern.

Ky është realitet të cilit nuk mund t’i shmanget asnjë parti.

Për qëllimet e mësipërme, propozoj;

– Krijimin e komisioneve permanente brenda Këshillit Kombëtar, të përbëra nga anëtarët e Këshillit. Këto komisione duhet të ndahen; Komisioni i Rendit dhe Sigurisë, Komisioni i Politikës së Jashtme, Ekonomisë, Drejtësisë e me rradhë sipas fushave të interesit.

– Këto komisione funksionalizojnë më gjerësisht partinë, bëhen hapsira ku anëtarët e Këshillit të cilët supozohen njerëz me vokacion politik, kanalizojnë energjinë dhe intelektin e tyre.

– Komsionet vazhdimisht takohen me kryetarin e partisë dhe i paraqesin atij pikëpamjet e tyre në lidhje me fushën që mbulojnë.

– Një parti e funksionalizuar në ketë mënyrë që shfrytëzon çdo kapacitet të saj është më e fortë dhe më e besueshme.

Funksionalizimi i mëtejshëm i degëve të partisë:

– Çdo degë e PD duhet të identifikojë investimet që nevojiten në territorin që ajo mbulon, problematikat dhe propozimet për zgjidhje dhe ti paraqesë në qendër.

Programi për Transparencë Totale;

Partia Demokratike duhet të angazhohet për transparencë totale të financave, akteve dhe kontratave të shtetit.

– Duhet të që në televizionin publik shqiptar (RTSH), në media online të posaçme dhe portal të posacëm të publikohet buxheti i shtetit në shifra dhe çdo javë në një ditë të caktuar të publikohet çdo kontratë, çdo vendim, çdo blerje, çdo qindarkë e shpenzuar si nga bashkitë, si nga ministritë.

– Shqiptarët duhet të informohen plotësisht dhe vazhdimisht se sa taksa paguajnë, sa punonjës ka administrata dhe me çfarë lloj kontratash janë punësuar, cilat janë kualifikimet, sa dhe si paguhen; sa shpenzon administrata, udhëtime, rroga, dieta, kontrata shërbimesh dhe gjithçka, pa fshehur asgjë.

LEXO EDHE:  Borxhe qindra milionëshe/ Bashkitë në rrezik falimenti 

– Me ketë synohet që për qeverisjen e nesërme të Partisë Demokraike njerëzit të informohen mbi gjithçka.

Programi i Decentralizimit;

– Të kërkohet reformë e re territoriale e bazuar në studime ekonomike, arministrative dhe kulturore, mbi principe të qeverisjes efektive dhe eficente, jo mbi llogari elektorale.

– Të jepen sa më shumë kompetenca për këshillat bashkiakë, si në administrimin e bashkive, si në hyrjen e tyre në mardhënie financiare me organizma ndërkombëtare.

– Bashkitë duhet të mbledhin më shumë taksa dhe të kenë më shumë buxhet dhe më shumë fushë veprimi për të hartuar politika për komunitetet. Kështu e kërkojnë parimet e qeverisjes afër qytetarit dhe autonomisë vendore.

– Qeverisja reale dhe më afër qytetarit është qeverisja vendore, ndaj ajo duhet të forcohet dhe të zgjerohet në kompetenca.

– Me ketë propozim Partia Demokratike jep mesazhin se nuk ka si synim t’i përqëndrojë të gjitha paratë e Shqipërisë në kryeministri dhe pastaj kryeministri i saj t’i shpërndajë sipas preferencave dhe kështu të krijohet klientelë e fortë rreth saj.

Programi i Rendit

– Forcimi i Akademisë së Rendit dhe profesionalizimi i saj me partneritet me shkollat më elitare të sigurisë.

– Kontroll të dyfishtë kombëtar dhe ndërkombëtar të studentëve që do të diplomohen.

– Programi i shkollimit pasuniversitar në shkollat e policisë në SHBA e Gjermani të dhejtra studentëve më të mirë.

– Garantimi me ligj i karrierës së tyre, duke sanksionuar se nuk mund të shkarkohen pa një vendim gjykate për të parandaluar kështu shkarkimin për motive politike a personale duke i sorollatur për vite nëpër gjyqe.

– Ky program mundëson rigjenerimin hap pas hapi të efektivëve, daljen nga policia të efektivit veteran dhe zëvëndësimin e tyre me efektiv më profesional.

Këto janë disa propozime modeste për të cilat do ndihesha i kënaqur nëse do merreshin në konsideratë!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Bashkitë letër Ramës/ Buxheti shqetësimi madhor

LEXO EDHE:  Sezoni turistik/ Rama: Ende nuk jemi gati, të bëhet më shumë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Nga Indrit Vokshi/ A votohet për Donald Trump në Shqipëri?

LEXO EDHE:  Nga Indrit Vokshi/ A e krijoi Sali Berisha "mafien" në Shqipëri pas vitit 1992?

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: