Connect with Us

“Më gjuajte me shpullë”/ Ardit Gjebrea në mes të sherrit në rubrikën “Shihemi në gjyq”

Aktualitet

“Më gjuajte me shpullë”/ Ardit Gjebrea në mes të sherrit në rubrikën “Shihemi në gjyq”

Publikuar

-

Tensionit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” dhe goditjeve mes vëllezërve nuk u ka shpëtuar as moderatori Ardit Gjebrea.

Fatmiri tregoi se si ishte mashtruar nga një firmë ndërtuese në qytetin e Fierit si për hyrjen që kishte blerë me emër të tij, por me paratë e vëllait Petro, ashtu edhe për hyrjen tjetër që kishte blerë vëllai i tyre, Andoni.

Ai madje tha se këtë mashtrim Andoni nuk e përballoi dot, duke u sëmurë e fatkeqësisht duke humbur jetën një vit më parë.

Fatmiri: Shkojmë me vëllain atje, me Andonin. Në momentin që ka parë portën e vendosur, mori një ngjyrë nga fytyra. Jo ngjyrë të vdekuri, por një ngjyrë që unë nuk e shikoja dot. Në momentin që zbritëm poshtë, ishte një lloj si të ishte shumë i pirë. E imagjinon? Nga ai moment, pas dy javësh, vëllai, se më dha shkak edhe ky palaçua tani. Do të kërkoj falje, ju kërkoj falje… Nga ai moment që gjeti hyrjen të zënë edhe vëllai tjetër, pas dy javësh filloi dhe po na thoshte jam i këputur, jam i këputur. E çojmë në Greqi, por pasi bëmë shumë gjëra, për mos ta zgjatur, vëllai bën afërsisht një vit që na vdiq, 46 vjeç. Sebep u bë, apartamenti. U bë palaçua, pronari i firmës, Eqerem Mehmetaj dhe Agron Seitaj, kushëriri i tij.

Petro: Po ti ça bërë si vëlla?

Ardit Gjebrea: Lëre një moment, do të kërkoja mirëkuptimin një moment, unë e di që ti ke hall. Por nj minutë, duhet të kuptosh emocionin e vëllait tënd.

Petro: E kuptoj shumë mirë unë se lotët e tij janë edhe të mijat, sepse për vëllain e të dyve flasim.

Ardit Gjebrea: E kuptoj, por lëre të mbarojë, të shfryhet, sepse po nuk u shfry, do të të shfryhet ty ai. Sepse për çdo fjalë që thua ti, ai nxehet dhe të vjen. Edhe ti je i emocionuar, sepse po shikoj edhe lot në sytë e tu. E kuptoj që keni një super hall, dhe nëse vëllai juaj ka ndërruar jetë për këtë gjë, nuk do të doja që edhe ju të kishit probleme të tilla shëndeti.

Fatmiri: Kjo që shkaku, që u tregova pak i mefshtë, sepse filloi sëmundja e tij dhe e lamë pak pas dore. Nuk bëhej fjalë për një apartament, por ne jemi mashtruar për dy apartamente. 1 për Andonin, një për Petron.

Por Petro nuk do t’ia dijë e madje e kërcënon të vëllain me jetë nëse nuk ia zgjidh problemin, për të cilin është bërë shkak.

LEXO EDHE:  Grushta në korridoret e gjykatës së Elbasanit/ Vendimi i paligjshëm ndez sherr, akuza dhe denoncime për gjyqtarin

Petro: Në qoftë se ky nuk më zgjidh mua problemin që kam, unë këtë do ta heq nga faqja e dheut. Sepse këtë që më ka bërë ky, s’ta bën as perëndia. Është munduar nga 2009 deri tani në gjykata, dhe nuk ka bërë asgjë.

Fatmiri:  Ti për mua je palaço, je maskara, për mua je vëlla i fëlliqur.

Petro: Maskara je ti zotëri, që ke kaq vjet që sorollatesh andej këndej dhe s’ke bërë asnjë gjë. Ti je shkaku që sot ne jemi këtu.

Fatmiri: Po ke nënën gjallë o…

Petro: Po të vinte keq për nënën që ke gjallë, do t’i kishe përfunduar gjërat shuam më shpejt.

Fatmiri:  Po ça të bëri vëllai ty ore palaço?

Fatmiri përplaset me Petron ndërkohë që goditjeve nuk u shpëton as Ardit Gjebrea.

Petro: Na ke marrë djersën dhe kërkon edhe të na godasësh sot ë?

Ardit Gjebrea: Më gjuajte mua vëlla.

Petro: Ka edhe fytyrë të na godasë me pëllëmbë sot.

Ardit Gjebrea: Një minutë, të bëjmë pak publicitet dhe t’i sqarojmë gjërat se në fund të ditës, nuk kam taksirat unë të ha shpullat e tua vëlla. Ok? Hajeni këtu çuna, qëndroni këtu.

Pas publicitetit Fatmiri tha se lekët janë të Petros dhe “apartamenti është i atij. Nuk bën vaki.”

Ardit Gjebrea: A mund të jap unë një propozim? Apartamenti është ne emër të Fatmirit? A mundet që Fatmiri të heqë dorë dhe t’ia kalojë Petros dhe Petro ta zgjidhë vetë këtë gjë?

Zonja Eni: Jo sepse nuk është hipotekuar apartamenti. Të gjitha detyrimet për vazhdimin e këtij gjykimi i ka Fatmir Metaj.

Zonja Eni në fund premtoi se do ta ndjekë hap pas hapi të gjithë procedurën dhe gjyqet për kthimin e pronës tek i zoti, Petro.

Fatmiri: Do të jemi bashkë, por me atë jo.

Petro: Unë ty nuk dua ta shoh më fytyrën më. More vesh? Me këtë që më ke bërë…

Vëllezërit nuk pranuan që në fund të seancës së ndërmjetësimit t’ia japin dorën njëri-tjetrit. Por duke qenë se në gjyqe është përfshirë edhe Iliri, personi i cili aktualisht ndodhet në apartamentin e Petros, por që pretendon edhe ai nga ana e tij se është mashtruar nga firma ndërtuese duke u futur në një tjetër hyrje nga ajo që ka blerë, shpresat janë të mëdha që e gjithë çështja të zgjidhet në favor të të dëmtuarve./ Burimi TV Klan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Plas sherri në Lezhë/ 7 “të fortë” nga Laçi rrahin e shajnë familjarët nga Fushë-Kruja

LEXO EDHE:  Plas sherri në Lezhë/ 7 “të fortë” nga Laçi rrahin e shajnë familjarët nga Fushë-Kruja

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Hafizi, sherr me Nikollën në mbledhjen e grupit

LEXO EDHE:  Sherr me familjen/Shqiptari i vë flakën shtëpisë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: