LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Je gëzimi im i parë"/ Këngëtarja shqiptare i bën dedikimin e veçantë vajzës së saj

14 Korrik 2019, 08:25, Aktualitet CNA

Këngëtarja shqiptare Fjolla Morina është tepër aktive në llogarinë e saj në Instagram ku poston foto dhe video nga përditshmëria e saj. Por sot ajo i ka prekur të gjithë me dedikimin për ditëlindjen e vajzës së saj.

Vajza e saj, Lediana mbush 16 vjeç dhe këngëtarja ka publikuar një foto të 16 viteve më parë, ku shfaqet së bashku me vajzën e saj.

Krahas fotos ajo shkruan fjalët prekëse dedikuar së bijës dhe nuk harron të bëjë pak autoironi.

?Unë nuk ta them shpesh këtë, por sot është dita e përkryer për të të bërë të ditur se çfarë dhuratë e çmuar je për mua. Jam krenare për vajzën time. Ti je dhurata e parë, drita e syve të mi. Ti je ajo që për herë të parë dëgjova të më thotë mam. Qofsh e pastër si uji, e dashur si zemra dhe e bukur si dielli. Gëzuar ditëlindjen Lediana, mami të do shumë. 16 vite më parë. Pa grim. Bukuri natyrale se ska pas atëher kurrgjo?, shkruan Fjolla.

 


Kujtojmë se këngëtarja akuzohet shpesh për ndërhyrje estetike. Megjithatë duke parë këtë foto mund të themi se Fjolla disa nga tiparet e fytyrës i ka pasur të bukura që 16 vite para.

Lajmet e fundit nga