Connect with Us

Horoskopi javor, 15 korrik deri në 21 korrik 2019/ Zbuloni surprizat e kësaj jave për 12 shenjat e zodiakut

Aktualitet

Horoskopi javor, 15 korrik deri në 21 korrik 2019/ Zbuloni surprizat e kësaj jave për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi: Mërkuri në pozicion të favorshëm do të ndikojë që të merrni lajme të mira, sidomos në aspektin profesional. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë veçanërisht me fat, gjatë të cilave do të lini takime interesante dhe do të merrni kënaqësi. Në sferën sentimentale parashikohet të keni probleme, pasi Venusi nuk ju ndihmon. Parashikohet që të keni probleme me partnerin.

Demi: Do të vazhdoni të jeni të ngarkuar edhe për disa kohë dhe pushimet do t’ju duken një mirazh i largët. Mblidhini forcat dhe mos harroni se së shpejti do të mund të çlodheni. Në këtë periudhë as Marsi dhe as Mërkuri nuk ju ndihmojnë dhe do të hasni vështirësi në aspektin profesional. Gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin sentimental, pasi Venusi ju favorizon.

Binjakët: Ju pret një javë me fat, sidomos në punë. Falë aftësive tuaja të komunikimit dhe mbështetjes së Mërkurit, do të mund të bëni kërkesa ose propozime për të arritur atë që dëshironi. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më të përshtatshme për të vepruar, pasi edhe Hënën do ta keni aleate. Të shtunën dhe të dielën mund të hasni ndonjë të papritur…

Gaforrja: Në fillim të javës do të ndiheni paksa nervozë, pasi Hëna nuk ju favorizon. Do të hasni vështirësi në komunikimin me të tjerët edhe në aspektin profesional gjërat mund të mos shkojnë ashtu siç dëshironi. Duke filluar nga dita e mërkurë, situata do të përmirësohet. Venusi i kthyer nga shenja juaj do t’ju garantojë harmoni në marrëdhënie me të tjerët, por sidomos me një person në veçanti.

Luani: Mërkuri i kthyer nga shenja juaj do të vazhdojë t’ju garantojë një periudhë suksesi. Do t’ju ofrohen mundësi të shumta që nuk duhet të lejoni t’ju ikin nga duart. Marsi do t’ju dhurojë forcë dhe energji, kurse Hëna tekanjoze mund t’ju bëjë të ndiheni disi nervozë aty nga mesi i javës. Nuk keni arsye që të ndiheni kështu, pasi yjet janë në anën tuaj.

Virgjëresha: Dashuria do të jetë protagoniste në jetën tuaj këtë javë. Nëse puna do t’ju lodhë dhe ndonjë përgjigje që prisni mund të vonojë të vijë, në aspektin sentimental pritet që të merrni kënaqësi të shumta, qofshi ose jo të përfshirë në një lidhje serioze. E hëna dhe e marta do të jenë ditë të mbara, kurse në fundjavë do të ndiheni disi nervozë.

LEXO EDHE:  Horoskopi 30 qershor 2019/ Zbuloni si do të jetë puna dhe dashuria sipas shenjës së zodiakut

Peshorja: Të hënën dhe të martën nuk do të jeni shumë të favorizuar për sa u përket mundësive që do t’ju ofrohen. Për fat, në ditët në vazhdim Marsi, Mërkuri dhe Hëna do të radhiten në anën tuaj, duke ju sjellë shumë fat, sidomos në aspektin profesional. Marrëdhënia me partnerin do të jetë disi e tensionuar, pasi Venusin nuk do ta keni aleat, duke rrezikuar të krijohen keqkuptime.

Akrepi: Kjo nuk do të jetë një javë fort e mbarë në aspektin profesional. As Mërkuri dhe as Hëna nuk do t’ ju mbështesin dhe pikërisht ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte do të hasni vështirësi në realizimin e projekteve tuaja. Situata do të përmirësohet në fundjavë dhe do të përjetoni emocione të forta, pasi Venusi do t’ju favorizojë.

Shigjetari: Kjo do të jetë një javë interesante e mbushur me udhëtime dhe njohje të reja. Për fat, Mërkuri do t’ju ndihmojë. Të gjitha lidhjet që do të krijoni gjatë kësaj periudhe dhe eksperiencat që do të përjetoni do të rezultojnë mjaft të dobishme në një të ardhme të afërt. Hëna dhe Marsi gjithashtu do t’ju favorizojnë. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat.

Bricjapi: Bëni durim, sepse Venusi në pozicion të pafavorshëm do t’ju nxjerrë pengesa në lidhjen tuaj, duke krijuar tensione mes jush dhe partnerit. Shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë dhe nëse keni në krah njeriun e duhur për ju, do të arrini ta kapërceni krizën dhe të jeni më të fortë se më parë. E hëna dhe e marta do të jenë ditë me fat, pasi Hëna do të ndikojë pozitivisht.

Ujori: Marsi nuk ju mbështet dhe kjo po fillon të bëhet më e dukshme. Ju ndiheni të lodhur dhe të tensionuar dhe duket sikur periudha e pushimeve po vonon të afrojë. Edhe Mërkuri nuk ju favorizon dhe me siguri që gjërat do të shkojnë keq në aspektin profesional. Por mos u bëni pesimistë, pasi Hëna do t’ju ndihmojë. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat.

Peshqit: Ju pret një javë e qetë, gjatë së cilës nuk do të mungojnë edhe surprizat e bukura. Të shtunën dhe të dielën, Hëna në shenjën tuaj do të ndikojë që të përjetoni emocione të paharrueshme. Venusi, që gjithashtu ju përkrah, do të ndikojë që lidhja juaj të bëhet më e fortë. Për beqarët parashikohen takime interesante, sidomos në fundjavë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi 30 qershor 2019/ Zbuloni si do të jetë puna dhe dashuria sipas shenjës së zodiakut

LEXO EDHE:  Mos i neglizhoni/Këto janë shenjat e para të tumoreve

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  FOTO/Make up që ju përshtatet më shumë bazuar në shenjën e horoskopit

LEXO EDHE:  Shenjat që tregojnë se keni nevojë për ujë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: