Connect with Us

Hajdarmataj, Prela dhe Imeraj, në errësirën e KLP/ SPAK i dyshimtë me prokurorë gjobaxhinj?

Aktualitet

Hajdarmataj, Prela dhe Imeraj, në errësirën e KLP/ SPAK i dyshimtë me prokurorë gjobaxhinj?

Publikuar

-

Të premten që shkoi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka përfunduar intervistat me kandidatët për SPAK.

Përgjatë pesë ditëve, 22 kandidatët dolën para KLP, për t’u intervistuar në lidhje me të kaluarën profesionale, si dosjet hetimore që kanë pasur në duar dhe jo vetë.

Procesi i intervistimit ka kaluar në errësirë për pjesën më të madhe të kandidatëve, vetëm për katër kandidatët Dritan Prençi, Ndini Tavani, Vladimir Mara dhe Maksim Sota, KLP është kujtuar të bëjë trasnparencë për mediat. Jemi njoftuar në kohë rekord, gjatë të premtes që shkoi, për pyetjet dhe përgjigjet.

Sa u përket të tjerëve edhe pse ka qenë interesimi i madh i mediave, KLP ka heshtur, duke vepruar kështu me dy standarte.

Në fakt, nga një KLP me përbërje të kontestuar pritet më shumë se kaq.

Në këto rrethana pritet që këtë javë, të bëhen publik dhe kandidatët favorit, sipas pikëzimit që do të marrin nga KLP.

Pëveç kësaj procedure për të qenë pjesë e SPAK-ut, kandidatët duhet të kenë kaluar Vettingun në dy shkallët.

Ndërkohë, nga 22 kandidatët që janë intervistuar, 12 prej tyre nuk kanë kaluar ende në procesin e Vettingut në shkallën e parë.

Besim Hajdarmataj, Anton Martini, Anita Jella, Altin Dumani, Doloreza Musabelliu, Dorina Bejko, Elida Kaçkini, Elisabeta Imeraj, Enkeleda Xhengo, Klodjan Braho, Ndini Tavani dhe Maksim Sota, nuk janë futur ende në Vetting, ndërsa dy kandidatë të të tjerë Besnik Muçi dhe Donika Prela, janë ankimuar nga Komisioneri Publik, dhe do të jetë Kolegji i Posaçëm i Apelimit që do të vendos.

Deri më sot, kjo është situata, pasi gjithçka mund të ndryshojë qoftë në KPK, apo në KPA, pas ankimimit të Komisionerit Publik.

Duke qenë se këtë javë, pritet lista e favoritëve për SPAK, CNA.al, kërkoi informacione nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit se çfarë po ndodh me kandidatët që duhej të kishin prioritet dhe pse jemi sot në një situatë të tillë.

LEXO EDHE:  Kush ia “preu” duart Hajdarmatajt?/ Ja, çfarë thotë Rama

“Dëshirojmë t’ju sigurojmë se trupat gjykuese, në bashkëpunim me stafin ndihmës po punojnë me seriozitet, madje dhe jashtë orarit zyrtar për të përmbyllur procedurat e rivlerësimit për të gjithë ato subjekte që konsiderohen prioritarë, përfshirë këtu edhe kandidatët për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Komisioni e ka të qartë rëndësinë e ngritjes së këtij institucioni dhe është tejet i angazhuar për të kryer procesin e rivlerësimit për këdo subjekt me shumë rigorozitet, por nga ana tjeter ecuria e punës së një dosje varet nga kompleksiteti i saj”, thuhet në përgjigjen e KPK-së, për CNA.al.

Sipas tyre, nga ana e Komisionit, nuk ka asnjë zvarritje të procesit, por rivlerësimi kalimtar, që të kryhet i plotë dhe në zbatim të Kushtetutës  dhe ligjit kërkon kohën e vet.

Më tej KPK pa dhënë ndonjë afat konkret ka deklaruar se 12 kandidatët për SPAK, do të ftohen në seancë dëgjimore menjëherë sapo të ketë përfunduar puna për secilën dosje nga trupat gjykuese.

Nga ecuria e këtij procesi, s’ bëhet fjalë që të kemi SPAK, në shtator, thjesht duket se edhe njerëzve të drejtësisë, por edhe atyre të politikës, po iu pëlqen si retorikë, pasi ngritja e strukturës duket ende larg.

Të ketë prapaskena, pazare, kjo nuk është ndonjë gjë e re. Kandidatë për SPAK, na qenkan ankuar në KLP, se kërcënuar në punën e tyre nga politika dhe jo vetëm.

Nëse s’ishin të zotë për të bërë detyrën e prokurorit, të largoheshin, nuk i ka dërguar askush me zor nëpër prokurori. Apo, luksi nuk mund të justifikohet ndryshe?!

Ne do të shkruajmë ditët në vijim për prokurorë (e) gjobaxhinj, që duan të jenë pjesë e SPAK-ut. Kur bëhet fjalë për 1milion euro edhe mund të jetë tunduar, por të paktën të kishte bërë si kolegët të ishte larguar nga sistemi i drejtësisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

Nga

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.



Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  “Është momenti të dënohen pushtetarët, jo qytetarët”/ Kallëzohen në SPAK zyrtarët e lartë

LEXO EDHE:  Kërkohet “koka” e prokurorit të SPAK/ “Biznemeni i kokainës zbret” në KLP

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ka folur për largimet në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.



“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, thotë Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një ftesë publikisht për politikanët, teksa po fliste për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Murrizi tha se kush ka këllqe dhe besueshmëri të shkojë dhe të garojë krah tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti bëri edhe një paralajmërim për qytetarët në Ora News, të cilëve i tha se nëse janë rehat me këtë klasë politikanësh të mos e votojnë.



“Një subjekt politik, nismë e imja dhe një grupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t’i drejtohemi gjykatës për të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në 12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte show, atë e bën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për të luftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur në para.

LEXO EDHE:  Akuzat për korrupsion/ KLP “pret kokën” e një prokurori

LEXO EDHE:  Skandali- Ping pong me dosjen “184”/ Asnjë prokurori nuk e merr përsipër

Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësi mbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapura jo për Myslym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur në politikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuar prej 18 muajsh në Kuvend, do të garoj vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për të provuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duan qytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotën dhe jo me votën atëherë lë t’i votojnë. Të mos ankohen më pas”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE