Connect with Us

Dokumente-Fletë votimi të falasifikuara në Vaun e Dejës/ Anëtari i KQZ përgënjeshtron PD

Aktualitet

Dokumente-Fletë votimi të falasifikuara në Vaun e Dejës/ Anëtari i KQZ përgënjeshtron PD

Publikuar

-

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi ka reguar pas akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Ky i fundit një ditë më parë, me anë të një konference për mediat tha,  se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, votimi në Bashkinë e Vaut të Dejës është bërë në fleta të falsifikuara pasi fletët e votimit nuk u zëvendësuan.

Por, anëtari i KQZ -së Bledar Skënderi ka publikuar ditën e sotme dokumente, që sipas tij hedhin poshtë akuzat e Bardhit.

“Pas djegies së KZAZ në dt 27.06.2019 është kontaktuar direkt me kompaninë sllovene. Fletët e votimit janë prodhuar paraditen e dt.28.06.2019. Transporti është kryer në dt 29.06.2019.Fletët e votimit kanë kaluar pikën e kalimit kufitar rreth orës 1-1.30 të mëngjesit të dt 30 qershor. Punonjësit tanë kanë pritur dhe dorëzuar fletët në KZAZ”, shkruan Skënderi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

LEXO EDHE:  Ironizon ish-aleati i Bashës/ Filloi revolucioni i PD-së?

Në përgjigje të nje akuze publike të Z.Gazmend Bardhi.
Më poshtë po ju paraqes disa dokumenta që vërtetojnë se fletët e votimit për Bashkinë Vau i Dejës janë prodhuar në Slloveni.
Pas djegies së KZAZ në dt 27.06.2019 është kontaktuar direkt me kompaninë sllovene.
Fletët e votimit janë prodhuar paraditen e dt.28.06.2019.Dok 1 dhe 2 ne foto
Transporti është kryer ne dt 29.06.2019(foto 3)
Fletët e votimit kanë kaluar pikën e kalimit kufitar rreth orës 1-1.30 të mëngjesit të dt 30 qershor
Punonjësit tanë kanë pritur dhe dorëzuar fletët në KZAZ
Shpërndarja e gjithë bazës materiale për KQV ka mbaruar para orës 6.
Të gjitha Qendrat e votimit kanë qenë të hapura në orën 7.00 sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor!
Nesër do publikojmē dhe vërtetimin nga sistemi TIMS se kur ka kaluar makina në PKK Hani i Hotit/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  Blushi jep alarmin/ Kriza do thellohet pas zgjedhjeve, ja rruga e vetme e PD

LEXO EDHE:  PD: Vendi po kalon ditë të vështira

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  Shënim/Opozita e opozitës?!

LEXO EDHE:  KQZ nxjerr kriteret/Kush mund të zgjidhet anëtar i bordit të monitorimit të medias

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: