LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U bllokuan në Konionet e Holtës/ Gjendet një vajzë e mbytur

14 Korrik 2019, 16:55, Aktualitet CNA
U bllokuan në Konionet e Holtës/ Gjendet një vajzë e mbytur

Disa turistë janë bllokuar prej disa orësh në Kanionin e Holtës.

Ndërsa u shpëtua grupi i parë mes të cilëve 4 fëmijë, tre të tjerë u raportuan të humbur.

Ndërkoh që nga vendngjarja mësohet se është gjetur trupi i pajetë i një vajze 25 vjeç.

Viktima është Tila Sallaku nga Lushnja.

Ajo kishte shkuar së bashku me 33 persona të tjerë të ndarë në dy grupe.

Në grupin e parë bënin pjesë 18 persona, ndërsa në grupin e dytë 15, ku ishte dhe vajza që u mbyt.

Personat e tjerë që kanë humbur kontaktet janë dy djem mbi 20 vjeç dhe një 50-vjeçar./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga