Connect with Us

Takim “sekret” në burg/ Zbardhet biseda mes Nehat Kullës dhe Kujtim Gjuzit

Aktualitet

Takim “sekret” në burg/ Zbardhet biseda mes Nehat Kullës dhe Kujtim Gjuzit

Publikuar

-

Nehat Kulla ose siç njihet ndryshe “i forti i Tiranës”, i dënuar me 20 vite burg për vrasjen e Halim Gjuzit, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata, la sot qelinë e burgut të Fushë-Krujës, ku vuante dënimin.

Më herët në media, është raportuar se Kreu i Partisë Konstervatore, Kujtim Gjuzi, ka patur një takim më këtë të fundit  në burg, por asgjë s’ishte konfirmuar.

Lidhur me këto zëra, CNA.al, kontakto vetë Gjuzin, ku ai tregoi se çfarë kishte biseduar, ndërsa foli edhe për lirimin e tij.

“Nehat Kulla është një nga djemtë e Tiranës së herëshme, i cili për arsye të vetat familjare, përplasje, ndonjëherë edhe me tejkalim të ruajtjes së gjakftohtësisë, ka realizuar shumë vite siç e dini me dënime të rënda.

Lirimi i tij sot, mesaduket sjell në vëmendje që shteti shqiptar 107 vjeçar, funksionon. Unë kam komunikuar me të në burgun e Fushë-Krujës dhe më ka garantuar që Nehat Kulla, pas mbarimit të këtij dënimi nuk do jetë më njeriu  gjaknxehtë. Do ruaj gjakftohtësinë. Unë do ti thoja Nehatit që vitet që na kanë mbetur se jemi pak a shumë moshatarë, le të punojmë për lëvizje më të mëdha  kombëtare.

LEXO EDHE:  Egjipt/Pesë vjet burg për blogerin pro-demokracisë

Nehat Kulla në vitet 97 ka kontrolluar  me kujdes depot e armatimit në lindje të Tiranës që mund të shkatërronin kryeqytetin që ju keni sot.

Ai ka një meritë për 97-ën, por u keqpërdor  nga politika e majt, kryesisht nga Fatos Nano dhe të tjerë pas tij, dhe normalisht njeriu pastaj e humbet qendën e inteligjencës dhe kalon në  forma të dhunshme.”-theksoi Gjuzi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja korruptuese te Infektivi/ Berisha: Nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë

Publikuar

-

Nga

Videoja korruptuese te Infektivi/ Berisha: Nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas videos që ka qarkulluar në rrjet, ku shihet një qytetare që i jep rryshfet infermieres në mënyrë që kjo e fundit t’i çojë ushqimin familjarit të shtruar me Covid.

Berisha deklaron se kjo video dëshmon aktin e korrupsionit dhe degradimin e plotë të sistemit shëndetësor.

Sipas tij, rryshfeti që qytetarja i ka dhënë infermieres nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë në këtë kohë pandemie.



“Një video që dëshmon aktin e korrupsionit, degradimin e plotë të sistemit shëndetësor nga kreu i tij Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia që shfrytëzuan pandeminë për të vjedhur miliona euro me tendera me fitues të paracaktuar, blerje materialesh me shumicë dy herë më shtrenjtë për njësi se sa çmimi i tyre me pakicë në farmaci apo tendera për ndërtim rrugësh nga 1,8 milion euro për km që është standarti për zona fushore në 20 milionë euro, pra mbi 10 fishin e çmimit normal. Krahasuar me këto, ajo që është filmuar nuk është as një kafe”, shkruan ish-kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas të miturin

Publikuar

-

Nga

Makina përplas të riun në Tiranë/ Plagoset 15-vjeçari

Një automjet ka përplasur një këmbësor rreth një orë më parë në Tufinë të Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i plagosur ka mbetur një 15-vjeçar me iniciale G.N.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr shërbimin mjekësor, ndonëse nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.



“Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje”, njofton policia.

LEXO EDHE:  EMRI – I burgosuri në Fushë-Krujë kërcënon se do të kryejë akte terroriste

LEXO EDHE:  Dënohet Mark Frroku/Sa vite burg do vuajë ish-deputeti

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Vijon të mbetet shqetësuese situata e koronavirusit në Greqi.

Autoritetet vendase kanë raportuar për 204 raste të reja të infektuarish me Covid-19 si dhe 5 humbje jetësh në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve  ka shkuar në 6381 dhe ai i viktimave në 221.

Aktualisht 22  pacientë trajtohen të intubuar./CNA.al



LEXO EDHE:  Humb jetën në burg 40 vjeçari/ Berisha thirrje të fortë institucioneve ndërkombëtare

 

LEXO EDHE:  Gjykata lë në burg djalin e Nehat Kullës

 

 

LEXO TE PLOTE