Connect with Us

Rroga të majme dhe mbipagesa/ Artan Fuga rrëfen si kapen postet në Akademinë e Shkencave

Aktualitet

Rroga të majme dhe mbipagesa/ Artan Fuga rrëfen si kapen postet në Akademinë e Shkencave

Publikuar

-

Profesori Artan Fuga vijon të jetë kritik ndaj Akademisë Shkencave, mënyrës se si funksionon  dhe zgjedhjes së kreut të këtij institucioni.

Sipas Fugës, në vend që Akademia e Shkencave të hartojë një platformë reformimi të saj, vëmendjen e ka kush do të kapi postet drejtuese, të njëjtët prej dekadash, me rroga të majme dhe me mbipagesa, për një punë krejt të padobishme shoqërisht.

“Se mos vetëm me zotin President dhe dekretin e tij ka probleme akademia e shkencave! Prej kohësh ajo përpëlitet me atë që Qeveria e kryeministrit z. Edi Rama i ka kërkuar rithemelim nëpërmjet reformimit. Edhe me të u zemëruan atëherë!
Edhe me Ministrinë e Arsimit u kërleshën saqë u pajtuan që projektligji t’i hiqej nga dora ekspertëve të saj dhe t’u kalohej “miqve” politikë për t’a kaluar në mënyrë antikushtetuese në Kuvend”, shkruan Fuga në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Akademia e Shkencave – institucion monist, votime të paligjshme, censurues – nuk pranon reformim !

Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, duke mos e njohur si të ligjshme me dekretin e 12 korrikut 2019 zgjedhjen e kryetarit të akademisë së shkencave na jep ne akademikëve mundësinë të kthehemi në shinat e respektimit të ligjit!

Pa dyshim zgjedhjet atje, sikurse kam thënë prej javësh, janë krejtësisht, qartësisht, plotësisht në kundërshtim me ligjin, pikërisht me nenin 6/1 të tij ku krejt hapur dhe prerë theksohet se një kryetar partie jo kryetar i akademisë së shkencave nuk mund të zgjidhet, por as mund të kandidojë, madje as mund të jetë antar i akademisë së shkencave!

Theksoj se këtë ligj në fuqi nuk e ka bërë zoti Ilir Meta, ai vetëm është i detyruar t’a zbatojë sepse përndryshe i duhet të japi ai llogari para ligjit, sikurse u duhet akademikëve të japin llogari para ligjit për shkeljet e shumta dhe të rënda të tij!

Në vend që Akademia e Shkencave të hartojë një platformë reformimi të saj, vëmendjen e ka kush do të kapi postet drejtuese, të njejtët prej dekadash, me rroga të majme dhe me mbipagesa, për një punë krejt të padobishme shoqërisht.

Në vend të hartojë statutet dhe rregulloret e rinovimit të funksionimit të saj bën zgjedhje arkaike dhe në kundërshtim me ligjet.

Në vend t’u hapi rrugëve profesorëve dhe akademikëve të rinj për drejtimin e saj, mbetet te të njejtët njerëz, a thua se u dogj Shqipëria për studjues dhe kërkues shkencorë me frymë të re!

Në vend të bëjë një reformë të pastruar nga interesat egoiste personale, të njetët njerëz që gjoja reformojnë rrëmbejnë edhe postet drejtues me rroga të majme dhe pa kandidatura rivale, me zgjedhje moniste, dhe dikatoriale!

LEXO EDHE:  Meta nuk dekreton kreun e ri të Akademisë së Shkencave

Njerëzit kanë ndruajtje të kandidojnë!

Në vend të demokratizojnë institucionin, të njejtët njerëz janë edhe në kryesi, edhe në krye të administratës, po ata bëjnë tendera, po ata janë në komisionin e botimeve, shpesh edhe autorë, po ata i kanë të gjitha pushtetet.

Pse? E kupton njeri përse ndodh kështu?

Mblidhen të shtunën për t’u kundërvenë kompetencave të Presidentit të Republikës, i paskan bërë edhe presione me sms e me të tjera atij, a thua se zgjedhja e kryetarit të akademisë së shkencave paska ndonjë rëndësi dhe axhale a thua se bëhet fjalë për kryetarin e OKB, a kryetarin e kryqit të Kuq Ndërkombëtar, a për kryetarin e komisionit të Bashkimit Europian! A thua u dogj Shqipëria për kryetarë akademie ku pak njerëz vijnë vërdallë duke harxhuar paranë publike pa bërë gjë, dhe përjashtuar akademikët nga vendi-marrja! !

Në vend të reflektojmë se ku dhe sa kemi shkelur me të dyja këmbët ligjet, me pasoja të rënda financiare dhe kemi abuzuar me paranë publike duke e keqadministruar atë, hidhemi përpjetë edhe kur zoti President na kthen në rrugën e ligjit dhe na jep mundësi të marrim frymë!

Se mos vetëm me zotin President dhe dekretin e tij ka probleme akademia e shkencave!!!

Prej kohësh ajo përpëlitet me atë që qeveria e kryeministrit z. Edi Rama i ka kërkuar rithemelim nëpërmjet reformimit. Edhe me të u zemëruan atëhere!
Edhe me ministrinë e arsimit u kërleshën saqë u pajtuan që projektligji t’i hiqej nga dora ekspertëve të saj dhe t’u kalohej “miqve” politikë për t’a kaluar në mënyrë antikushtetuese në Kuvend.
Para disaditësh edhe qeveria u a përplasi në fytyrë duke u thënë se projektligji që keni përgatitur është i paligjshëm!
Se mos vetëm me qeverinë dhe Presidentin! Shihni qendrimet e rektorëve në komisionin e edukimit dhe medias sesi kritikojnë akademinë e shkencave sepse nuk është fare në udhën e duhur!
Se mos vetëm rektorët! Qendrimin e saj edhe kryetarja e komisionit të Kuvendit për edukimin zonja Dhimitri e ka bërë publik duke i quajtur zgjedhjet në Akademinë e Shkencave të paligjshme!
Se mos vetëm me pushtetin në fuqi, edhe me opozitën! A nuk deklaroi partia demokratike se votimet janë të paligjshme dhe se shkelësit e ligjit i pret drejtësia në mos sot nesër!!!

U vërtetua me dëshmi të plota në komisionin e edukimit që akademia e shkencave ka censuruar mendimin alternativ.

Dhe tani hidhen përpjetë dy a tri vetë që e quajnë veten këshill Ekzekutiv dhe ditën e shtunë i kërkojnë presidentit t’a rikonsiderojë dekretin e tij!!!

Juridikisht qesharake!
Kushtetueshmërisht qesharake!

Akademia e Shkencave është marrë peng!

Por, ditët në vazhdim do t’a rrëfejnë këtë djegshëm!/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Artan Fuga i “shpall luftë” Henri Çilit/Pervers, nëse provon ato që ke thënë …!

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Bashkia e Tiranës nuk është kryeministria bis

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/Tragjikomedia e propagandës për integrim europian!

LEXO EDHE:  Ultimatumi ndaj Artan Fugës/ Shteti mesazh intelektualëve: Konformohuni ose largohuni!

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: