LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i dha një post në administratë/ Eni Vasili: Kam shkuar të jap eksperiencë, jo për para

13 Korrik 2019, 10:23, Aktualitet CNA
Rama i dha një post në administratë/ Eni Vasili: Kam shkuar

Gazetarja Eni Vasili ka qenë në ?gojët? e mediave kohët e fundit lidhur me një post që thuhet se i ka ofruar kryeministri Edi Rama.

Gjatë emisionit të saj ?Open? i tuari i saj, deputeti Lefter Maliqi i ka përmendur gazetares punën e re në administratë.

Gazetarja ka fshirë videon e atij emisioni nga youtobe dhe nuk ka pranuar as urime për këtë punë të re.

Vasili është përgjigjur për gojët e liga, duke thënë se ajo e ka pranuar këtë punë për të dhënë eksperiencën e saj mediatike dhe jo për pagën.

Disa media, shkruajnë madje se gazetarja ka rënë dakord të marrë vetëm 100 mijë lek të vjetra çdo muaj.

Vasili është zgjedhur së fundmi nga Parlamenti me propozim të qeverisë si anëtare e Këshillit të Statistikave si përfaqësuese e medias./CNA.al

Lajmet e fundit nga