Connect with Us

Qeveria do të rishikojë pagat e nëpunësve të shtetit

Aktualitet

Qeveria do të rishikojë pagat e nëpunësve të shtetit

Publikuar

-

Në gjysmën e dytë të 2019 do të ndodhin ndryshime të rëndësishme për administratën publike.

Kështu parashikon një rezolutë detyruese që ka hartuar Kuvendi i Shqipërisë për Departamentin e Administratës Publike. Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka analizuar veprimtarinë vjetore të DAP për vitin 2018, ndërsa ka hartuar në rezolutë me 7 detyra, të cilat duhet të realizohen gjatë vitit 2019. Detyra e parë në dokumentin që pritet të miratohet nga Parlamenti, parashikon ndëshkimin e nëpunësve civilë të cilët kanë demostruar sjellje në kundërshtim me ligjin gjatë fushatave zgjedhore. Në shënjestër do të jenë punonjësit që kanë marrë pjesë në fushatë si dhe ata që kanë penguar procesin zgjedhor, duke u bërë pjesë e skenarit të PD-LSI. Detyra e dytë që duhet të realizohet nga DAP parashikon zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë për rikthimin e nëpunësve civilë në detyrë, duke propozuar edhe marrjen e masave ndaj personave përgjegjës që kanë penguar zbatimin e vendimeve deri më sot apo që kanë shkarkuar në mënyrë të padrejtë punonjësit. Detyra e tretë parashikon rishikimin e skemës së pagave. Kuvendi i kërkon DAP aplikimin e një skeme pagash të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita, të zbatueshme nga të gjitha institucionet. Kuvendi thekson se nëse vlerësohet e arsyeshme të propozohen ndryshime të kuadrit ligjor dhe nënligjor.

Gjithashtu, Departamenti i Administratës Publike duhet të fillojë menjëherë rishikimin e strukturave funksionale të institucioneve, me vëmendje të fokusuar tek njësitë e varësisë së ministrive. Po sipas dokumentit të Kuvendit, DAP duhet të përmirësojë cilësinë e përshkrimeve të punës, të rishikojë metodologjinë e klasifikimit të pozicioneve të punës dhe të bëjë informatizimin e këtij procesit për Kryeministrinë dhe aparatet e ministrive të linjës, raporton Shqiptarja.com.

Gjithashtu, Kuvendi kërkon që Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, për vitin 2019, të ë ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshme për realizimin e procesit të Vlerësimit të Nevojës për Trajnim, dhe për këtë qëllim të përcaktojë njësinë e brendshme përgjegjëse si dhe të përditësojë vazhdimisht dhe në kohë reale databazat me të dhënat e nëpunësve të trajnuar, duke hartuar dhe miratuar objektivat e kënaqësisë së klientit për kurset e trajnimit; të kryej vlerësimeve periodike të cilësisë së trajnimeve të ofruara, sipas kërkesave të Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike 2015–2020.

Arritjet për 2018

Kuvendi, në punën e DAP gjatë vitit 2018, ka vlerësuar zhvillimin e mëtejshëm të një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të paanshëm, të pavarur dhe të bazuar në meritë duke shënuar një rritje cilësore të procesit të rekrutimit nëpërmjet trefishimit të numrit total të aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura, rritjes së përqindjes së kandidatëve të kualifikuar në nivelin 50.45% dhe rritjes së numrit mesatar të aplikantëve/pozicion pune në 22 aplikantë. “Përmirësimin e kuadrit rregullator, nëpërmjet miratimit të 5 akteve nënligjore që propozojnë ndryshime të vendimeve të Këshillit të Ministrave, të cilat rregullojnë fusha si pezullimi, lirimi, rekrutimi në nivelin ekzekutiv, të ulët e të mesëm drejtues dhe vlerësimi i njohurive shtesë. Rishikimi funksional strukturor dhe përmirësimi i cilësisë dhe standardizimi i përshkrimeve të punës së disa institucioneve nëpërmjet miratimit të tipologjisë së institucioneve të varësisë së Kryeministrit dhe ministrive të linjës dhe miratimit të modelit të ri të organizimit të institucioneve të sistemit të shëndetësisë dhe arsimit parauniversitar”, thuhet në rezolutë.

LEXO EDHE:  Shpenzimet buxhetore për paga, më të ulëtat që nga 1993

 7 ndryshimet që do të ndodhin në administratë gjatë vitit 2019

  1. Duhet të intensifikojë monitorimin së bashku me Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe institucionet e tjera, për sjelljen e nëpunësve civilë gjatë fushatave zgjedhore si dhe të identifikojë dhe të marrë masa për nëpunësit civil që veprojnë në kundërshtim me ligjin.
  2. Të kryej një vlerësim të menjëhershëm mbi ndërhyrjet e nevojshme në kuadrin ligjor për nëpunësin civil me qëllim zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë për rikthimin e nëpunësve civilë në detyrë, duke propozuar edhe marrjen e masave ndaj personave përgjegjës.
  3. Duhet të zhvillojë një politikë gjithëpërfshirëse për një skemë pagash të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita, të zbatueshme nga të gjitha institucionet. Dhe nëse vlerësohet e arsyeshme të propozohen ndryshime të kuadrit ligjor dhe nënligjor.
  4. DAP duhet të krijojë mekanizma ndërgjegjësimi/informimi me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së kandidatëve me nivel të lartë kualifikimi në proceset e rekrutimit, duke publikuar shpalljet jo vetëm në portalin “online” të aplikimit, por të zgjerojë kanalet e informimit të publikut.
  5. Të fillojë menjëherë rishikimin e strukturave funksionale të institucioneve, me vëmendje të fokusuar tek njësitë e varësisë së ministrive.
  6. DAP duhet të përmirësojë cilësinë e përshkrimeve të punës, të rishikojë metodologjinë e klasifikimit të pozicioneve të punës dhe të bëjë informatizimin e këtij procesit për Kryeministrinë dhe aparatet e ministrive të linjës.
  7. DAP duhet të harmonizojë dhe unifikojë procedurat për lëvizjen në tërësinë e sistemit të shërbimit civil, nëpërmjet krijimit të një portali të aksesueshëm nga të gjithë institucionet e administratës publike.
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Takim me bluzat e bardha/ Ahmetaj: Kemi rritur pagat për shkak të reformave të ndryshme që janë bërë

LEXO EDHE:  Shpenzimet buxhetore për paga, më të ulëtat që nga 1993

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Pagat për mjekët dhe infermierët/ Ja shtesa për secilën kategori

LEXO EDHE:  Administrata publike, shkurtohen 7 mijë vende pune

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: