Connect with Us

Negociatat me BE/ Diplomati polak: Në tetor presim vendim pozitiv për Shqipërinë

Aktualitet

Negociatat me BE/ Diplomati polak: Në tetor presim vendim pozitiv për Shqipërinë

Publikuar

-

Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE as s’mund të sfidohet dhe as s’mund të zëvendësohet me forma të tjera angazhimi të BE, thekson në intervistë me DW, Ambasadori Wieslasw Tarka, koordinator i Samitit të Poznan-it.

DW: Ambasador Tarka, cilat janë çështjet kryesore që diskutuan ekspertët në forumin “Think Tank” dhe në Forumin e Shoqërisë Civile, nw Samitin e Poznan, lidhur me politikat e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor? 

Wieslaw Tarka: Forumi “Think Tank” iu kushtua kryesisht situatës social-ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmes së politikës së BE-së ndaj rajonit. Në Forumin e Shoqërisë Civile u diskutuan Axhenda e Gjelbër për rajonin, mënyrat më të mira për të mbështetur bashkëpunimin kulturor, procesin e pajtimit, politikat antikorrupsion, dezinformimin dhe kërcënimet hibride ndaj demokracisë, perspektivat për të rinjtë në rajon dhe zhvillimin e Organizatave të Shoqërisë Civile.

Mesazhi i përbashkët nga dy Forumet është i qartë: duhet të ndryshojë mënyra sesi ka funksionuar deri tani zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që zgjerimi si politikë dhe BE si aktor i politikës në BP të mbeten të besueshme. BE dhe BP janë në udhëkryq: procesi i zgjerimit duhet ose të përshpejtohet deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, që vendet e reja anëtare t’i bashkohen BE-së në një të ardhme të parashikueshme, ose politika e zgjerimit dhe BE, si aktor politik në BP do të humbasin qëllimin.

DW: A u dëgjua zëri i shoqërisë civile në samitin e Poznan-it për një politikë zgjerimittë BE në përputhje me realitetin në BP?

Wieslaw Tarka: Organizatat e shoqërië civile, pjesëmarrëse në samit, përgatitën materiale për politikën e zgjerimit dhe tani po përgatisin konkluzionet nga diskutimet në Forumin e Shoqërisë Civile. Organizimi i të gjitha ngjarjeve vetëm në një vend ishte një avantazh i Samitit të Poznanit, sepse kjo bëri të mundur ndërveprimin mes zyrtarëve, ekspertëve dhe organizatave të shoqërisë civile. Për herë të parë, përfaqësuesit e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor morën pjesë në sesionin plenar të Ministrave të Jashtëm të BP.

DW: Çfarë sugjeruan ekspertët  e Ballkanit Perëndimor për të shtyrë përpara axhendën e konnektivitetit mes vendeve të rajonit, që mbetet një nga shtyllat e Procesit të Berlinit për lidhjen dhe bashkëpunimin rajonal?  

Wieslaw Tarka: Para së gjithash, për ta bërë Komunitetin e Transportit funksional, duhet përqëndrim jo vetëm në infrastrukturën e rëndë, por edhe zbatimin e masave të buta, si psh. harmonizimin e rregulloreve, që mund të shkurtojnë në mënyrë të konsiderueshme kohën e udhëtimeve në rajon.

Rekomandimi i dytë është forcimi i pozitës së Komunitetit të Energjisë që monitoron zbatimin e rregullores së politikës së energjisë së BE në BP. Sipas Komunitetit të Transportit ky institucion është dobësuar kohët e fundit dhe rekomandimet e tij nuk janë zbatuar. Çështja e tretë është rritja e kapaciteteve të administratës në Ballkanin Perëndimor jo vetëm në nivel qendror, por sidomos në nivel lokal. Një nga arsyet pse projektet rajonale kanë mbetur pa u zbatuar është, se Ballkani Perëndimor nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të përgatitur sa më shpejt dokumentacionin e nevojshëm.

DW: Çfarë mendojnë ekspertët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për sigurinë në rajon dhe kërcënimet kryesore ndaj saj?

Wieslaw Tarka: Ekspertët dhe shoqëria civile diskutuan çështjet e sigurisë. Nga perspektiva e tyre kërcënimi kryesor për sigurinë dhe stabilitetin në rajon është mungesa e një perspektive të qëndrueshme anëtarësimi në BE, elitat politike të rajonit nuk kanë interes për zbatimin e reformave, që do të forconin institucionet në rajon, sidomos gjyqësorin, prokurorinë dhe policinë, që  janë vendimtare në luftën kundër krimit të organizuar, një kërcënim ky kryesor i sigurisë në rajon. Pa një perspektivë të qartë anëtarësimi në BE, elitat qeverisëse po kërkojnë aleatë alternativë si Rusia, e cila dëshëron të destabilizojë rajonin.

DW: Cili është qëndrimi mbizotërues në Samitin e Poznan-it  ndaj deklaratës të para disa ditëve të fundit të Presidentit francez, Macron, sipas të cilës Franca do të refuzojë miratimin e zgjerimit të mëtejshëm të BE derisa ai të rikuperojë kredibilitetin e humbur dhe përshpejtojë vendim-marrjen? 

Wieclaw Tarka: Ekspertët në forumin “Think Tank” i kushtuan  vëmendje të veҫantë qëndrimit të Francës. Sipas tyre, Franca po mbështet politikën e zgjerimit të BE në BP sipas meritës. Por në fakt, politika që po ndjek BE është krejt e kundërta: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet. Rekomandimi i Komisionit Europian është pozitiv, por Parisi është kundër hapjes së negociatave me këto dy vende. Politika e zgjerimit është politika më efikase kundrejt vendeve fqinje me BE. Ekspertët mendojnë, se Franca po minon themelet e kesaj politike dhe nuk po propozon asnjë alternativë. Ky qëndrim do të dobësojë  në masë të konsiderueshme ndikimin e BE jo vetëm në BP por në gjithë vendet e tjera fqinjë me BE.

Qëndrimi i Polonisë është që procesi i zgjerimit të BE ka një fuqi pozitive transformuese në BP dhe njëherazi është një investim për paqen dhe stabilitetin në rajon. Është shumë e rëndësishme të sigurohet progresi i përgjithshëm i rajonit. BE duhet të plotësojë zotimet e tij të qarta për integrimin europian të BP. Anëtarësimi në BE i vendeve të BP as nuk mund të sfidohet, as nuk mund të ndryshojë në forma të tjera angazhimesh, siҫ sugjerojnë disa shtete anëtare. BE duhet të përmbushë angazhimet dhe konfirmojë kredibilitetin e tij në të gjithë rajonin dhe përtej.

Është e rëndësishme që BE të përballojë bashkë me BP sfidat e tanishme si psh lëvizjet migratore, terrorizmin, kërcënimet kibernetike, kërcënimet hibride nga Rusia dhe aktorë të tjerë.

Polonia, si shumica e shteteve anëtare, është e kënaqur që Komisioni Europian rekomandoi hapjen pa kushte të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Na vjen keq që nuk u mor vendim muajin e kaluar, në qershor, dhe presim që në tetor të merret një vendim pozitiv, pa asnjë vonesë të mëtejshme./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: