LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta e bleu çmimin “Luani i Artë",75 mijë euro?/ Spartak Ngjela paralajmëron Presidentin

13 Korrik 2019, 18:39, Aktualitet CNA
Meta e bleu çmimin “Luani i Artë",75 mijë euro?/

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se ka marrë çmimin Ndërkombëtar të Venecias ?Luani i Artë”.

Por, sipas avokatit Spartak Ngjela, ky është një çmim fantazmë, me të cilin Meta kërkon të justifikojë veprimet e tij antikushtetuese.

?Meta na paska marrë një çmim fantazëm. Vjet e ka marrë këtë çmim Aleksandër Vuçiç. E kuptoni ku jemi?

Po ku mund të pyesë drejtësia e re nga çmimet fantazmë! Meta do të shkojë drejt gjykimit për shkelje të kushtetutës, është mirë ta marrë me vete edhe medaljen e çmimit, se mund të ketë lehtësira?, ka shkruar Ngjela në rrjetet sociale.

Në fakt, më herët mediat serbe kanë hedhur akuza Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka blerë këtë çmim 75 euro. Nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja që ai s?ka marrë pjesë apo nëse ka qenë një çmim i parëndësishëm.

Postimi i plotë

Meta na paska marrë një çmim fantazëm. Vjet e ka marrë këtë çmim Aleksandër Vuçiç. E kuptoni ku jemi?

Ky çmim që ka marrë emrin e Luanit të Artë të Venedikut, i cili jepet për filmin më të mirë, është regjistruar në vitin 2017 me të njëjtin emër, por si Luani i Artë për Paqe. Sigurisht që nuk ka lidhje me çmimin e filmit të cilit i ka përvetësuar emrin. Ky çmim që ka marrë Meta drejtohet nga Fondacioni Italian Foedeus që kryesohet nga Mario Baccini: pjesë e tij është edhe miku i vjetër i Sali Berishës Franco Fratini.
Nuk ka të dhëna nëse është ndarë në vitin 2017 ky çmim, por në vitin 2018 ky çmim i është ndarë Aleksandar Vuçiçit, por, në emër të tij, më 1 dhjetor 2018 e ka tërhequr ambasadori i Serbisë në Romë Goran Aleksiç. Fituesi i dytë i çmimit është Ilir Meta.

Po ku mund të pyesë drejtësia e re nga çmimet fantazmë! Meta do të shkojë drejt gjykimit për shkelje të kushtetutës, është mirë ta marrë me vete edhe medaljen e çmimit, se mund të ketë lehtësira…/CNA.al

Lajmet e fundit nga