LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i Ramës i shqetësuar/ Manjani "godet" Bashën dhe Kryemadhin

13 Korrik 2019, 19:05, Aktualitet CNA
Ish-ministri i Ramës i shqetësuar/ Manjani "godet"

Ish Ministri i Drejtësisë në Qeverinë ?Rama 1?, është shprehur i shqetësuar për largimin e qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria.

Jo vetëm Qeverinë, por Manjani nuk ka kursyer as Opozitën në lidhje me këtë temë.

?Nuk kam dëgjuar një program, projekt apo thirrje, deklaratë, qoftë edhe një fjali të vetme të artikuluar nga dikush që të ndalojë largimin e shqiptarëve nga vendi i tyre?!As për sy e faqe, as për hi syve. Fare! Asnjë fjalë të vetme! As nga qeveria e as nga opozita.Kulmi!?,shkruan Manjani në rrjete sociale.

Postimi i plotë

Ore si nuk kam dëgjuar një program, projekt apo thirrje, deklaratë, qoftë edhe një fjali të vetme të artikuluar nga dikush që të ndalojë largimin e shqiptarëve nga vendi i tyre?!

As për sy e faqe, as për hi syve. Fare! Asnjë fjalë të vetme!

As nga qeveria e as nga opozita.

Kulmi!

Përkundrazi, vetë i yshtin njerëzit të ikin. Për të njëtën punë që bëjnë këtu, ikin në Gjermani. IKIN!

Popullsia dhe territori janë dy elementët klasikë të një shteti. Nëse territori shpopullohet edhe shteti merr fund…

Ruajtja e popullsisë në territorin e saj është detyrë e çdo shtetari./CNA.al

Lajmet e fundit nga