Connect with Us

“Fletët e votimit u falsifikuan”/ PD sjell faktet e reja

Aktualitet

“Fletët e votimit u falsifikuan”/ PD sjell faktet e reja

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në një deklaratë për mediat denoncoi sot një tjetër skandal, siç e quajti ai, që ka të bëjë me votimet e 30 qershorit.

Sipas Bardhit, pas djegies së materialeve zgjedhore në KZAZ e Vaut të Dejës, procesi i votimit atje ka nisur me fletë votimi të falsifikuara.

“Votimet moniste të 30 Qershorit ishin prova e rradhës se me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Komisioni Qendror i Vjedhjeve , nen urdhrat e Rames, është përfshirë nga skandali në skandal. 3 jane skandalet me te medha, ku eshte kapur ne flagrance.

  1. Falsifikoi dhe manipuloi pjesëmarrjen në votime për llogari të propagandës së Edi Ramës.
  2. Falsifikoi rezultatin e votimeve në Bashkinë Elbasan sipas urdhrave te Taulant Balles per te fshehur se per Elbasanin kishte me shume vota per kandidatin sesa flete votimi ne kuti.
  3. Ka lejuar qe ne Vaun e Dejes te kryhet votim me flete te fallsifikuara dhe qe nuk i dihet origjina e tyre. Ky i treti eshte nje skandal i ri, per te cilin kemi ne dore disa dokumente qe e provojne ate”,- tha demokrati.

Bardhi publikoi edhe prova, që tregojnë se në orën 07:58 të mëngjesit fletët e rregullta të votimit nuk kishin kaluar ende në doganën e Hanit të Hotit, ndërkohë që votimet kishin nisur.

“Dokumenti i doganes tregon se fletet e votimit kane qene ne dogane ne oren 7.58 te se dieles, ndersa votimet kane nisur ne oren 7.00. Duke qene se materialet zgjedhore u dogjen, KQZ vendosi ne 28 qershor nxjerrjen jashtë përdorimit te te gjitha fleteve te votimit, rreth 40 mije te tilla, te te gjitha materialeve te tjera zgjedhore, perfshire lista, vula etj. Në orën 07:00 te 30 qershorit, u deklarua se edhe me angazhimin personal te deputetit Tom Doshi, person ne listen e zeze te SHBA, gjithcka ishte ne rregull, fletet kishin ardhur, materialet zgjedhore gjithashtu, dhe kishte nisur procesi i votimit në të gjitha QV e Bashkisë së Vaut të Dejës. E gjitha është një gënjeshtër. Është mashtrim publik me pasoja të rënda i KQZ. Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se fletët e votimit në orën 07.58 minuta të datës 30 Qershor kanë qenë ende në Doganën e Hanit të Hotit”,- vijoi demokrati.

Ai kërkoi shpjegime nga anëtarët e KQZ-së se ku i kanë gjetur fletët e votimt me të cilat u votua në Bashkinë e Vaut të Dejës. Sekretari i Pergjithshem i PD, ngriti pyetjet:

LEXO EDHE:  Kapet “mat” kryebashkiaku i Ramës/ Çfarë i kujton 25 Shkurti i vitit 2000?

“Nëse në orën 8 të mëngjesit Fletët e Votimit ishin ende në Doganë, çdo shqiptar pyet sot me çfarë fletësh votimi nisi procesi i votimit në orën 7.00?

Sa zgjati procedura e dërgimit të tyre në KQZ, marrjes së tyre në dorëzim nga KQZ, nisjes për në KZAZ, shpërndarjes në cdo QV?

I gjithë dokumentacioni zyrtar mbi këtë çështje, fakton një skandal të jashtëzakonshëm, një proces privat dhe kriminal të kryer nga KQZ në bashkëpunim me KZAZ e Vaut të Dejës, për të cilën prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë hetimet penale”,- shtoi ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  “Një prezantuese televizive e përfshirë në shitblerje votash”/ PD sulmon ashpër Veliajn

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Bardhi: Socialistët të zhgënjyer nga Edi Rama

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  “Shokon” deputeti/ Vë në dyshim prirjet seksuale të Gazment Bardhit

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Bardhi: Socialistët të zhgënjyer nga Edi Rama

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: