LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Eksperienca më shokuese e jetës time”/ Aktorja e njohur rrëfen vështirësitë e shtatzënisë

13 Korrik 2019, 18:25, Aktualitet CNA
“Eksperienca më shokuese e jetës time”/ Aktorja e njohur

Këngëtarja dhe aktorja e famshme Hilary Duff e provoi eksperiencën e të qënit nënë që në moshën 24 vjeçare.

Tashmë ajo është nënë e dy fëmijëve por Hillary ka rrëfyer se kjo nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Ajo e ka cilësuar si eksperiencën më të bukur por njëkohësisht dhe shokuese. E ftuar në emisionin “The Mothrly Podcast”, Duff është shprehur:

?Ishte pak izoluese për mua në fillim, sepse në atë kohë nuk kisha asnjë mikeshë që kishte fëmijë. Megjithatë unë kam punuar për një kohë të gjatë dhe e ndjeva si një hap shumë natyral në jetë. Gjithmonë e dija se doja të bëhesha nënë dhe e dija se ky do të ishte prioriteti im numër 1 në jetë. Kështu nga një anë unë ndjehesha gati, por nga ana tjetër paksa e frikësuar?, është shprehur Hilary.

Ajo ka shtuar se vështirësinë më të madhe e pati gjatë shtatzënisë, por pas lindjes së djalit jeta i ndryshoi totalisht. Gjithashtu ajo tha se të qenurit nënë ka qenë eksperienca më shokuese dhe e bukur në të njëjtën kohë.

Lajmet e fundit nga