LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DW: Dy rusë trazojnë politikën edhe në Ballkan

13 Korrik 2019, 07:28, Aktualitet CNA
DW: Dy rusë trazojnë politikën edhe në Ballkan

Ai nuk është më president i Ukrainës, por një dyshe prankerash rusë e imitojnë Petro Poroshenkon, kësaj here përmes një telefonate në Maqedoninë e Veriut. Ka dyshime, se kush qëndron pas këtyre telefonatave false.

Një dyshe humoristësh (pranker) rusë, për të cilët supozohet se bashkëpunojnë me shërbimet sekrete, kësaj here pati në shënjestër Maqedoninë e Veriut. Prankerat rusë Leksus dhe Vovan, Vovan, Vladimir Kusnezov, Aleksej Stoljarov, e kanë kthyer Petro Poroshenkon në shënjestër të shakave ruse në telefon, duke i telefonuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Një ditë në gusht 2018 bie zilja e telefonit të Zoran Zaevit. Një zë burri e përshëndet atë në anglisht me një theks europiano-lindor. “Zoti president, Ju jeni??” pyet Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, që dikur quhej Republika e Maqedonisë. “Po, unë jam. Shpresoj, që moti është i mirë në Maqedoni”, përgjigjet zëri. Zaev mendon, se është duke folur me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko. Por në fakt ai flet me prankerat rusë, që e quajnë veten Vovan dhe Leksus e në të vërtetë janë Vladimir Kusnezov und Aleksel Stoljarov. Pranker janë njerëzit, të cilët në telefon paraqiten si dikush tjetër për ta vënë në lojë bashkëbiseduesin. Kjo bisedë e regjistruar dhe dy telefonata të tjera me Zaevin, të regjistruara me gjasë në shkurt dhe prill 2019, të dy rusët i publikuan në youtube më 8 korrik.

Ukrainasit dhe amerikanët nga SHBA-ja si objekte humori 

Regjistrimi dëgjohet mirë dhe menjeherë pas fjalëve të kortezisë lidhur me motin ?Poroshenko” kalon tek “agresioni rus”, që ?ka mbërritur tashmë? edhe në vendin e Zaevit. Ai përmend zhvillimet në Greqi, me sa duket për të zgjuar besimin, ose për të marrë ndonjë vlerësim për gjendjen. Asokohe, verën 2018, Greqia dëboi diplomatët rusë nga vendi. Akuza ishte: Tentativë për të penguar përmes ryshfetit marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit për emrin e vendit. Marrëveshja megjithatë më vonë hyri në fuqi.

Në mediat ruse, që kanë raportuar këto ditë për telefonatën e rreme, as që përmendet episodi në fjalë. Në vend të kësaj ato fokusohen në faktin, që dy rusë sërish e kanë vënë në lojë Poroshenkon duke bërë që ai të duket si i mefshët. Sipas tyre “Poroshenko” i ka treguar Zaevit, se ka lidhje me Aleksandrin e Madh.

Vovan dhe Leksus, të dy në fillim të 30-ve në moshë, janë të njohur për një publik të gjerë në Rusi qysh nga viti 2014, viti kur u realizua aneksimi i Krimesë. Ata kanë vënë në lojë njerëz nga fusha e sportit, politikës dhe spektakleve, por shënjestra numër një e tyre ka qenë presidenti Poroshenko, i pasuar nga ish-kryeministri ukrainas Arsenij Jazenjuk. Ata madje ia kanë dalë që të telefonojnë edhe me senatorin John McCain, që ndërkohë ka ndërruar jetë, me të ngarkuarin e posaçëm për Ukrainën Kurt Volker ose edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Dyshime për bashkëpunim me shërbimet sekrete

Përzgjedhja e viktimave, fakti, që politikanët rusë në përgjithësi nuk ngacmohen prej tyre, fakti që ata kanë akses tek numrat e telefonit të politikanëve të nivelit të lartë, kanë bërë që ndaj dyshes së prankerëve rusë të lindin dyshimet, se punojnë për shërbimet sekrete ruse. Këtë dyshim e ka shprehur edhe Svjatoslav Zeholko, zëdhënësi i shtypit i presidentit Poroshenko. Kjo pasi në vitin 2016 të dy prankerat janë përpjekur që New Your Times të botojë një intervistë te rreme me Poroshenkon. Por reporterët e kësaj gazete pyetën zyrën e shtypit të presidentit dhe gënjshtra doli në pah. Zeholko akuzoi për këtë shërbimet sekrete ruse. Prankerat Vovan dhe Leksus e mohuan këtë.

Si ra Elton John viktimë e prankerave rusë

Prankerat e tepruan me lojën e tyre edhe për Kremlinin. Në shtator 2015 Vovan (Kusnezov) duke u paraqitur si Vladimir Putin i telefonoi këngëtarit britanik Elton John, që e ka pranuar homoseksualitetin e tij. Popstar e konsideroi si të vërtetë telefonatën dhe bisedën miqësore me Putinin e bëri publike në llogarinë e tij në Istagram. Ai e pati falënderuar presidentin rus që angazhohet për çështjet e LGBT dhe i pati propozuar një takim personalisht. Kremlini u detyrua të reagojë. Putini i vërtetë i telefonoi Elton John-it dhe i shprehu keqardhjen për këtë ?telefonatë të djemve?, sikurse i quajti ai prankerat.

Arsyeja se përse të dy ata sërish vënë në lojë Poroshenkon, ndonëse ai nuk është më në post që prej dy muajsh, nuk është e qartë. Ndoshta këtu luan rol edhe fakti, që më 21 korrik në Ukrainë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe prej nga parashikohet që partia e Poroshenkos të jetë një ndër forcat më të mëdha opozitare./ DW

Lajmet e fundit nga