LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha përjashton 10 antarë kryesie nga koordinimi me degët

13 Korrik 2019, 20:11, Aktualitet CNA
Basha përjashton 10 antarë kryesie nga koordinimi me degët

Kreu i PD Lulzim Basha ka firmosur dje një urdhër në lidhje me koordinimin e degeve të PD me qendrën, për të mbajtur situatën politike më në tension dhe duke tentuar që të ketë gjithçka kati për në shtator.

Basha ka emëruar kordinatorët në degë të cilët janë po të njëjtët emra, thjesht dhe vetëm kanë ndryshuar zonat, ka edhe disa prurje të reja.

Por nga ky organizim i ri Lulzim Basha ka lënë jashtë 5 antarë të zgjedhur të kryesisë të PD. Bie në sy se listës i mungon, Tomor Alizoti, Abi Malltezi dhe  Izmira Ulqinaku.

Tre ish-sekretarët dhe bashkëpunëtorët e Bashës, Eno Bozdo, Grida Duma, dhe Fatbardh Kadilli.

Në këtë fushatë të brendshme Basha nuk ka përfshirë edhe disa nga sekretarët aktualë dhe me detyra të rëndësishme në PD. Nuk do jetë në process Çlirim Gjata, Ivi Kaso, Alfred Rrushaj dhe Gert Bogdani.

Lulzim Basha ka lënë në total  dhjetë antarë kryesie jashtë grupit të koordinatorëve të emëruar prej tij, shumica bashkëpunëtorë dhe mbështetës të tij nga më kryesorët që siç duket Lulin e kanë zhgënjyer përfundimisht, spikatin Bozdo e Kadilli./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga