Connect with Us

Vrau për gjakmarrje/ Kapet i shumëkërkuari në Durrës

Aktualitet

Vrau për gjakmarrje/ Kapet i shumëkërkuari në Durrës

Publikuar

-

krimi i organizuar

Një person i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar sot në Durrës.

Ai ishte dënuar me 35 vite burg në vitin 2015, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Revenge”.

Kapet një person i shpallur në kërkim për vrasje, i dënuar me 35 vite burg.

Në vijim të punën për kapjen e personave në kërkim, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e  një personi të  dënuar për vrasje, kanë  zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Revenge”, si rezultat i të cilit   u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

LEXO EDHE:  Kërkohej nga Italia, arrestohet në Tiranë/ Pse Gjykata la të lirë gruan e “Mirit të Xhikes”

– Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz,  Fushë Krujë .

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës  ka vrarë  me armë zjarri shtetasin L.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po bëjnë pazare të pista”/ “Shpërthen” Murrizi: Të penduarit e drejtësisë po flasin, keni shumë për të dëgjuar

Publikuar

-

Nga

“Po bëjnë pazare të pista”/ “Shpërthen” Murrizi: Të penduarit e drejtësisë po flasin, keni shumë për të dëgjuar

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka komentuar me tone mjaft të forta përplasjet e fundit politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Nisur nga deklarata e Bashës, sipas të cilit Rama i ka ofruar pazarin që “ti kryeministër, unë president”, Murrizi me ironi shkruan se reforma në drejtësi ka filluar të japë efektet e para.

“Reforma ne drejtesi ka filluar te japi efektet e para

I penduari i pare i “ bandes” politike rrefen nje nga pazaret e pista qe prej 30 vitesh luhet ne kurriz te shqiptareve

Shpresoj qe “ pentito” i pare i kesa “ bande” politike te bashkepunoj deri ne fund me drejetesine

Njeri president e tjetri kryeminister?

Hajde gallate hajde

Domethene qe shqiptaret nuk kane fare te drejte te zgjedhin

Prandaj kane 12 vjet qe jua kane ndaluar me ligj te drejten e zgjedhjes me vote?

Prandaj nuk duan listat e hapura?

Prandaj bejne sikur zihen me njeri tjetrin?

Prandaj ulen si skuthe me njeri tjetrin qe te beje pazarin e radhes ne kurriz te shqiptareve dhe duan ta paraqesin para tyre si marreveshje qe zgjidh ngerçin artificial politik???

Po kur kjo pune qenka me pazar mes njeri tjetrit, atehere pse duhet te kete zgjedhje çdo 4 vjet?

Apo kot per tu hedhur hi syve shqiptareve, per tu bere qejfin nderkombetareve dhe per tu rrahur e vrare militantet e partive neper kutite e votimit per palaćot e politikes?

Po “ shume mire” qenka kjo pune!!!”-shkruan Murrizi.

Më tej, ai thekson se ndihet i zhgënjyer, pse nuk qenka pranuar pazari.

“Jam “ zhgenjyer” shume pse nuk paskan pranuar?

Po çfarë mund ti ofroj me shume se Kryeminister, kryetarit te opozites nje kryeminister ne detyre?

Po nje Kryeminister ne detyre qe eshte merzitur dhe po i vjen per te vjelle nga pushteti i tepert, çfare mund te behet me shume se Presidemt?

Mesa po kuptoj nga “ rrefimet” e para te “bashkepuntoreve” te pare te drejtesise se re, do jene prishur pazari se nuk ka vend per 2 Kryeministra dhe 2 President

LEXO EDHE:  Video- Gara me makina te “Unaza e Re”/ Arrestohen dy persona

LEXO EDHE:  Kërkohej nga Italia, arrestohet në Tiranë/ Pse Gjykata la të lirë gruan e “Mirit të Xhikes”

Se keta “ shejtan” nuk jane 2 kapo te vetem te kesaj “ BANDE” politike 30 vjeçare por jane 4 kapo e gjys, dhe 30 lango pas Tyre qe ju duket vetja si gango”-thekson deputeti.

Gjithashtu ai ka edhe një apel të fortë për qytetarët shqiptarë, ndërsa thekson se “Te nderuar shqiptare!

Sot eshte nje dite e madhe per sejcilin nga ne, per te degjuar fillimin e rrefimeve qe te “ penduarit” do tregojne per te gjitha pazaret e pista qe kane kryer ne kurrizin e shqiptareve

Ishalla jua kane perkthyer mire nderkombetareve deklarimet e dy te “penduareve” te pare te “ bandes” politike 30 vjeçare, qe edhe ata te “ shkrete” te mos “ lodhen” shume per ti “ pajtuar” as neper skutat e pallatit te kongreseve as ne rezidencat e selive diplomatike.

Atehere une “ propozoj” qe te mos behen me votime kot, sepse ka kosto te larte financiare, por “ kapot” te meren vesh me njeri tjetrin dhe te pranojne me “ dhimbje” kete “ sakrifice” te madhe per hater te shqiperise dhe shqipetareve. Njeri president, tjetri kryeminister. Pastaj kur te merziten te bejne
“ rrotaçile” se nuk u be qameti dhe qytetareve tua paraqesin si mender “ rrotacion”. Keshtu besoj qe “kenaqen” te gjitha palet.”

Më tej, ai thekson se “keta “ pentitot” shplodhen duke nderruar karriket me njeri tjetrin pa zgjedhje, dhe populli ben sikur voton çdo 4 vjet dhe Shqiperia ecen “ para” dhe futet ne bBE nga deklaratat pro perendimore dhe emocionale te disa deputeteve qe mbreme “ shpetuan” atdheun, kombin, Shqiperine dhe shqiptaret nga “ puçi” i shtetit qe po behej nga ne “ “tradhetaret” qe kemi kerkuar”.

Sipas Murrizit, hapja e listave është vetëm fillimi, dhe se shqiptarët do të dëgjojnë shumë këto ditë.

“Lista te hapura. Sot eshte vetem fillimi

Ehhhhh sa do degjojne shqiptaret keto dite!!!!

Populli thote: Fija keputet duke u holluar

Zullumi duke u trashur”-përfundon postimin e tij deputeti Murrizi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Atje vranë mbi 8 mijë djem dhe burra muslimanë/ Ish-diplomatja: Në Srebrenicë, Europa dështoi

Publikuar

-

Nga

Atje vranë mbi 8 mijë djem dhe burra muslimanë/ Ish-diplomatja: Në Srebrenicë, Europa dështoi

“Në Srebrenicë Evropa dështoi,” thotë në një intervistë për DW Gudrun Steinacker. Ish-diplomatja, e cila ishte së fundmi Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi dhe konsiderohet si një nga njohëset më të mira të Ballkanit në diplomacinë gjermane, është e sigurt se “pas katër vitesh lufte dhe spastrimi etnik me kampe përqendrimi, zhvendosje masive dhe përdhunime masive, mund të dihej se çfarë ishte e mundur “.

Detajet e kësaj drame të paimagjinueshme janë përpunuar në mënyrë të përpiktë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Sipas kësaj gjykate në fazën e fundit të luftës civile në Bosnje-Hercegovinë (1992-1995), serbët kishin nisur me planifikimin strategjik të masakrës në mars të  vitit 1995.

Shumëkush e kujton Srebrenicën vetëm në përvjetorë

Në lindje të Bosnjë-Hercegovinës, në qytetin e vogël të Srebrenicës, ndodhi në korrik 1995 krimi më i rëndë në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore: njësi serbe vranë  atje mbi 8,000 djem dhe burra muslimanë. Gjykatat ndërkombëtare e kanë klasifikuar vazhdimisht këtë masakër të paparë ndaj civilëve si gjenocid.

Mbrojtje e pamjaftueshme

Srebrenica qe shpallur dy vjet më parë nga Këshilli i Sigurimit i OKB si një nga gjashtë “zonat e sigurta”. Por rreth 400 ushtarë helmetëkaltër holandeze të OKB-së, ishin të armatosur në mënyrë të pamjaftueshme, për ta mbrojtur Srebrenicën, e cila qe kthyer në një strehë për rreth 25.000 refugjatë

Nga 13 deri në 17 korrik, njësitë serbe vranë në Srebrenicë mbi 8,000 burra dhe djem dhe i varrosën në varre masive. Tani janë identifikuar dhe janë varrosur në varrezat përkujtimore në Potoçari pothuajse 7,000.

Identifikimi i skeletëve të viktimave të Srebrenicës

Identifikimi i skeletëve ishte një punë mjaft e vështirë për ekipet ndërkombëtare të mjekëve ligjorë, sepse për të mbuluar gjurmët e krimeve të tyre serbët i hapën varret masive me buldozerë dhe shpërndanë pjesët e trupave pa jetë në të ashtuquajturat varreza dytësore ose tretësore. Për këtë arsye ekspertëve mjeko-ligjorë iu desh të mblidhnin mbetjet e trupave nga varre të ndryshme dhe t’i bashkonin përsëri ato.

LEXO EDHE:  Arrestimi i ish-deputetit të PS-së/ Reagon kryeministri Rama

LEXO EDHE:  Vrasjet ne Thumane, dorezohet nje nga vellezerit, arrestohet tjetri

Ende shumë kriminelë të padënuar

Komandanti i përgjithshëm i genocidit, udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe shefi i tij ushtarak Ratko Mladić, u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata e OKB në Hagë. Por deri sot numri më i madh i autorëve të këtij krimi vazhdojnë të jenë të lirë. Shumë prej tyre kanë ikur në Serbi dhe jetojnë atje pa pasur frikë nga drejtësia.

“Sidomos ushtarakët e nivelit të mesëm nuk kanë dalë para ligjit,” tha Murat Tahirović në Sarajevë për Deutsche Welle. Ai është president i “Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit” dhe thotë se “megjithëse organizata jonë ka paraqitur një dokumentim të gjerë për 24 shtabet me 227 anëtarë, nuk ka marrë asnjë përgjigje nga organet e zbatimit të ligjit”.

Serbia nuk e pranon masakrën

Edhe 25 vjet pas çmendurisë së Srebrenicës, Serbia zyrtare dhe shumica e popullatës serbe vazhdojnë të mos pranojnë ta konsiderojnë masakrën si gjenocid. Edhe rrugë, shkolla ​​dhe një konvikt studentor mbajnë emrat e kriminelëve të luftës Mladić dhe Karadžić. Një numër i atyre që janë qenë të përfshirë direkt ose indirekt në vrasjen masive të asaj kohë mbajnë ende poste si politikanë apo janë sipërmarrës e bisnesmenë.

Në Serbi ende rrugë, shkolla ​​dhe një konvikt studentor mbajnë emrat e kriminelëve të luftës Mladić dhe Karadžić

“Shumëkush e kujton Srebrenicën në përvjetorë”, kritikon profesori i historisë Husnija Kamberović në Sarajevë në intervistë me Deutsche Wellen. “Ndoshta edhe bota e jashtme do të dëshironte të harronte Srebrenicën, sepse luajti edhe vetë një rol kaq të turpshëm.” Por “e vetëmja gjë që mund të ndihmojë është ndërtimi i një shoqërie jo-nacionaliste”.

Edhe të rinjtë në Ballkan i bëjnë thirrje opinionit botëror një çerek shekulli pas gjenocidit në Srebrenicë që të mos e harrojë atë që ndodhi. “Sepse nëse harrojmë këto gjëra, ato mund të ndodhin përsëri dhe një Srebrenica nuk duhet t’i ndodhë kurrë më askujt përsëri”, thotë aktivistja Lamia Bravo nga Bosnje-Hercegovina./ DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka pasur reflektim”/ Mazhoranca tërhiqet nga shkarkimi i Ilir Metës?

Publikuar

-

Nga

“Ka pasur reflektim”/ Mazhoranca tërhiqet nga shkarkimi i Ilir Metës?

“Unë nuk jam për të bërë spektale politike, por jam për ti garantuar të gjithë se deri në 24 korrik 2022 Presidenca do të jetë kështjellë e mbrojtjes së kushtetutës”.

Kështu ka deklaruar Presidenti Meta në 9 shtator 2019. E mesa duket kështu do të jetë. Mazhoranca për disa muaj e la pas qëllimin e saj për të shkarkuar presidentin e Republikës. Në limitin e afatit 30 korrik,  Komisioni Hetimor për Ilir Metën do të mblidhet ditën e hënë.

Mazhoranca duket se do të tërhiqet nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

Në një prononcim për Report tv, deputeti socialist, Ulsi Manja tha se Komisioni Parlamentar për Shkarkimin e Presidentit, ende nuk e ka një qëndrim përfundimtar nëse do vendosin për shkarkimin e Metës apo jo.

Por pranon se ka pasur një reflektim nga ana e presidencës, sidomos për zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.

LEXO EDHE:  Kush është personi që akuzohet për masakrën e Tropojës/ Zylfije Haklaj rrëfen si filloi konflikti

LEXO EDHE:  Kërkohej nga Italia, arrestohet në Tiranë/ Pse Gjykata la të lirë gruan e “Mirit të Xhikes”

“Nëse i referoheni opinionit final të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese ka një reflektim institucional të palëve për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese si një nga kriteret për në BE. Dhe kur them ka refletkim do të thotë KED, Kuvendi dhe Presidenti, nën frymën e atij opinion dhe atyre rekomandimeve do duhet të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Manja.

Por ky qëndrim i zbutur ndaj presidentit a do të reflektohet në një vendim për mos e shkarkuar?

“E thënë më qartë, Komisioni Hetimor, në raportin e vet për seancën plenare do evidentojë të gjitha shkeljet e konstatuara në rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, por edhe të situatës me Gjykatën Kushtetuese”, tha Manja.

LEXO TE PLOTE