Vendi drejt kolapsit?/ Lefter Maliqi jep alarmin – CNA
Connect with us

Aktualitet

Vendi drejt kolapsit?/ Lefter Maliqi jep alarmin

Publikuar

-

Deputeti i pavuarur, Lefter Maliqi, në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit ka folur për një situatë alarmante në politikën shqiptare e cila po dëmton popullin.

Sipas deputetit Mliqi vendi po shkon drejt një kolapsi institucional pasi çdo gjë është e kapur nga shteti.

Maliqi tha se sidomos këto 6 vite qeverisje vendi ka ngelur mbrapa në luftën kundër krimit dhe korrupsionit ndërsa shtoi se asnjë nga premtimet që kanë bërë rilindasit nuk është mbajtur ndërsa situate është përkeqësuar në çdo aspekt.

“Mund të them që kemi mbi 6 vjet që jemi mbrapa përsa i përket krimit dhe korrupsionit. U premtuan 300 mijë vende pune kemi largim të shqiptarëve, u pramtua rritje pagash por u rritën taksat.

Unë vlerësojë raportin e OSBE/ODIHR. Situate është alarmante, emigrimi është masiv, ndaj i bëj thirrje klasës politike që të mbajnë anën e popullit dhe të ulin palët në dialog për të zgjidhur krizën që ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Çdo institucion drejtësie dhe institucion shtetëror është  kapur nga mazhoranca ndaj vendi po shkon drejt diktaturës dhe shkatrrimit.

Shkarkimi i drejtorit të tatimeve ka të bëj me mosmbajtjen e premtive që shantazhonin biznesin e madh dhe të vogë të cilët nuk shkuan të votonin.

Bandat kriminale kanë kapur shtetin, ndërsa ministrja e Drejtësisë flet mirë por nuk drejton dot dikasteret përkatëse.

Të njëjtat fenomene janë edhe në disa dikastere të tjera.

KQZ merr vendime që nuk i takojnë ndërsa Denar Biba po i merr të gjitha vendimet, ai mund të marrë edhe vendime që kanë të bëjnë me Gjykatën e Lartë. Mua më vjen turp si deputet pasi njerëzit i mendojnë deputetët sit ë pashkollë dhe të lidhur me krimin për shkak të sistemit të kalbur, ndaj duhet të bëhen përsëri zgjedhjet parlamentare në mënyrë që populli të zgedh përfaqësuesit e tij.

Jemi Republik Parlamentare jo Republik drogaxhinjësh, mediat nuk janë të lira, këto janë skandale që tregojnë se vendi po kalon drejt diktaturës. Të paaftët janë vendosur në poste drejtuese,” ka thënë Maliqi në fjalën e tij./CNA.al

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

By

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Stërvitje në kushte “ferri” për ekipin e njohur/ Pa tualete dhe pa telefona

Publikuar

-

Shumë skuadra zgjedhin zonat me kushte klimaterike mesatare për tu përgatitur për sezonin e ri.

Disa prej tyre zgjedhin zonat kodrinore, ndërsa skuadra e Augsburg ka një tjetër destinacion. Gjermanët e drejtuar nga Martin Schmidt kanë vendosur që fazën përgatitore për sezonin 2019-2020 ta zhvillojnë në Alpet zvicerane.

Sipas tij, stërvitja në këto kushte do e ndihmonte skuadrën që të ndërtonte një frymë më të mirë dhe një formë më të lartë atletike.

Augsburgu do të kalojë disa ditë duke jetuar në kushte shumë të ndryshme për atë që lojtarët profesionistë të futbollit janë mësuar normalisht. Lojtarët dhe trajnerët do të flenë në kabina, me vetëm pajisje bazë dhe nuk do të kenë dushe ose tualete në dispozicion brenda kabina.

Nuk ka valë për celularët dhe nëse kjo nuk ishte e mjaftueshme, lojtarët duhet të ngrihen në orën 05:30 çdo mëngjes për të qenë gati për disa ngjitje malore, e cila fillon në orën 06:00.

Sipas trajnerit, përvoja do të tregojë aftësitë dhe kufizimet që secili lojtar ka. Schmidt gjithashtu beson se kjo metodë do të ndihmojë lojtarët të përballojnë nëse gjërat shkojnë keq gjatë sezonit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ylli televiziv nuk i lë vend imagjinatës/ I tregon të gjitha linjat e trupit në fustanin e tejdukshëm

Publikuar

-

Ylli televiziv Megan Barton Hanson është përfolur shumë nga mediat për lidhjet e saj me vajzat e tjera të showbizit.

Por duket se kjo nuk i intereson aspak. Së fundi Megan i ka befasuar të gjithë me ndryshimin në pamjen e saj.

Bukuroshja e televizionit shafqet shumë joshëse me flokët e saj me nuancë rozë. Por ajo që ka tërhequr gjithë vëmendjen e paparacëve është fustani i saj, i cili nuk i lë shumë vend imagjinatës.

Qartazi mund të dallohen të gjitha linjat e saj trupore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending