U zyrtarizua te Barcelona/ Griezmann bën veprimin injorues ndaj ish-klubit të tij – CNA
Connect with us

Aktualitet

U zyrtarizua te Barcelona/ Griezmann bën veprimin injorues ndaj ish-klubit të tij

Publikuar

-

Pas transferimit të tij tek Barça, Antoine Griezmann siç duket dëshiron që ta harrojë sa më shpejt ish-klubin e tij, Atletico Madrid.

Ai i ka bërë “unfollow” klubit madrilen në faqen zyrtare në “Instagram”.

Transferimi i tij nga Atletico te Barça është shoqëruar me polemika të mëdha mes dy klubeve. Atletico nuk kënaqet me 120 milionë euro dhe kërkon 200 milionë euro nga katalanasit. Këta të fundit nuk pranojnë të paguajnë më shumë se klauzola që ka pasur në kontratë sulmuesi francez, që është 120 mln euro.

Griezmann pritet të prezantohet ditën e diel para tifozëve në “Camp Nou”.

Aktualitet

Kritikoi Erion Veliajn/ Ish ministri i Ramës: Malaj ligjërisht nuk mund të shkarkohet

Publikuar

-

By

Grupi Parlamentar i PS-së ka kërkuar shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i bordit në Bankën e Shqipërisë.

Shkak për të shkarkim duket se është janë bërë kritikat e njëpasnjëshme të malajt, ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ish ministri i drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka thënë s eligjërisht Malaj nuk mund të shkarkohet , vetëm se kritikon Veliajn.

“Ligjërisht Arben Malaj nuk mund të shkarkohet pse kritikon Kryetarin e Bashkisë e as pse nuk pranon zbatimin e urdhërave të politikë që jepen me SMS.  Banditërisht po, mund shkarkohet si të gjithë të tjerët që nuk pajtohen me bandën që qeveris!”, ka shkruar Manjani në rrjetet sociale.

 Postimi i plotë:

Arben Malaj është një qytetar i denjë dhe profesionist i zoti. Ka kontribuar në politikë vetëm mbi parime.

Beni futet tek politikanët që nuk bëjnë kompromise politike në kurriz të profesionalizmit dhe qytetarisë.

Nuk ka bërë kompromise kur ishte pranë qypit me mjaltë të qeverisë, jo më sot që ofrohet vetëm qypi me mut.

Jam 1000% i bindur që Beni është në anën e të drejtës dhe se ato probleme që Ai ngre janë shqetësime reale të tregut financiar e bankar në këtë vend.
Treg gjithsesi i deformuar rëndë nga presioni i informalitetit që buron nga krimi i organizuar.

Ligjërisht Arben Malaj nuk mund të shkarkohet pse kritikon Kryetarin e Bashkisë e as pse nuk pranon zbatimin e urdhërave të politikë që jepen me SMS.

Banditërisht po, mund shkarkohet si të gjithë të tjerët që nuk pajtohen me bandën që qeveris!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Julian Deda pesimist si Ristani/ Rama nuk do ikë ndonjëherë

Publikuar

-

By

Aktori i humorit Julian Deda, është një nga zërat që kritikon në vijimësi Qeverinë Rama.

Sipas tij, pushteti që po mbjell Rama, prodhon vetëm diktatorë.

“Pushteti, që po mbjell Edi është i destinuar të prodhojë vetëm diktatorë edhe pas ikjes së tij, gjithmonë nëse do ikë ndonjëherë”, shkruan Deda në një postim në rrjetet sociale.

Duket se edhe Deda, është pesimist si Arben Ristani, kur bëhet fjalë për ikjen e Ramës dhe qeverisë së tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

Publikuar

-

By

Vitin 2011. Betejë e ashpër për Bashkinë e Tiranës. Po i vinte fundi numërimit të votave. “Kandari” priste nga Basha. Në kutinë e fundit ndodhi thagma: Rama ia “hipi” Bashës me 10 vota!

Dy ditë më vonë Rama ftoi për drekë Filip Çakulin. Kishte zgjedhur restorantin “Rozafa”. Me lugë në brez ishin edhe Saimir Kodra, Genc Guga dhe Mitro Çela. Rama shkruante sms. Sa niste një barsoletë Filipi, ia zinte fjalën: ”Ma ke treguar!”

Në një moment Rama la mbi tavolinë celularin dhe tha:

– Dëgjo Filip! Zoti është me mua!

– Si e zbulove këtë profeci? – e pyeti Filipi.

– Kujto numërimin e votave. A nuk ishte dora e Zotit që në fund dola me 10 vota më shumë? Do të jetë po dora e Zotit që do më bëjë fitues në Bashkinë e Tiranës!

– Po sikur Zoti të jetë i zënë më punë të tjera këto ditë dhe ta harrojë Bashkinë e Tiranës?!

Për fatin e keq të Ramës, Filipit i doli fjala…/CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending