“Teatër absurd në kurriz të shiptarëve”/ Kulluri zbulon prapaskenat e krizës politike – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Teatër absurd në kurriz të shiptarëve”/ Kulluri zbulon prapaskenat e krizës politike

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar krizën politike që po kalon vendi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri e ka cilësuar krizën, si një teater absurd, që po luhet nga klasa politike ne kurriz te shiptareve.

Sipas tij, kriza i ka shkaqet te mosperfaqesimi, shtremberimi i interesit publik, mos degjimi i qytetareve, retorika e urrejtjes, cenimi i parimit te konkurences se lire ne treg dhe politike, medias klienteliste, sovranizmit korruptiv dhe mediokritetit politik.

Më tej, ai thekson se është nje krize apolitike, per shkak te mbeshtetjes se ulet ne publik te mazhorances dhe opozites njekohesisht.

Postimi i plotë:

Te dashur miq! Shqiperia po perjeton prej vitit 2017 nje krize te thelle politike dhe me shume gjasa te pazgjithshme. Nje krize qe i ka shkaqet te mosperfaqesimi, shtremberimi i interesit publik, mos degjimi i qytetareve, retorika e urrejtjes, cenimi i parimit te konkurences se lire ne treg dhe politike, medias klienteliste, sovranizmit korruptiv dhe mediokritetit politik.

Keto simptoma anti-demokratike per here te pare ne 29 vite i mbartin njelloj te dy krahet politike. Ndaj kriza nuk legjitimon asnjeren pale duke mos krijuar kushte per zgjidhje. Nje krize apolitike, per shkak te mbeshtetjes se ulet ne publik te mazhorances dhe opozites njekohesisht.

Krize qe pushtoi politiken ne SHBA dhe Evrope, c’ka nxorri ne loje aktore te rinj politike te djathte dhe tashme ne Europe edhe te majte! Ndersa ne Shqiperi ata qe jane kunder kesaj situate dhe shkaktareve ende nuk po ofrojne dot ende nje zgjidhje konkrete per disa arsye.

LEXO EDHE:  Gjykata i refuzoi mandatin kryebashkiakes/ PS bën lëvizjen e papritur

Se pari sepse si gjithnje jemi nje hap prapa perendimit ne lidhje me kulturen politike, ku dominon konformizmi dhe jo kurajoja.

Se dyti sepse jemi popull shume dyshues, c’ka eshte pozitive por aktualisht po vonon zgjidhjen. Se treti, sepse edhe ata qe nuk bien dakort me kete gjendje nuk po artikulojne dot zgjidhje te qarta per shkak te dobesise se sistemit konformist dhe pa rregulla loje. Mazhoranca dhe opozita jane bere qesharake duke shpallur fitore te nje beteje te pabere! Teater absurd ne kurriz te shiptareve, socialiste e demokrate apo qytetare pa parti. Te gjithe i kerkojne llogari njeri-tjetrit por askush nuk ben asgje per te kthyer dinamiken politike ne normalitet.

Dhe ky kaos tashme eshte e institucional ne betejen e hapur mes mazhorances dhe Presidentit! Keta aktore qe e prodhuan kete krize e kane te pamundur ta zgjidhin kete krize te vetes por jo te qyretareve. Kjo eshte e sigurt, te tjerat duhen pare!/ CNA.al

Aktualitet

Zyrtare/ Milani transferon portierin gjigant

Publikuar

-

Strategjia dhe plani i Ivan Gazidis, CEO-s së Milanit vijon në këto ditë merkatoje. Një tjetër blerje e klubit milanez me plan afatgjatë, sa i përket të ardhmes. Portieri 17-vjeçar Andreas Kristoffer Jungdal (1.95 metër) u ble nga klubi danez i Vejle Boldklub dhe i bashkohet direkt ekipit të të rinjve të Milanit.

“AC Milan njofton marrëveshjen me Vejle Boldklub për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të Andreas Kristoffer Jungdal. Portieri danez i bashkohet klubit në një marrëveshje të përhershme, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare deri më 30 qershor 2022″, deklaroi klubi kuqezi.

LEXO EDHE:  Gjykata i refuzoi mandatin kryebashkiakes/ PS bën lëvizjen e papritur

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Deklarata e fortë e Patozit/ Do shkoj deri në Hagë për të vërtetuar se zgjedhjet u vodhën

Publikuar

-

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi duke folur për zgjedhjet e 30 qershorit, u shpreh se është i gatshëm të shkojë deri në Hagë, për të vërtetuar se këto zgjedhe u vodhën.

I ftuar në studion e “Top Talk”, Patozi tha dërgimi i çështjes në gjykatë, bëhet për ti dëshmuar shqiptarëve dhe atyre që votuan se që këto ishin zgjedhje të cunguara.

“Ne kemi hyrë në këto zgjedhje me vullnetin tonë të lirë dhe jemi të vetmit dëshmitar okular që dëshmuam që këto ishin zgjedhje të cunguara.

Në rast se nuk do të egzistonte Bindja Demokratike të gjitha palët do të ishin të relaksuara dhe Edi Rama do ti kishte vënë kapakun “arkivolit” të zgjedhjeve të cunguara të 30 qeshorit. Ndërkohqë që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi do të ishin duke u marrë më 13 tetorin, me një gënjështër e cila bëhet për të mbajtur veten me gajret derisa të vijë vjeshta. Pra ne ishin në këto zgjedhje dhe vazhdojmë të jemi si dëshmitarë të asaj që ky sistem është i kalbur.

Dërgimi i çështjes në gjyaktë, është se duam ti dëshmojmë shqiptarëve, publikut dhe zgjedhëzve tanë, atyre që na votuan që në këto zgjedhje u fut dora në kuti.

Për ne nuk është risi, mund ta evitonte mazhoranca por e ka të pamundur. Ky është një fakt dhe unë jam i gatshëm ti shkoj deri në gjyqin e Hagës kësaj pune nëse do ishte e mundur, që të hapet vetëm një kuti që ta zgjedhim ne. Pra një kampion, një zonë zgjedhore, mos merremi me gjithë Shqipërinë se Shqipëria është e madhe, zgjat procesi.

LEXO EDHE:  Gjykata nuk e shpalli fitues/ PS kërkesë për njohjen e kryebashkiakut të Vorës

Ne kemi dy javë që kur janë zhvilluar zgjedhjet që kërkojmë të hapen kutitë dhe nuk na jepet kjo mundësi. Na u rrëzuan 41 ankimet në KQZ arbitrarisht sepse treguam që ne as nuk i duheshim Edi Ramës në këto zgjedhje dhe as nuk na duhej ne. Që do të thotë atij nuk po i  shërben, përkundrazi i është kthyer në ferr nëpër këmbë Bindja Demokratike, sepse askush nuk thotë që meqe ishte Bindja Demoktike, këtij i quhen zgjedhjet normale. Nuk ishin zgjedhje normale. E para njëherë se nuk ishim e vetmja parti që garonte përveç Partisë Socialiste, dhe e dyta, sot Bindja Demokratike i është kthyer në një pengesë që ai të marri shpejt rezultatin dhe të mbarojë punë me bashkitë, sidomos bashkitë e djathta apo bashkitë që i kontrollon LSI-ja sot.

Pra ne do ta çojmë deri në hallkën e fundit të gjyqsorit ankimin tonë, me shpresën që një kuti po të hapet do të provohet që këto zgjedhje u vodhën sërish si ato pararendset, dhe ato para pararëndësve.”-u shpreh Patozi në studion e “Top Talk”./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Luanën do ta merrja si figurante në klip”/ Këngëtari i njohur e thotë pa doreza

Publikuar

-

Këngëtari i njohur shqiptar Ervin Bushati,pasditen e sotme, ka qenë i ftuar në emisionin “Trokit” të Ermal Peçit.

Bushati së bashku me Xhoin kanë promovuar klipin e tyre më të ri “Dadusha” dhe kanë folur përsa i përket klikimeve.

I pyetur se si ndihet përballë atyre që marrin miliona klikime për pak orë kënëgtari është përgjigjur: “E para e punës nuk ka ndodhur Ermal se e kam përgjigjen gati. Ata që i kanë bravo i qoftë. Klikimet janë thjesht shifra. Përderisa jam ende në treg, përderisa më bie telefoni nga çdo cep i botës jam ok”.

Teksa Ermali i ftoi këngëtarët në lojrat e programit, Ervini i rikthehet debatit online pas deklaratës së tij për Luanën. Është penduar? Do bashkëpunonte me të?

‘Pa vetdije thashë se Luanën do e merrja figurante në klip. Unë nuk jam penduar, e thashë natyrshëm. Por bravo, atë e duan, bravo’. Dmth do bashkëpunosh me të, këtë po më thua?- iu drejtua Ermali. ‘Ishte e kundërta (qesh).

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending